1 Timoteut 2:1-15

2  Prandaj, para së gjithash, porosis që të bëhen përgjërime, lutje,+ kërkesa për të mirën e të tjerëve, falënderime për njerëz të çdo lloji,+  për mbretërit+ dhe për të gjithë ata që janë në poste të larta,+ që të vazhdojmë të bëjmë një jetë të qetë dhe të patrazuar, plot me përkushtim hyjnor dhe seriozitet.+  Kjo është e shkëlqyer dhe e pranueshme+ në sytë e Shpëtimtarit tonë, Perëndisë,+  vullneti i të cilit është që njerëz të çdo lloji+ të shpëtojnë+ dhe të fitojnë njohurinë e saktë+ të së vërtetës.+  Sepse ka një Perëndi+ dhe një ndërmjetës+ mes Perëndisë+ dhe njerëzve,+ Krishti Jezu,+ një njeri,  i cili dha veten si një shpërblesë përkatëse për të gjithë+—kjo do të dëshmohet në kohën e caktuar.  Për këtë dëshmi+ u emërova predikues dhe apostull+—po them të vërtetën,+ nuk po gënjej—mësues i kombeve+ për besimin+ dhe të vërtetën.  Prandaj, dëshiroj që në çdo vend burrat të vazhdojnë të luten e të ngrenë duart besnikërisht,+ pa zemërim+ dhe pa debate.+  Po ashtu, dëshiroj që gratë të stolisen me veshje të rregullta, me modesti+ dhe mendje të shëndoshë, jo me modele të gërshetimit të flokëve me ar e me margaritarë ose me rroba shumë të shtrenjta,+ 10  por si u ka hije grave që pohojnë se nderojnë thellë Perëndinë,+ domethënë me anë të veprave të mira.+ 11  Gruaja le të mësojë në heshtje me nënshtrim të plotë.+ 12  Nuk e lejoj gruan të mësojë të tjerët+ ose të ushtrojë autoritet mbi burrin,+ por të rrijë në heshtje. 13  Sepse i pari u formua Adami, e më pas Eva.+ 14  Veç kësaj, nuk u mashtrua Adami,+ por gruaja u mashtrua plotësisht+ dhe ra në shkelje.+ 15  Megjithatë, gruaja do të ruhet nëpërmjet lindjes së fëmijëve,+ me kusht që të qëndrojnë me besim, dashuri, shenjtëri dhe me mendje të shëndoshë.+

Shënimet