Libri i parë i Kronikave 7:1-40
7 Bijtë e Isaharit ishin katër: Tola, Puahu, Jashubi dhe Shimroni.+
2 Bijtë e Tolës ishin Uzi, Refajahu, Jerieli, Jahmai, Ibsami dhe Shemueli, krerët e shtëpive të tyre atërore. Mes pasardhësve të Tolës kishte luftëtarë të fuqishëm, numri i të cilëve ishte 22.600 në ditët e Davidit.
3 Pasardhësit* e Uzit ishin Izrahiahu dhe bijtë e Izrahiahut: Mikaeli, Abdia, Joeli dhe Ishiahu, që të pestë ishin krerë.
4 Dhe, sipas prejardhjes, sipas shtëpive të tyre atërore, ata kishin 36.000 ushtarë në dispozicion për luftë, ngaqë kishin shumë gra e djem.
5 Vëllezërit e tyre, nga të gjitha familjet e Isaharit, ishin luftëtarë të fuqishëm, 87.000 veta, sipas regjistrimit të tyre gjenealogjik.+
6 Bijtë e Beniaminit+ ishin tre: Belahu,+ Bekeri+ dhe Jediaeli.+
7 Bijtë e Belahut ishin pesë: Ezboni, Uzi, Uzieli, Jerimoti dhe Iriai, krerë të shtëpive të tyre atërore, luftëtarë të fuqishëm. Sipas regjistrimit të tyre gjenealogjik ishin 22.034 veta.+
8 Bijtë e Bekerit ishin Zemirahu, Joashi, Eliezeri, Elioenai, Omri, Jeremoti, Abijahu, Anatothi dhe Alemethi, të gjithë këta bij të Bekerit.
9 Nga regjistrimi i tyre gjenealogjik sipas prejardhjes së tyre, sipas krerëve të shtëpive të tyre atërore, ishin 20.200 luftëtarë të fuqishëm.
10 Bijtë e Jediaelit+ ishin Belhani dhe bijtë e Belhanit: Jeushi, Beniamini, Ehudi, Kenanahu, Zetani, Tarshishi dhe Ahishahari.
11 Të gjithë këta ishin bijtë e Jediaelit, sipas krerëve të paraardhësve të tyre, 17.200 luftëtarë të fuqishëm, në dispozicion në rast lufte.
12 Shupimi dhe Hupimi ishin bijtë e Irit.+ Hushimët ishin bijtë e Aherit.
13 Bijtë e Neftalit+ ishin Jahzieli, Guni, Jeseri dhe Shalumi, pasardhës* të Belhasë.+
14 Bijtë e Manaseut+ ishin Asrieli, që i lindi nga konkubina e tij siriane. (Ajo lindi Makirin,+ të atin e Galadit.
15 Makiri mori gra për Hupimin dhe për Shupimin, dhe motra e tyre quhej Makaha.) Emri i të dytit ishte Zelofehad,+ por Zelofehadi pati vetëm vajza.+
16 Makaha, gruaja e Makirit, lindi një djalë dhe e quajti Peresh. Emri i vëllait të tij ishte Sheresh dhe bijtë e tij ishin Ulami dhe Rekemi.
17 Biri* i Ulamit ishte Bedani. Këta ishin bijtë e Galadit, birit të Makirit, birit të Manaseut.
18 Motra e tij ishte Hamoleketa. Ajo lindi Ishodin, Abi-Ezerin dhe Mahlahun.
19 Bijtë e Shemidait ishin Ahiani, Sikemi, Likhi dhe Aniami.
20 Bijtë e Efraimit+ ishin Shutelahu,+ biri i tij Beredi, biri i tij Tahathi, biri i tij Eleadahu, biri i tij Tahathi,
21 biri i tij Zabadi, biri i tij Shutelahu, Ezeri dhe Eleadi. Burrat e Gathit,+ që kishin lindur në vend, i vranë kur këta zbritën për t’u marrë bagëtinë.
22 I ati i tyre, Efraimi, mbajti zi për shumë ditë, dhe vëllezërit e tij shkonin për ta ngushëlluar.
23 Më pas, ai pati marrëdhënie me gruan e tij, kështu ajo mbeti shtatzënë dhe lindi një djalë; por ai e quajti Beriah,* sepse në shtëpinë e tij kishte rënë gjëma kur ajo solli fëmijën në jetë.
24 Bija e tij ishte Shera, e cila ndërtoi Beth-Horonin e Poshtëm+ dhe Beth-Horonin e Sipërm,+ si dhe Uzen-Sherahun.
25 Bijtë e tij ishin Refahu dhe Reshefi, biri i të cilit ishte Telahu, biri i të cilit ishte Tahani,
26 biri i të cilit ishte Ladani, biri i të cilit ishte Amihudi, biri i të cilit ishte Elishamai,
27 biri i të cilit ishte Nuni, biri i të cilit ishte Josiu.*+
28 Zotërimet dhe vendbanimet e tyre ishin Betheli+ me fshatrat e tij; në lindje Narani dhe në perëndim Gezeri me fshatrat e tij, Sikemi me fshatrat e tij dhe deri në Ajah* me fshatrat e tij;
29 si dhe pranë pasardhësve të Manaseut, Beth-Sheani+ me fshatrat e tij, Tanaku+ me fshatrat e tij, Megidoja+ me fshatrat e tijj dhe Dori+ me fshatrat e tij. Në këto banuan pasardhësit e Jozefit, birit të Izraelit.
30 Bijtë e Asherit ishin Imnahu, Ishvahu, Ishvi dhe Beriahu,+ dhe Sera ishte motra e tyre.+
31 Bijtë e Beriahut ishin Heberi dhe Malkieli, i cili ishte ati i Birzaitit.
32 Heberit i lindi Jafleti, Shomeri, Hotami dhe Shuaja, motra e tyre.
33 Bijtë e Jafletit ishin Pasaku, Bimali dhe Ashvati. Këta ishin bijtë e Jafletit.
34 Bijtë e Shemerit* ishin Ahi, Rogahu, Jehubahu dhe Arami.
35 Bijtë e Helemit,* vëllait të tij, ishin Zofahu, Imnai, Sheleshi dhe Amali.
36 Bijtë e Zofahut ishin Suahu, Harneferi, Shuali, Beri, Imrahu,
37 Bezeri, Hodi, Shamai, Shilshahu, Ithrani dhe Berai.
38 Bijtë e Jeterit ishin Jefunehu, Pispahu dhe Arai.
39 Bijtë e Ulës ishin Arahu, Hanieli dhe Rizia.
40 Të gjithë këta ishin bijtë e Asherit, krerë të shtëpive të tyre atërore, luftëtarë të zgjedhur e të fuqishëm, krerë prijësish. Numri i tyre sipas regjistrimit gjenealogjik+ ishte 26.000 burra+ në dispozicion në rast lufte.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «Bijtë».
^ Fjalë për fjalë «bij».
^ Fjalë për fjalë «Bijtë».
^ Do të thotë «me gjëmë».
^ Ose «Jehosiu», që do të thotë «Jehovai është shpëtim».
^ Një mundësi tjetër «Gazë», por jo Gaza që është në Filisti.
^ Quhet edhe Shomer te vargu 32.
^ Ka shumë të ngjarë të jetë «Hotami» i vargut 32.