Filipianëve 4:1-23
4 Prandaj, vëllezërit e mi të dashur e fort të dëshiruar, gëzimi dhe kurora+ ime, qëndroni kështu të patundur+ në Zotërinë, o të dashur!
2 I bëj thirrje Evodisë, po ashtu edhe Sintikisë, që të jenë të një mendjeje+ në Zotërinë.
3 Të kërkoj edhe ty, o shok i vërtetë zgjedhe,+ të vazhdosh t’i ndihmosh këto gra, të cilat janë përpjekur krah për krah me mua+ për lajmin e mirë bashkë me Klementin, si dhe me bashkëpunëtorët e mi të tjerë,+ emrat e të cilëve+ gjenden në librin e jetës.+
4 Gëzoni përherë në Zotërinë.+ Edhe një herë ua them: gëzoni!+
5 Arsyetueshmërinë+ tuaj le ta njohin të gjithë njerëzit. Zotëria është pranë.+
6 Mos jini në ankth për asgjë,+ por për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime+ dhe falënderime.+
7 Kështu paqja+ e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim, do të ruajë zemrën+ dhe fuqitë tuaja mendore me anë të Krishtit Jezu.
8 Së fundi, vëllezër, vazhdoni të mendoni për çdo gjë të vërtetë, çdo gjë që vlerësohet si serioze, çdo gjë të drejtë, çdo gjë të dëlirë,+ çdo gjë të dashur, çdo gjë për të cilën flitet mirë, çfarëdo virtyti dhe çfarëdo gjëje të denjë për t’u lëvduar.+
9 Ato që mësuat, pranuat, dëgjuat dhe patë në lidhje me mua, vërini në praktikë,+ dhe Perëndia i paqes+ do të jetë me ju.
10 Meqë jam në unitet me Zotërinë, gëzoj shumë që më në fund i përtëritë mendimet tuaja për të mirën time,+ të cilën e kishit vërtet në mendje, por nuk patët rast ta tregonit.
11 Nuk e them këtë ngaqë jam në nevojë, pasi kam mësuar që në çfarëdo rrethane, të kënaqem me aq sa kam.+
12 Në të vërtetë, di të rroj kur jam ngushtë+ dhe di të rroj në bollëk. Në çdo gjë dhe në çdo rrethanë kam mësuar të jem i ngopur, të jem i uritur, të kem me bollëk dhe të jem në nevojë.+
13 Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.+
14 Gjithsesi, ju bëtë mirë që morët pjesë+ tok me mua në shtrëngimin tim.+
15 Ç’është e vërteta, ju filipianët, e dini se në fillimet e shpalljes së lajmit të mirë, kur u nisa nga Maqedonia,* asnjë kongregacion, veç jush, nuk më mbështeti qoftë për të dhënë, qoftë për të marrë.+
16 Edhe kur isha në Selanik, ju më dërguat diçka për nevojat e mia, madje jo një, por dy herë.
17 Jo se po kërkoj me ngulm dhurata,+ por po kërkoj me ngulm frytin+ që shton më shumë kredi në llogarinë tuaj.
18 Megjithatë, në çdo gjë kam plot, madje me bollëk. Tani jam plot me ato që më sollët nëpërmjet Epafroditit:+ një aromë erëmirë,+ një flijim të pranueshëm,+ shumë të pëlqyer nga Perëndia.
19 Si rrjedhojë, Perëndia im,+ që ka pasuri+ të lavdishme, do t’ju japë me anë të Krishtit Jezu gjithçka ju nevojitet.+
20 Perëndisë dhe Atit tonë i qoftë lavdia në jetë të jetëve!+ Amin!
21 Bëjini të fala nga unë+ të gjithë të shenjtëve që janë në unitet+ me Krishtin Jezu. Vëllezërit që janë me mua ju bëjnë të fala.
22 Gjithë të shenjtët, por sidomos ata të shtëpisë së Cezarit,* ju dërgojnë të fala.+
23 Dashamirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu Krisht qoftë me frymën që tregoni!+