Efesianëve 4:1-32

4  Unë, pra, i burgosuri+ në Zotërinë, ju përgjërohem që të ecni denjësisht+ për thirrjen tuaj,+  me përulësi të plotë mendjeje,+ me butësi dhe me shpirtgjerësi,+ duke e duruar njëri-tjetrin me dashuri+  dhe duke u përpjekur me zell që të ruani njëjësinë e frymës në lidhjen e paqes.+  Ka një trup të vetëm+ dhe një frymë të vetme,+ ashtu siç u thirrët edhe në një shpresë të vetme.+  Ka një Zotëri të vetëm,+ një besim të vetëm,+ një pagëzim të vetëm,+  një Perëndi të vetëm+ e Atë të të gjithë njerëzve, i cili është mbi të gjithë, për të gjithë dhe në të gjithë.  Secilit nga ne iu dha dashamirësi e pamerituar,+ sipas mënyrës që Krishti mati dhuratën falas.+  Prandaj, thuhet: «Kur u ngjit lart, ai mori me vete robër e dha dhurata në njerëz.»+  A nuk nënkupton shprehja «u ngjit»+ se ai kishte zbritur në zonat më të ulëta, domethënë në tokë?!+ 10  Ai që zbriti është po ai që u ngjit+ shumë më lart se të gjithë qiejt,+ që t’u jepte plotësinë+ të gjitha gjërave. 11  Ai i dha disa si apostuj,+ disa si profetë,+ disa si ungjillëzues,+ disa si barinj e mësues,+ 12  për ndreqjen+ e të shenjtëve, për veprën e shërbesës, për ndërtimin e trupit të Krishtit,+ 13  derisa të gjithë ne të arrijmë njëjësinë në besim dhe në njohurinë e saktë të Birit të Perëndisë, në një njeri tërësisht të rritur,+ në masën e shtatit të plotë të Krishtit,+ 14  që të mos jemi më fëmijë, të lëkundur+ nga dallgët e të çuar andej-këtej nga çdo erë mësimi,+ nga dredhia+ e njerëzve, nga dinakëria në sajimin e mashtrimeve. 15  Por, duke thënë të vërtetën,+ le të rritemi+ me anë të dashurisë në të gjitha gjërat, në përputhje me atë që është kreu,+ Krishti. 16  Nga ai, i gjithë trupi,+ i lidhur së bashku në mënyrë të harmonishme dhe i bërë për të bashkëvepruar me anë të të gjitha nyjave që japin atë që është e nevojshme, sipas funksionimit në masën e duhur të çdo gjymtyre përkatëse, vepron për rritjen e trupit, për ndërtimin e vetvetes në dashuri.+ 17  Prandaj po ju them dhe jap dëshmi në Zotërinë, që të mos vazhdoni më të ecni ashtu siç ecin kombet,+ në kotësinë e mendjeve të tyre,+ 18  ndërsa janë në errësirë mendërisht+ dhe të ndarë+ nga jeta që i përket Perëndisë, për shkak të padijes+ që kanë, për shkak të pandjeshmërisë+ së zemrave të tyre. 19  Duke mos pasur më asnjë ndjesi morale,+ ata u dhanë pas sjelljes së shthurur+ për të bërë me lakmi+ ndyrësi+ të çdo lloji. 20  Mirëpo, ju nuk keni mësuar që Krishti është i tillë,+ 21  nëse vërtet e dëgjuat dhe u mësuat me anë të tij,+ në përputhje me të vërtetën+ që mësoi Jezui. 22  Ju mësuat që të flakni tej personalitetin e vjetër,+ që ishte në përputhje me mënyrën e mëparshme të sjelljes suaj dhe që është korruptuar+ sipas dëshirave të tij mashtruese,+ 23  të rinoheni në forcën që vë në veprim mendjen tuaj+ 24  dhe të vishni+ personalitetin e ri,+ i cili u krijua+ sipas vullnetit të Perëndisë në drejtësi+ dhe besnikëri të vërtetë. 25  Prandaj, tani që keni flakur tej gënjeshtrën,+ secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të tij,+ sepse ne jemi gjymtyrë që i përkasim njëri-tjetrit.+ 26  Zemërohuni, por mos mëkatoni.+ Perëndimi i diellit të mos ju gjejë të acaruar,+ 27  as mos i lini vend Djallit.+ 28  Vjedhësi të mos vjedhë më,+ por më mirë të punojë pa u lodhur e të bëjë me duart e veta një punë të mirë,+ që të ketë diçka për t’i shpërndarë ndonjë nevojtari.+ 29  Nga goja juaj të mos dalë asnjë thënie e kalbur,+ por vetëm fjalë të mira, që të ndërtojnë sipas nevojës, që t’u japin diçka të dobishme atyre që i dëgjojnë.+ 30  Veç kësaj, mos e hidhëroni frymën e shenjtë të Perëndisë,+ me të cilën jeni vulosur+ për ditën kur do të çliroheni nëpërmjet shpërblesës.+ 31  Hiqni çdo vrer shpirtlig,+ zemërim, furi, të bërtitur dhe sharje,+ bashkë me çdo të keqe.+ 32  Dhe bëhuni mirëdashës+ me njëri-tjetrin, zemërdhembshur,+ duke e falur njëri-tjetrin bujarisht, ashtu si edhe Perëndia ju ka falur bujarisht nëpërmjet Krishtit.+

Shënimet