Kalo te përmbajtja

Udhëzime për mbledhjen Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë

Udhëzime për mbledhjen Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë

Përmbajtja

1. Udhëzimet në këtë dokument do të ndihmojnë të gjithë ata që kanë një pjesë në mbledhjen Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë. Para se të përgatisin pjesët, këta duhet të rishikojnë udhëzimet për pjesën e tyre te Fletëstudimi për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi» dhe te ky dokument. Të gjithë lajmëtarët duhet të ftohen që të vihen në dispozicion për të bërë pjesët e studentëve. Të tjerët që po shoqërohen aktivisht me kongregacionin, mund të marrin pjesë nëse janë dakord me mësimet e Biblës dhe nëse jeta e tyre është në harmoni me parimet e krishtere. Mbikëqyrësi i mbledhjes Jeta dhe shërbimi duhet të diskutojë kërkesat për regjistrim me këdo që nuk është lajmëtar dhe shpreh dëshirën për t’u regjistruar. Pastaj e njofton personin nëse është kualifikuar. Për këtë duhet të jetë i pranishëm ai që i bën studimin (ose prindi Dëshmitar). Kërkesat janë po ato që një person duhet të plotësojë për t’u bërë lajmëtar i papagëzuar.—od kap. 8 par. 8.

KOMENTE HYRËSE

 2. Një minutë. Çdo javë, pas këngës dhe lutjes hapëse, drejtuesi i mbledhjes Jeta dhe shërbimi do të ngjallë interesin për programin që vijon. Drejtuesi duhet të përqendrohet te pikat më të dobishme për kongregacionin.

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

3Fjal   im: Dhjetë minuta. Në Fletëstudimin për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi» sigurohet një temë dhe një skemë me dy ose tri pika kryesore. Ky fjalim i duhet caktuar një plaku ose një shërbëtori kongregacioni të kualifikuar. Kur në programin javor të leximit të Biblës fillon një libër i ri, për ta prezantuar atë libër do të shfaqet një video. Oratori mund të tregojë lidhjet mes videos dhe temës. Gjithsesi, ai duhet të sigurohet që të trajtojë pikat e treguara në fletëstudim. Për aq sa e lejon koha, ai duhet të përdorë mirë edhe figurën, e cila është përgatitur për të mbështetur materialin që duhet trajtuar. Ai mund të përfshijë edhe referime të tjera, nëse kjo e ndihmon të zhvillojë pikat në fletëstudim.

4Xheva hire nga Bibla: Dhjetë minuta. Kjo është një pjesë me pyetje dhe përgjigje që s’ka nevojë për hyrje ose mbyllje. Duhet ta mbajë një plak ose një shërbëtor kongregacioni i kualifikuar. Oratori duhet t’i bëjë auditorit të dyja pyetjet. Gjithashtu, mund të vendosë nëse ka nevojë të lexohen apo jo shkrimet e cituara te pyetjet. Ata që ftohen të komentojnë duhet t’i bëjnë komentet në 30 sekonda ose më pak.

 5Leximi i Biblës: Katër minuta. Këtë caktim duhet ta mbajë një student mashkull. Studenti duhet të lexojë materialin e caktuar pa bërë komente hyrëse ose mbyllëse. Drejtuesi i mbledhjes do të ketë merak veçanërisht për t’i ndihmuar studentët të lexojnë saktë, kuptueshëm, rrjedhshëm, me theks të duhur logjik, me intonacion, me pauza të përshtatshme dhe natyrshëm. Meqë disa lexime të Biblës janë më të shkurtra dhe disa më të gjata, mbikëqyrësi i mbledhjes Jeta dhe shërbimi duhet të mbajë parasysh aftësitë e studentëve kur të caktojë pjesët.

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

 6. Pesëmbëdhjetë minuta. Kjo pjesë e mbledhjes është menduar që t’u japë të gjithëve mundësinë të praktikohen për shërbimin, të bëhen më të aftë për të bërë biseda, për të predikuar dhe për të mësuar të tjerët. Sipas nevojës, pjesët për studentët mund t’u caktohen edhe pleqve. Çdo student duhet të punojë në mësimin specifik nga broshurat Mësimdhënia ose Duaji njerëzit që shënohet në kllapa anash caktimit te Fletëstudimi për Mbledhjen «Jeta dhe shërbimi». Me raste, do të përfshihet një pjesë si diskutim. Këtë pjesë duhet ta mbajë një plak ose një shërbëtor kongregacioni i kualifikuar.—Për trajtimin e pjesëve me diskutim, shihni  paragrafin 15.

 7Nis një bisedë: Këtë caktim mund ta bëjë një student mashkull ose femër. Ndihmësi duhet të jetë i së njëjtës gjini ose duhet të jetë një pjesëtar i familjes. Studenti dhe ndihmësi mund të ulen ose të qëndrojnë në këmbë.—Për më shumë informacion për përmbajtjen dhe rrethanën e këtij caktimi, shihni  paragrafët  12 dhe  13.

 8Ushqe interesin: Këtë caktim mund ta bëjë një student mashkull ose femër. Ndihmësi duhet të jetë i së njëjtës gjini. (km 5/97 f. 2) Studenti dhe ndihmësi mund të ulen ose të qëndrojnë në këmbë. Studenti duhet të demonstrojë çfarë të themi për të vazhduar bisedën e mëparshme.—Për më shumë informacion për përmbajtjen dhe rrethanën e këtij caktimi, shihni  paragrafët 12 dhe  13.

 9Bëj dishepuj: Këtë caktim mund ta bëjë një student mashkull ose femër. Ndihmësi duhet të jetë i së njëjtës gjini. (km 5/97 f. 2) Studenti dhe ndihmësi mund të ulen ose të qëndrojnë në këmbë. Duhet të demonstrojnë një fragment seance studimi që tashmë ka nisur. Nuk ka nevojë për hyrje ose mbyllje, përveçse kur studentit i është caktuar të punojë me mësimin Hyrje interesante apo Mbyllje e efektshme. Nuk ka nevojë të lexohet me zë i gjithë materiali i caktuar, edhe pse mund të bëhet.

 10Shpjego bindjet e tua: Kur mbahet si fjalim, këtë caktim duhet ta bëjë një student mashkull. Kur mbahet si demonstrim, mund ta bëjë një student mashkull ose femër. Ndihmësi duhet të jetë i së njëjtës gjini ose duhet të jetë një pjesëtar i familjes. Studenti duhet t’i përgjigjet qartë dhe me takt pyetjes së temës duke përdorur informacionin e dhënë në referim. Gjatë trajtimit të pjesës, studenti mund të vendosë t’i referohet ose jo botimit për referim.

 11Fjalim: Këtë caktim do ta mbajë një student mashkull, i cili do ta prezantojë në formë fjalimi për kongregacionin. Kur fjalimi bazohet te një pikë nga shtojca A e broshurës Duaji njerëzit, studenti duhet të nxjerrë në pah si mund të përdoren vargjet në shërbim. Për shembull, mund të shpjegojë kur mund të përdoret një varg, kuptimin e tij dhe si të arsyetojë për të me personin. Kur fjalimi bazohet në një pikë të një nga mësimeve të broshurës Duaji njerëzit, studenti duhet të përqendrohet si ta përdorë pikën në shërbim. Ai mund të theksojë shembullin që jepet në pikën 1 të mësimit ose, nëse ndihmon, mund të theksojë ndonjë nga shkrimet e tjera që ka në mësim.

   12Përmbajtja: Materiali në këtë paragraf dhe atë vijues është për caktimet «Nis një bisedë» dhe «Ushqe interesin». Nëse nuk tregohet ndryshe, qëllimi i studentit është t’i tregojë personit me të cilin po flet një të vërtetë të thjeshtë të Biblës që atij i intereson dhe të hedhë bazat për bisedën tjetër. Studenti duhet të zgjedhë një temë aktuale dhe që është e efektshme në territorin vendës. Mund të vendosë të paraqesë ose jo një botim apo video nga Çanta e mjeteve mësimore. Studentët nuk duhet të demonstrojnë një prezantim të mësuar përmendësh, por duhet të përpiqen të bëhen më të aftë për të biseduar, p.sh., si të interesohen për personin dhe si të jenë të natyrshëm.

   13Rrethanat: Studenti duhet ta përdorë rrethanën e përgjithshme të sugjeruar në varësi të rrethanave të vendit. Për shembull:

  1.  (1) Shtëpi më shtëpi: Në këtë rrethanë përfshihet predikimi derë më derë—duke shkuar fizikisht, duke telefonuar ose duke dërguar një letër—dhe vazhdimi i bisedës së parë me personin që u gjet në shërbimin shtëpi më shtëpi.

  2.  (2) Dëshmia joformale: Në këtë rrethanë tregohet si të shfrytëzohen rastet që një bisedë e zakonshme të kthehet për të dhënë dëshmi. Këtu mund t’u tregosh një mendim nga Shkrimet atyre që takon në punë, në shkollë, në lagje, në transport publik ose kudo që shkon për punët e tua të përditshme.

  3.  (3) Dëshmia publike: Në këtë rrethanë mund të përfshihet dëshmia me stenda, vajtja te bizneset, dëshmia rrugore ose në parqe, parkime apo kudo që mund të ketë njerëz.

 14Përdorimi i videove dhe i literaturës: Në varësi të rrethanave, studenti mund të vendosë të paraqesë ose jo një video apo literaturë. Nëse në caktimin e studentit është përfshirë një video ose ai zgjedh të tregojë një, studenti duhet ta prezantojë dhe ta diskutojë videon, por mos ta shfaqë.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

  15. Pas këngës, për 15 minuta kjo pjesë e mbledhjes do të përmbajë një ose dy pjesë të përgatitura për të ndihmuar auditorin që të zbatojë Fjalën e Perëndisë. Nëse nuk tregohet ndryshe, këto caktime mund t’u jepen pleqve ose shërbëtorëve të kongregacionit të kualifikuar, me përjashtim të pjesës «Ndihmë për kongregacionin» që duhet ta trajtojnë pleqtë. Kur një pjesë është me diskutim, përveç pyetjeve që jepen, oratori mund të bëjë edhe pyetje të tjera. Ai duhet të bëjë një hyrje të shkurtër që të ketë mjaft kohë për të trajtuar pikat kryesore dhe që të komentojë auditori. Kur pjesa përfshin një intervistë, nëse është e mundur, është më mirë që kush intervistohet të komentojë nga podiumi dhe jo nga vendi.

  16Studimi i Biblës në Kongregacion: Tridhjetë minuta. Ky caktim i duhet dhënë një plaku të kualifikuar. (Kur ka pak pleq, sipas nevojës, mund të caktohen shërbëtorë kongregacioni të kualifikuar.) Trupi i pleqve duhet të vendosë cilët kualifikohen për të drejtuar Studimin e Biblës në Kongregacion. Ata që aprovohen duhet të jenë në gjendje të drejtojnë në mënyrë domethënëse që studimi të mbarojë brenda kohës, të theksojnë shkrimet kyçe dhe të ndihmojnë secilin të kuptojë vlerën praktike të materialit që po shqyrtohet. Këta do të nxjerrin dobi nëse shqyrtojnë udhëzimet e publikuara si të drejtohen pjesët me pyetje-përgjigje. (w23.04 p. 24, kutia) Pasi materiali për atë javë të jetë trajtuar mirë, s’ka nevojë të zgjatet studimi. Kur është e mundur, çdo javë duhet të përdoren drejtues dhe lexues të ndryshëm. Nëse drejtuesi i mbledhjes Jeta dhe shërbimi jep drejtim që studimi të mbarojë më shpejt, atëherë drejtuesi duhet të vendosë si do ta shkurtojë studimin. Ai mund të zgjedhë që disa paragrafë të mos lexohen.

KOMENTE MBYLLËSE

  17. Tri minuta. Drejtuesi i mbledhjes Jeta dhe shërbimi do të rishikojë pika veçanërisht të dobishme nga mbledhja. Duhet të tregojë shkurtimisht edhe çfarë do të trajtohet javën tjetër. Nëse ka kohë, mund të përmendë emrat e studentëve të caktuar për pjesët e mbledhjes së javës pasuese. Nëse nuk tregohet ndryshe, njoftimet dhe letrat e nevojshme ai duhet t’ia lexojë kongregacionit gjatë komenteve mbyllëse. Informacionet e zakonshme, si programet për shërbimin në fushë dhe për pastrimin, nuk duhen njoftuar nga podiumi, por duhen vënë në tabelën e informacionit. Nëse koha e rezervuar për komentet mbyllëse nuk mjafton për të lexuar njoftimet ose letrat, drejtuesi mund t’u kërkojë vëllezërve që kanë caktime në pjesën «Të jetojmë si të krishterë» që t’i shkurtojnë ato sipas nevojës. (Shihni  paragrafët 16 dhe  19.) Mbledhja do të përfundojë me këngë dhe lutje.

LAVDËRIME DHE KËSHILLA

  18. Pas secilit caktim të studentëve, drejtuesi i mbledhjes Jeta dhe shërbimi ka rreth një minutë kohë për të dhënë lavdërime dhe këshilla të bazuara në mësimin ku duhet të punojnë. Kur të prezantojë caktimin e studentit, drejtuesi nuk do të njoftojë temën e mësimit. Megjithatë, pasi studenti ta ketë përfunduar caktimin, drejtuesi mund të shprehë disa fjalë lavdëruese me vend, të përmendë temën e mësimit dhe të tregojë çfarë bëri mirë studenti ose të shpjegojë me dashamirësi përse dhe si studenti duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje atij mësimi. Nëse mendon se studenti ose auditori do të nxirrnin dobi, drejtuesi mund të komentojë edhe për ndonjë aspekt tjetër të demonstrimit. Pas mbledhjes ose edhe në ndonjë moment tjetër mund të jepen privatisht këshilla të tjera ndërtuese të bazuara në broshurat Duaji njerëzit, Mësimdhënia ose në librin Shkolla e Shërbimit Teokratik. Këto mund të jepen rreth temës së mësimit që ishte caktuar ose rreth ndonjë mësimi tjetër.—Për më shumë informacione për rolet e drejtuesit të mbledhjes Jeta dhe shërbimi dhe të këshilluesit ndihmës, shihni  paragrafët 19,  24, dhe  25.

KOHËMATJA

     19Asnjë pjesë nuk duhet ta kalojë kohën e caktuar, as komentet e drejtuesit të mbledhjes Jeta dhe shërbimi. Ndonëse Fletëstudimi për Mbledhjen «Jeta dhe shërbimi» tregon kohën për secilën pjesë, nëse materiali është trajtuar siç duhet, s’ka nevojë të shtohet informacion vetëm për të përdorur gjithë kohën e caktuar. Nëse pjesët e kalojnë kohën, drejtuesi i mbledhjes Jeta dhe shërbimi ose këshilluesi ndihmës duhet të japin këshilla privatisht. (Shihni  paragrafët 24 dhe  25.) E gjithë mbledhja, përfshirë këngët dhe lutjet, duhet të zgjasë 1 orë e 45 minuta.

VIZITA E MBIKËQYRËSIT QARKOR

 20. Kur kongregacionin e viziton mbikëqyrësi qarkor, programi duhet të zhvillohet si tregohet te Fletëstudimi për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi», me ndryshimet vijuese: Studimi i Biblës në Kongregacion te pjesa «Të jetojmë si të krishterë» do të zëvendësohet me një fjalim shërbimi prej 30 minutash nga mbikëqyrësi qarkor. Para se të nisë fjalimi, drejtuesi i mbledhjes Jeta dhe shërbimi do të rishikojë programin që u mbajt, do të përmbledhë materialin për javën tjetër, do të bëjë njoftimet e nevojshme, do të lexojë letrat sipas nevojës, e më pas do të prezantojë mbikëqyrësin qarkor. Pas fjalimit, mbikëqyrësi qarkor do të përfundojë mbledhjen me një këngë që ka zgjedhur vetë. Ai mund të ftojë një vëlla tjetër për lutjen e fundit. Gjatë javës së vizitës së mbikëqyrësit qarkor nuk duhet të mbahen klasa ndihmëse në gjuhën e kongregacionit. Edhe kur mbikëqyrësi po viziton një kongregacion që mbështet ndonjë grup, grupi mund t’i mbajë mbledhjet në gjuhën e vet, por duhet të bashkohet me kongregacionin për fjalimin e shërbimit nga mbikëqyrësi qarkor.

JAVA E ASAMBLESË OSE E KONGRESIT

 21. Gjatë javës së asamblesë ose të kongresit nuk mbahen mbledhje kongregacioni. Kongregacionit i duhet kujtuar që materiali i programuar për mbledhje atë javë duhet shqyrtuar individualisht ose si familje.

JAVA E PËRKUJTIMIT

 22. Nëse Përkujtimi bie gjatë javës (jo në fundjavë), mbledhja Jeta dhe shërbimi nuk do të mbahet.

MBIKËQYRËSI I MBLEDHJES JETA DHE SHËRBIMI

 23. Mbikëqyrës i mbledhjes Jeta dhe shërbimi do të jetë një plak që ka zgjedhur trupi i pleqve. Ai është përgjegjës që kjo mbledhje të organizohet mirë dhe të zhvillohet në përputhje me këto udhëzime. Duhet të mbajë një komunikim të mirë me këshilluesin ndihmës. Sapo të dalë Fletëstudimi për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi», mbikëqyrësi i mbledhjes Jeta dhe shërbimi do të caktojë të gjitha pjesët e mbledhjes së mesjavës për ata dy muaj. Domethënë, do të caktojë pjesët që nuk janë për studentët dhe ato për studentët, si dhe do të caktojë drejtuesit e mbledhjes së mesjavës, të cilët zgjidhen midis atyre që ka aprovuar trupi i pleqve. (Shihni  paragrafët 3-16 dhe  24.) Kur cakton pjesët e studentëve, ai duhet të marrë parasysh moshën e tyre, eksperiencën dhe nëse kanë liri fjale për çështjen që po diskutohet. Duhet të përdorë të njëjtin gjykim edhe kur cakton pjesët e tjera të mbledhjes. Çdo caktim duhet shpërndarë të paktën tri javë përpara datës kur duhet zhvilluar. Për caktimet e studentëve duhet përdorur formulari Caktim në mbledhjen «Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë» (S-89). Mbikëqyrësi i mbledhjes Jeta dhe Shërbimi duhet të sigurohet që një kopje e programit të caktimeve për të gjithë mbledhjen të vendoset në tabelën e informacionit. Trupi i pleqve mund të caktojë një plak tjetër ose shërbëtor kongregacioni për ta ndihmuar atë. Megjithatë, pjesët që nuk janë për studentët duhet t‘i caktojnë vetëm pleqtë.

DREJTUESI I MBLEDHJES JETA DHE SHËRBIMI

    24. Çdo javë një plak do të shërbejë si drejtues për të gjithë mbledhjen Jeta dhe shërbimi. (Kur nuk ka mjaft pleq, mund të përdoren sipas nevojës shërbëtorë kongregacioni të kualifikuar.) Ai është përgjegjës për përgatitjen e komenteve hyrëse dhe mbyllëse. Drejtuesi prezanton gjithashtu çdo pjesë të mbledhjes e, në varësi të numrit të pleqve, ai mund të mbajë pjesë të tjera gjatë mbledhjes, sidomos pjesë ku duhet treguar thjesht një video pa diskutim. Komentet mes pjesëve duhet të jenë shumë të shkurtra. Trupi i pleqve do të vendosë cilët pleq kualifikohen për të përmbushur këtë caktim. Pleqtë e kualifikuar caktohen si drejtues periodikisht. Në varësi të rrethanave të vendit, mbikëqyrësi i mbledhjes Jeta dhe shërbimi mund të shërbejë si drejtues më shpesh sesa pleqtë e tjerë të kualifikuar. Nëse një plak është i kualifikuar për të drejtuar Studimin e Biblës në Kongregacion, atëherë ka shumë të ngjarë që të jetë i kualifikuar edhe si drejtues i mbledhjes. Ju lutemi të mbani parasysh se plaku që shërben si drejtues duhet t’i japë atyre që kanë caktime si studentë lavdërime të dashura dhe të dobishme dhe, sipas nevojës, edhe këshilla. Drejtuesi është përgjegjës edhe që mbledhja të përfundojë në kohë. (Shihni  paragrafët 17 dhe  19.) Nëse drejtuesi ka dëshirë, dhe nëse ka mjaft hapësirë, në podium mund të vendoset një mikrofon me astë. Kështu, ndërsa ai prezanton secilën pjesë të programit, vëllai që do të mbajë pjesën zë vend te pulti i oratorit. Gjithashtu, drejtuesi mund të preferojë që gjatë caktimit të leximit të Biblës dhe gjatë pjesës «Stërvitu për shërbimin» të ulet në një tryezë në podium. Kjo mund të kursejë kohë.

KËSHILLUESI NDIHMËS

   25. Kurdo që është e mundur, për këtë rol është mirë të përdoret një plak që ka përvojë si orator. Këshilluesi ndihmës ka përgjegjësi t’u japë këshilla private, nëse nevojitet, pleqve dhe shërbëtorëve të kongregacionit për caktimet oratorike që mund të kenë. Këtu përfshihen pjesët në mbledhjen Jeta dhe shërbimi, fjalimet publike dhe drejtimi ose leximi i Kullës së Rojës apo i Studimit të Biblës në Kongregacion. (Shihni  paragrafin 19.) Nëse në kongregacion ka disa pleq që janë oratorë dhe mësues të zotë, atëherë plaku i kualifikuar që shërben si këshillues ndihmës mund të ndryshojë çdo vit. Nuk ka nevojë që këshilluesi ndihmës të japë këshilla pas çdo caktimi.

KLASAT NDIHMËSE

 26. Në varësi të numrit të studentëve, kongregacionet mund të kenë edhe klasa ndihmëse për caktimet e tyre. Çdo klasë ndihmëse duhet të ketë një këshillues të kualifikuar, mundësisht një plak. Kur nuk ka, mund të caktohet një shërbëtor kongregacioni i kualifikuar. Trupi i pleqve duhet të vendosë se kush do të shërbejë në këtë caktim dhe nëse caktimi do të bëhet me radhë. Këshilluesi duhet të ndjekë procedurën që përshkruhet në  paragrafin 18. Nëse do të ketë një klasë ndihmëse, studentëve do t’u kërkohet të shkojnë te salla e dytë menjëherë pasi të trajtohet «Xhevahire nga Bibla» në pjesën «Thesare nga Fjala e Perëndisë». Ata duhet të bashkohen sërish me pjesën tjetër të kongregacionit menjëherë pasi studenti i fundit mbaron pjesën.

VIDEOT

 27. Në mbledhje do të përdoren video të përzgjedhura. Videot për mbledhjen e mesjavës do të gjenden tek aplikacioni JW Library® dhe mund të shihen në pajisje të ndryshme.

© 2023 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania

S-38-AL 11/23