Libri i parë i Kronikave 16:1-43

  • Arkën e vendosin në një tendë (1-6)

  • Këngë falënderimi nga Davidi (7-36)

    • «Jehovai është bërë Mbret!» (31)

  • Shërbimi përpara Arkës (37-43)

16  Kështu e sollën Arkën e Perëndisë së vërtetë dhe e vunë brenda tendës që Davidi kishte ngritur për të.+ Pastaj paraqitën flijime të djegura dhe flijime në bashkësi përpara Perëndisë së vërtetë.+  Kur mbaroi paraqitjen e flijimeve të djegura+ dhe të flijimeve në bashkësi,+ Davidi e bekoi popullin në emër të Jehovait.  Përveç kësaj, ai u shpërndau gjithë izraelitëve, çdo burri dhe çdo gruaje, një bukë të rrumbullakët, një kulaç hurmash Arabie dhe një kulaç stafidhesh.  Pastaj caktoi disa levitë që të shërbenin para Arkës së Jehovait,+ për të nderuar,* për të falënderuar dhe për të lëvduar Jehovain, Perëndinë e Izraelit.  Asafi+ ishte kreu dhe Zakaria vinte i dyti pas tij; Jejeli, Shemiramoti, Jehieli, Matitiahu, Eliabi, Benajahu, Obed-Edomi dhe Jejeli+ u binin instrumenteve me tela dhe harpave;+ Asafi u binte cimbaleve+  dhe priftërinjtë Benajah e Jahaziel u binin rregullisht trumbetave përpara arkës së besëlidhjes së Perëndisë së vërtetë.  Pikërisht atë ditë, Davidi kompozoi për herë të parë këtë këngë falënderimi për Jehovain dhe udhëzoi Asafin+ e vëllezërit e tij që ta këndonin:  «Falënderoni Jehovain!+ Lutuni në emër të tij!Veprat e tij tregojuani popujve!+   Këndojini atij e thurini lavde!*+ Mendoni thellë* për tërë veprat e tij të mrekullueshme!+ 10  Mburruni me emrin e tij të shenjtë!+ Iu gëzoftë zemra atyre që kërkojnë Jehovain!+ 11  Kërkoni Jehovain+ dhe forcën e tij! Kërkoni pëlqimin* e tij pareshtur!+ 12  Kujtoni veprat e mrekullueshme që ka kryer!+ Kujtoni mrekullitë dhe vendimet gjyqësore që ka shpallur, 13  të gjithë ju pasardhës* të Izraelit, shërbëtorit të tij,+ju bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!+ 14  Ai është Jehovai, Perëndia ynë.+ Ai jep vendime gjyqësore për gjithë tokën.+ 15  E kujton përgjithmonë besëlidhjen e tij,premtimin që bëri,* për një mijë breza,+ 16  po, besëlidhjen që lidhi me Abrahamin,+dhe betimin që i bëri Isakut,+ 17  të cilin ia konfirmoi Jakobit me anë të një dekreti,+si një besëlidhje të pandryshueshme për Izraelin, 18  duke thënë: ‘Ty do të ta jap Kananin,+që të jetë trashëgimia jote.’+ 19  Këtë e tha kur ishit të paktë,po, fare pak dhe të huaj në vend.+ 20  Ata u endën nga njëri komb në tjetrin,nga një mbretëri në një popull tjetër.+ 21  Ai nuk lejoi asnjë që t’i shtypte,+përkundrazi qortoi mbretër për hir të tyre,+ 22  dhe tha: ‘Mos i prekni të mirosurit* e mi,e mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi.’+ 23  Këndojini Jehovait, të gjithë ju banorë të tokës! Ditë për ditë shpallni shpëtimin që sjell ai!+ 24  Bëjini jehonë lavdisë së tij mes kombeve,gjithë veprave të tij të mrekullueshme mes popujve! 25  Se i madhërishëm është Jehovai dhe tejet i denjë të lëvdohet. Ai të ngjall nderim të thellë më shumë se tërë perënditë.+ 26  Tërë perënditë e popujve janë të kota,+por Jehovai është ai që ka bërë qiejt.+ 27  Madhështia* dhe shkëlqimi e rrethojnë,+fuqia dhe gëzimi stolisin vendin e tij.+ 28  Jepini Jehovait nderimin që i takon, o fise të tërë popujve! Jepini Jehovait nderimin që i takon për lavdinë dhe forcën që ka!+ 29  Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri i tij!+ Sillini një dhuratë dhe ejani para tij!+ Përkuluni para* Jehovait me veshje të shenjta stolisur!*+ 30  Ejani me dridhma para tij, të gjithë ju banorë të tokës! Toka është ngritur mbi themele të forta e nuk luan vendit.*+ 31  Qiejt le të gëzojnë dhe toka të ketë hare,+shpallni ndër kombe: ‘Jehovai është bërë Mbret!’+ 32  Le të gjëmojë deti dhe çdo gjë që ai mban! Le të ngazëllojnë fushat dhe çdo gjë që është në to! 33  Le të lëshojnë njëzëri britma gëzimi drurët e pyllit para Jehovait,sepse ai po vjen* të gjykojë tokën. 34  Falënderoni Jehovain, se ai është i mirë;+dashuria e tij besnike zgjat përjetë.+ 35  Thoni: ‘Na shpëto, o Perëndi i shpëtimit tonë!+Na mblidh e na shpëto nga kombet,që t’i thurim lavde emrit tënd të shenjtë+e plot hare të të lëvdojmë.+ 36  Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit, për gjithë përjetësinë!’»* Dhe mbarë populli tha «Amin!»* dhe lëvdoi Jehovain. 37  Pastaj Davidi la Asafin+ dhe vëllezërit e tij përpara arkës së besëlidhjes së Jehovait, për të shërbyer vazhdimisht para Arkës,+ sipas asaj që kërkohej çdo ditë.+ 38  Obed-Edomi me vëllezërit e tij, gjithsej 68 veta, dhe Obed-Edomi, biri i Jeduthunit, dhe Hosahu ishin derëtarë; 39  prifti Sadok+ dhe priftërinjtë e tjerë ishin para tabernakullit të Jehovait, në vendin e lartë* në Gibeon,+ 40  për t’i bërë rregullisht Jehovait flijime të djegura në altarin e flijimeve të djegura, në mëngjes e në mbrëmje, dhe për të zbatuar gjithë sa është shkruar në Ligjin e Jehovait që i dha si urdhër Izraelit.+ 41  Bashkë me këta ishte edhe Hemani, Jeduthuni+ dhe pjesa tjetër e burrave që ishin zgjedhur për të falënderuar Jehovain,+ sepse «dashuria e tij besnike zgjat përjetë»;+ 42  Hemani+ e Jeduthuni u binin trumbetave, cimbaleve dhe instrumenteve për të lëvduar Perëndinë e vërtetë;* kurse bijtë e Jeduthunit+ ishin përgjegjës për portën. 43  Pastaj, gjithë populli iku, secili në shtëpinë e vet, kurse Davidi shkoi të bekonte njerëzit e shtëpisë së tij.

Shënimet

Fjalë për fjalë «për të kujtuar».
Ose «luajini melodi».
Një mundësi tjetër «flisni».
Ose «praninë». Fjalë për fjalë «fytyrën».
Fjalë për fjalë «farë».
Fjalë për fjalë «fjalën që urdhëroi».
Ose «Lavdia».
Një mundësi tjetër «nga shkëlqimi i shenjtërisë së tij».
Ose «Adhuroni».
Ose «nuk mund ta lëkundin».
Ose «ka ardhur».
Ose «jetë e mot!»
Ose «Ashtu qoftë!»
Ose «instrumenteve për këngën e Perëndisë së vërtetë».