Libri i parë i Kronikave 13:1-14

  • Sjellin Arkën nga Kiriat-Jearimi (1-14)

    • Uzahu vritet në çast (9, 10)

13  Davidi u konsultua* me krerët e mijësheve e të qindësheve dhe me çdo udhëheqës.+  Pastaj ai i tha gjithë kongregacionit* të Izraelit: «Nëse e shihni të udhës dhe nëse është e pranueshme për Jehovain, Perëndinë tonë, le t’u dërgojmë fjalë vëllezërve tanë që kanë mbetur në gjithë rajonet e Izraelit, si edhe priftërinjve e levitëve në qytetet e tyre+ me kullota, që të vijnë e të bashkohen me ne.  Le ta sjellim prapë Arkën+ e Perëndisë tonë.» Se në ditët e Saulit nuk ishin kujdesur për të.+  Gjithë kongregacioni ishte dakord të vepronte ashtu, pasi kjo gjë iu duk e drejtë tërë popullit.  Kështu Davidi mblodhi gjithë Izraelin, nga lumi* i Egjiptit deri në Lebo-Hamath,*+ për ta sjellë Arkën e Perëndisë së vërtetë nga Kiriat-Jearimi.+  Davidi dhe gjithë Izraeli u ngjitën në Balah,+ pra në Kiriat-Jearim që i përket Judës, për të marrë prej andej Arkën e Perëndisë së vërtetë, të Jehovait, i cili rri ulur në fron mbi kerubinët,*+ para së cilës populli lutej në emër të Tij.  Megjithatë, për ta sjellë Arkën e Perëndisë së vërtetë nga shtëpia e Abinadabit, ata e vunë mbi një karrocë të re;+ karrocës i prinin Uzahu e Ahioja.+  Davidi dhe gjithë Izraeli festonin para Perëndisë së vërtetë me gjithë fuqinë, me këngë, me harpa, me instrumente të tjera me tela, me dajre,+ me cimbale+ dhe me trumbeta.+  Por kur mbërritën te lëmi* i Kidonit, Uzahu zgjati dorën dhe kapi Arkën, sepse gjedhët gati e rrëzuan. 10  Në çast Jehovait iu ndez zemërimi kundër Uzahut dhe e vrau, meqë kishte zgjatur dorën drejt Arkës,+ dhe ai vdiq aty, para Perëndisë.+ 11  Por Davidi u zemërua,* ngaqë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Uzahut, dhe ai vend quhet Perez-Uzah* deri sot e kësaj dite. 12  Kështu atë ditë Davidi u frikësua nga Perëndia i vërtetë dhe tha: «E si ta sjell Arkën e Perëndisë së vërtetë në qytetin tim?»+ 13  Davidi nuk e solli Arkën në Qytetin e Davidit ku ishte ai, por urdhëroi që ta çonin në shtëpinë e gititit Obed-Edom. 14  Arka e Perëndisë së vërtetë qëndroi tre muaj në shtëpinë e Obed-Edomit me ata të shtëpisë së tij dhe Jehovai bekonte ata të shtëpisë së Obed-Edomit dhe gjithçka kishte.+

Shënimet

Ose «u këshillua».
Ose «nga Shihori».
Ose «në hyrje të Hamathit».
Një mundësi tjetër «mes kerubinëve».
Ose «u mërzit».
Do të thotë «zemërimi u ndez kundër Uzahut».