Gjykatësit 10:1-18

  • Gjykatësit Tola dhe Jair (1-5)

  • Izraeli rebelohet dhe pendohet (6-16)

  • Amonitët kërcënojnë Izraelin (17, 18)

10  Për të shpëtuar Izraelin, pas Abimelekut, doli një burrë nga Isahari me emrin Tola, që ishte biri i Puahut, birit të Dodit.+ Ai banoi në Shamir, në rajonin malor të Efraimit.  Ai ishte gjykatës në Izrael për 23 vjet; me kohë vdiq dhe e varrosën në Shamir.  Pas tij doli Jairi, një galadit, i cili ishte gjykatës në Izrael për 22 vjet.  Ai kishte 30 djem që ngisnin 30 gomarë. Ata kishin 30 qytete që quhen edhe sot Havot-Jair+ dhe gjenden në vendin e Galadit.  Me kohë, Jairi vdiq dhe e varrosën në Kamon.  Izraelitët bënë përsëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait.+ Ata nisën t’u shërbenin Baalëve,+ shëmbëlltyrave të Ashtorethit, perëndive të Aramit,* perëndive të Sidonit, perëndive të Moabit,+ perëndive të amonitëve+ dhe perëndive të filistinëve.+ Ata e braktisën Jehovain dhe nuk i shërbyen.  Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit dhe i shiti në duart e filistinëve e të amonitëve.+  Kështu ata i dërrmuan dhe i shtypën ashpërsisht izraelitët atë vit—për 18 vjet i shtypën tërë izraelitët që ishin në krahun lindor të Jordanit që më parë kishte qenë vendi i amoritëve në Galad.  Gjithashtu amonitët kaluan Jordanin për të luftuar kundër Judës, kundër Beniaminit dhe kundër shtëpisë së Efraimit; e Izraeli e pa veten në hall të madh. 10  Atëherë izraelitët i thirrën Jehovait për ndihmë:+ «Ne kemi mëkatuar kundër teje, sepse të braktisëm ty që je Perëndia ynë dhe u shërbyem Baalëve.»+ 11  Por Jehovai u tha izraelitëve: «A nuk ju shpëtova unë nga Egjipti,+ nga amoritët,+ nga amonitët, nga filistinët,+ 12  nga sidonitët, nga Amaleku dhe nga Midiani kur ju shtypën? Kur më thirrët për ndihmë, unë ju shpëtova nga duart e tyre. 13  Por ju më braktisët dhe u shërbyet perëndive të tjera,+ ndaj unë nuk do t’ju shpëtoj më.+ 14  Shkoni e thirruni për ndihmë perëndive që zgjodhët.+ T’ju shpëtojnë ato kur të jeni në hall.»+ 15  Por izraelitët i thanë Jehovait: «Kemi mëkatuar, prandaj bëj me ne si të të duket më mirë. Vetëm, të lutemi, na shpëto sot.» 16  Kështu, ata hoqën perënditë e huaja dhe i shërbyen Jehovait,+ të cilit i dhembte shpirti për* vuajtjen e Izraelit.+ 17  Pas ca kohësh, amonitët+ u mblodhën dhe ngritën kampin në Galad, prandaj izraelitët u mblodhën dhe e ngritën kampin në Mizpah. 18  Populli dhe princat e Galadit i thanë njëri-tjetrit: «Kush do të na prijë në luftë kundër amonitëve?+ Ai le të bëhet kreu i tërë banorëve të Galadit.»

Shënimet

Ose «të Sirisë».
Ose «i cili nuk e duronte dot më».