Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LANGUAGE

Pyetje që bëhen shpesh​—JW Language (Android)

Pyetje që bëhen shpesh​—JW Language (Android)

JW Language funksionon në pajisjet e mëposhtme:

  • Tableta e celularë Android (me versionin 4.1 ose më të ri)

Së shpejti, aplikacioni do të funksionojë edhe në këto pajisje:

  • Kindle Fire HD

Aplikacioni nuk do të funksionojë në:

  • Tableta dhe celularë Android të versionit 4.0 ose më të vjetër

  • Kindle Fire

 

Mund të shkarkosh materiale nga JW Language duke përdorur Wi-Fi ose internetin e celularit. Kliko Parametrat në menunë kryesore dhe pastaj zgjidh opsionin që preferon nga menuja në krahë të Shkarko nëpërmjet celularit.

 

Kjo veçori disponohet vetëm për pajisjet që punojnë me sistemin Android 6.0 ose më të ri. Shtyp Parametrat në menunë kryesore dhe kliko në krahë Global Playback Speed për të zgjedhur mes 3 shpejtësive të ndryshme. Përdor këtë buton për të ndryshuar shpejtësinë e audios që po dëgjon.

 

Jo. Për të reduktuar hapësirën që zë JW Language në pajisjen tënde, vepro kështu:

  • Shkarko botime specifike në vend që të shkarkosh të gjitha botimet që t’i përdorësh kur s’ke internet

  • Shkarko video me rezolucion të ulët

 

Disa veçori si shpejtësia e audios disponohen vetëm për Android 6.0 ose me i ri.

Shih edhe: A do të funksionojë aplikacioni në pajisjen time?

 

Gjuha kryesore është gjuha që tashmë di. Gjatë procesit të konfigurimit shtyp Gjuha kryesore, për të zgjedhur gjuhën kryesore.

Shih edhe: Si të ndryshoj gjuhën kryesore?

 

Shtyp butonin Parametrat në menunë kryesore dhe pastaj ndrysho gjuhën kryesore në kategorinë Gjuha kryesore.

 

Gjuha e dytë është gjuha që dëshiron të mësosh. Gjatë procesit të instalimit do të të kërkohet që të zgjedhësh gjuhën që dëshiron të mësosh.

Shih edhe: Si të ndryshoj gjuhën e dytë?

 

Zgjidh një gjuhë tjetër të dytë nga lista e gjuhëve.

Shih edhe: A mund të përzgjedh më tepër se një gjuhë të dytë?

 

Po, mund të kesh disa gjuhë të dyta në aplikacion. Shtyp listën e gjuhëve dhe shto një gjuhë tjetër.

Shih edhe: Si të ndryshoj gjuhën e dytë?

 

Kliko menunë në krahë të një fjale, shprehjeje ose figure dhe pastaj shtyp butonin Shtoje në koleksion. Kliko Krijo një koleksion të ri që të krijosh një koleksion dhe pastaj vendos emërtimin. Kur shton një shprehje në koleksion ndërsa je i lidhur me internetin, audio e shprehjes shkarkohet automatikisht në pajisjen tënde që ta përdorësh edhe kur s’ke internet.

 

Shtyp menunë në krah të një materiali në koleksion që ta kopjosh ose ta eliminosh. Ndrysho rendin e materialit në koleksion duke përdorur shiritin e rendit.

 

Materialet në format të shkruar disponohen edhe kur nuk je lidhur me internetin. Kur je lidhur me internetin shtyp një nga shprehjet që të dëgjosh materialin audio. Për të shkarkuar materiale audio dhe video që t’i përdorësh kur je offline, shtyp ikonën e shkarkimit. Që të shkarkosh të gjitha materialet audio dhe video për gjuhën e dytë, shko te menuja e përzgjedhjes së gjuhës dhe shtyp butonin Download All, anash gjuhës së dytë.

 

Po, mund të krijosh një kopje rezervë të koleksioneve dhe të historikut tënd. Në menunë Settings, zgjidh një nga opsionet në kategorinë Back Up and Restore. Nëse e ke një kopje rezervë, mund të rikthesh koleksionet ose historikun tënd. Nëse rikthen një koleksion që ka të njëjtin emërtim me koleksionin që gjendet në pajisjen tënde, ai do të mbivendoset mbi koleksionin e vjetër.

 

Ndoshta mund të të ndihmojë një mik që e njeh mirë aplikacionin. Nëse kjo s’është e mundur, të lutemi plotëso e dërgo formularin online të ndihmës.