Isaia 31:1-9
31 Mjerë ata që zbresin në Egjipt për të kërkuar ndihmë,+ata që u zënë besë kuajve,+që kanë besim te karrocat e luftës, vetëm pse janë të shumta,dhe te kuajt e luftës,* vetëm pse janë të fuqishëm,por që nuk i drejtohen të Shenjtit të Izraelitdhe nuk e kërkojnë Jehovain!
2 Por ai është i mençur e do të sjellë të keqen,nuk do t’i tërheqë fjalët e tij.
Do të ngrihet kundër shtëpisë së keqbërësvedhe kundër atyre që ndihmojnë keqbërësit.+
3 Megjithatë egjiptianët janë veçse njerëz, jo Perëndia;kuajt e tyre janë prej mishi e gjaku, jo krijesa qiellore.*+
Kur Jehovai të ngrejë dorën,kushdo që jep ndihmë, do të pengohet,dhe kushdo që merr ndihmë, do të bjerë;të gjithë do të marrin fund në të njëjtën kohë.
4 Se kështu më tha Jehovai:
«Ashtu si ulërin një luan, po, një luan i fortë e i ri,* që të mbrojë prenë e vetkur i sulen një numër i madh barinjsh,e nuk trembet nga zëri i tyre,as nuk dorëzohet nga zhurma e tyre,në të njëjtën mënyrë Jehovai i ushtrive do të zbresë që të luftojëpër malin Sion dhe për kodrën e tij.
5 Si zogjtë që sulen për të mbrojtur të vegjlit e tyre, po ashtu Jehovai i ushtrive do ta mbrojë Jerusalemin:+
do ta mbrojë dhe do ta çlirojë,
do ta kursejë dhe do ta shpëtojë.»
6 «O popull i Izraelit, kthehuni tek Ai kundër të cilit jeni rebeluar pa pikë turpi.+
7 Se atë ditë secili do të flakë perënditë e tij të kota prej argjendi dhe perënditë e pavlera prej ari, që i keni bërë me duart tuaja, duke mëkatuar.
8 Asiriani do të vritet me shpatë, por jo nga shpata e një burri,do ta përpijë një shpatë, por jo shpata e një njeriu.+
Ai do t’ia mbathë për shkak të shpatësdhe të rinjtë e tij do t’i nënshtrohen punës së detyruar.
9 Shkëmbi i tij do të zhduket nga tmerri,princat e tij do të tmerrohen nga sinjali»,*—thotë Jehovai,drita* e të cilit është në Sion dhe furra e të cilit është në Jerusalem.
Shënimet
^ Ose «te kalorësit».
^ Fjalë për fjalë «frymë». Shih Fjalorthin.
^ Ose «luan i ri me krifë».
^ Ose «shtylla sinjalizuese».
^ Ose «zjarri».