Libri i parë i Samuelit 2:1-36
2 Atëherë Hana u lut:
«Zemra ime ngazëllon falë Jehovait,+briri im është lartësuar* falë Jehovait.
Tani kam gojë të flas kundër armiqve të mi,sepse fluturoj nga gëzimipër dorën tënde shpëtimtare.
2 Nuk ka asnjë të shenjtë si ti, o Jehova,nuk ka tjetër veç teje,+nuk ka shkëmb si Perëndia ynë.+
3 Mos vazhdoni të flitni me fodullëk,të mos dalë asnjë fjalë arrogante nga goja juaj,sepse Jehovai është Perëndi i njohurisë+dhe ai i vlerëson siç duhet veprat.
4 Harqet e burrave të fuqishëm janë thyer,por atyre që po pengohen, po u jepet fuqi.+
5 Të ngopurit duhet të punojnë për bukën e gojës,por të uriturit s’vuajnë më urie.+
Shterpa ka lindur shtatë djem,+por ajo që kishte shumë djem, ka mbetur e vetmuar.*
6 Jehovai të vret dhe të mban në jetë,*të zbret në Varr* dhe të ngre.+
7 Jehovai të varfëron e të pasuron,+të ul poshtë e të lartëson.+
8 Ai e ngre të përvuajturin nga pluhuridhe të varfrin nga grumbulli i hirit,*+që t’i ulë me princate t’u japë një vend të nderuar.
Jehovait i përkasin shtyllat e tokës+dhe mbi to ai vë botën.
9 Ai i ruan hapat e besnikëve të vet,+kurse të ligjtë do të shkatërrohen në errësirë,+sepse njeriu nuk triumfon falë fuqisë së tij.+
10 Jehovai do t’i shkatërrojë ata që luftojnë kundër tij;*+kundër tyre do të gjëmojë nga qiejt.+
Jehovai do ta gjykojë mbarë tokën,+do t’i japë fuqi mbretit të vet+dhe do të lartësojë bririn* e të mirosurit* të tij.»+
11 Pastaj Elkanahu shkoi në shtëpinë e tij në Ramah, kurse djali u bë shërbëtor i Jehovait+ nën mbikëqyrjen e priftit Eli.
12 Djemtë e Eliut ishin njerëz të ligj;+ s’kishin respekt për Jehovain.
13 Në vend që të merrnin pjesën që i takonte priftit nga flijimi që sillte populli,+ ata vepronin kështu: sa herë që një burrë paraqiste një flijim, një shërbëtor i priftit vinte me pirunin tredhëmbësh në dorë, kur mishi ishte duke zier,
14 dhe e fuste në tenxhere, në kazan, në kusi ose në një enë tjetër. Çfarëdo që të tërhiqte piruni, prifti e merrte për vete. Kështu bënin djemtë e Eliut dhe shërbëtorët e tyre me të gjithë izraelitët që shkonin në Shiloh.
15 Veç kësaj, përpara se të vihej dhjami në altar që të digjej e të nxirrte tym,+ një shërbëtor i priftit shkonte dhe i thoshte atij që bënte flijimin: «Jepi priftit mish për ta pjekur. Ai nuk do të marrë nga ti mish të zier, por vetëm të gjallë.»
16 Kur ky njeri i thoshte: «Të digjet më parë dhjami e të nxjerrë tym,+ pastaj merr për vete çfarë të duash», ai ia kthente: «Jo, ma jep tani, përndryshe do të ta marr me forcë!»
17 Kështu, mëkati i shërbëtorëve ishte shumë i madh përpara Jehovait,+ sepse këta burra e përbuznin blatimin e Jehovait.
18 Ndërkohë Samueli shërbente+ përpara Jehovait. Ai mbante veshur një efod* linoje,+ edhe pse ishte vetëm një djalosh.
19 Gjithashtu e ëma i bënte një veshje të vogël pa mëngë dhe ia çonte vit për vit kur shkonte bashkë me burrin në Shiloh për të paraqitur flijimin vjetor.+
20 Eliu e bekoi Elkanahun dhe gruan e tij: «Jehovai të dhëntë nga kjo grua një fëmijë në vend të atij që ajo i dha* Jehovait!»+ Pastaj ata u kthyen në shtëpi.
21 Jehovait iu dhimbs Hana, kështu që ajo mbeti shtatzënë+ dhe lindi tre djem të tjerë e dy vajza. Ndërkaq djaloshi Samuel rritej përpara Jehovait.+
22 Tani Eliu, që ishte shumë i moshuar, kishte dëgjuar për tërë ato që djemtë e tij bënin+ ndaj gjithë Izraelit, si dhe që kryenin marrëdhënie me gratë që shërbenin në hyrjen e tendës së takimit.*+
23 Prandaj ai u thoshte: «Pse vazhdoni të bëni gjëra të tilla? Se gjërat që po dëgjoj për ju nga tërë populli, janë të këqija.
24 Mos, bijtë e mi! Fjalët që po dëgjoj të qarkullojnë mes popullit të Jehovait, nuk janë të mira.
25 Nëse një njeri mëkaton kundër një tjetri, dikush mund t’i lutet Jehovait për të,* por nëse një njeri mëkaton kundër Jehovait,+ kush mund të lutet për të?» Megjithatë, ata nuk pranonin ta dëgjonin të atin, sepse Jehovai kishte vendosur që ata të vdisnin.+
26 Ndërkohë, djaloshi Samuel vazhdonte të rritej dhe të fitonte pëlqimin e Jehovait dhe të popullit.+
27 Një njeri i Perëndisë vajti tek Eliu dhe i tha: «Kështu thotë Jehovai: “A nuk u bëra i njohur para shtëpisë së atit tënd kur ishin në Egjipt si skllevër të shtëpisë së faraonit?+
28 E paraardhësi yt u zgjodh nga të gjitha fiset e Izraelit+ për të më shërbyer si prift, për të bërë flijime në altarin tim,+ për të paraqitur temjan* dhe për të sjellë një efod përpara meje; e unë i dhashë shtëpisë së paraardhësit tënd të gjitha blatimet e bëra me zjarr nga izraelitët.*+
29 Pse e përbuzni* flijimin dhe blatimin që urdhërova të bëhen në banesën time?+ Pse vazhdon t’i nderosh djemtë e tu më shumë se mua? Pse majmeni me racionet më të mira të çdo blatimi të Izraelit, popullit tim?+
30 Prandaj kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Vërtet thashë se shtëpia jote dhe ajo e paraardhësit tënd do të më shërbenin* gjithmonë.’+ Por tani Jehovai thotë: ‘Kjo nuk më shkon kurrë ndër mend, sepse unë do të nderoj ata që më nderojnë,+ kurse ata që më përbuzin, do t’i trajtoj me përçmim.’
31 Ja, po vijnë ditët kur do ta pres krahun tënd* dhe atë të shtëpisë së atit tënd, kështu që në shtëpinë tënde as edhe një nuk do ta arrijë pleqërinë.+
32 Dhe mes gjithë së mirës që i është bërë Izraelit, ti do të shohësh një kundërshtar në banesën time,+ dhe asnjë në shtëpinë tënde nuk do ta arrijë pleqërinë.
33 Ai njeri nga shtëpia jote që do ta lë të shërbejë në altarin tim, do të ta helmojë shpirtin dhe prej tij do të të lënë sytë, kurse pjesa më e madhe e njerëzve të shtëpisë sate do të vdesin nga shpata.+
34 Dhe ajo që do t’u ndodhë dy djemve të tu, Hofnit dhe Finehasit, do të jetë shenja për ty: që të dy do të vdesin brenda një dite.+
35 Pastaj unë do të emëroj për vete një prift të besueshëm,+ që do të veprojë ashtu si ma do zemra.* Unë do t’i ndërtoj një shtëpi të qëndrueshme, dhe ai do të shërbejë* përgjithmonë si prift për të mirosurin tim.
36 Kushdo që do të mbetet në shtëpinë tënde, do të vijë e do të përkulet para tij për një pagë dhe për një copë bukë e do të thotë: ‘Më cakto, të lutem, në njërën nga detyrat priftërore, që të ha një kafshatë bukë.’”»+
Shënimet
^ Ose «fuqia është shtuar». Shih Fjalorthin, «Briri».
^ Fjalë për fjalë «është tharë».
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «të sjell në jetë».
^ Një mundësi tjetër «nga vendi i plehrave».
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin, «Briri».
^ Një mundësi tjetër «Ata që ndeshen me Jehovain, do të tmerrohen».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «i dha hua».
^ Shih Fjalorthin.
^ Një mundësi tjetër «Perëndia do të ndërmjetësojë për të».
^ Një mundësi tjetër «për ta ngritur lart si shtëllungë tymin e blatimit».
^ Fjalë për fjalë «bijtë e Izraelit».
^ Fjalë për fjalë «e shkelni me këmbë».
^ Fjalë për fjalë «do të ecnin përpara meje».
^ Ose «fuqinë tënde».
^ Ose «sipas asaj që kam në zemër e në shpirt».
^ Fjalë për fjalë «do të ecë».