Isaia 34:1-17

  • Hakmarrja e Jehovait ndaj kombeve (1-4)

  • Edomi do të shkretohet (5-17)

34  Afrohuni, o kombe, dhe dëgjoni! Vërjani veshin, o popuj! Le të dëgjojë toka dhe gjithçka që e mbush atë,po, mbarë dheu dhe gjithçka që jeton mbi të,   sepse Jehovai është indinjuar me të gjitha kombet,+është zemëruar shumë kundër gjithë ushtrisë së tyre.+ Ai do t’i caktojë për shfarosje;* do të bëjë kërdinë.+   Të vrarët do të flaken tejdhe kufomat do të lëshojnë erë të qelbur.+ Malet do të shkrijnë nga gjaku i tyre.*+   Gjithë ushtria e qiejve do të kalbet. Qiejt do të mbështillen porsi rrotull. Ushtria e tyre do të bjerësiç bien gjethet e fishkura nga hardhiadhe fiku i tharë nga pema.   «Në qiej shpata ime do të përlyhet me gjak.+ Ajo do të zbresë për të ekzekutuar gjykimin në Edom,+kundër këtij populli që e caktova për shfarosje.   Jehovai ka një shpatë që do të lahet në gjak. Ajo do të përlyhet me dhjamë,+me gjakun e deshve të rinj e të cjepve,me dhjamin e veshkave të deshve,sepse Jehovai do të bëjë një flijim në Bozrahdhe do të bëjë kërdinë në Edom.+   Me ta do të bashkohen edhe demat e egër,demat e rinj dhe demat e fuqishëm. Vendi i tyre do të lahet në gjak,pluhuri do të ngopet me dhjamë.»   Se Jehovai ka caktuar një ditë hakmarrjeje,+një vit shpagimi për çështjen ligjore të Sionit.+   Përrenjtë e tij* do të kthehen në katran,*kurse pluhuri në squfur. Toka e tij do të bëhet si katran që digjet. 10  Nuk do të shuhet as ditën e as natën;do të nxjerrë tym përgjithmonë. Vendi do të mbetet i shkretë brez pas brezi,atje s’do të shkelë këmbë njeriu në jetë të jetëve.+ 11  Ai do të kthehet në fole pelikanësh e ferrëgjatëshdhe do të mbushet me bufë veshgjatë e korba. Perëndia do të shtrijë mbi të litarin për matje të boshllëkutdhe plumbçen* e shkretisë. 12  Nga fisnikët e tij, asnjëri nuk do të bëhet mbret,princat e tij s’do të jenë më. 13  Në kullat e fortifikuara do të rriten gjemba,në fortesën e tij, hithra e gjembaçë. Ai do të bëhet strofka e çakejve+dhe shtëpia e strucave. 14  Kafshët e shkretëtirës do të takohen me kafshë që ulërijnë,cjeptë e egër* do të thërrasin njëri-tjetrin. Po, atje dallëndyshja e natës do të rehatohet e do të gjejë një vend ku të pushojë. 15  Atje gjarpri-shigjetë do të bëjë folenë e do të shtrojë vezët,që do t’i lërë të çelin e do t’i mbledhë së bashku nën hijen e vet. Po, hutat do të mblidhen së bashku, secila me shokun e vet. 16  Kërkoni në librin e Jehovait dhe lexoni me zë. Asnjëra prej tyre nuk do të mungojë. Gjithsecila do të ketë shokun e vet,sepse urdhri doli nga goja e Jehovait,dhe fryma e tij i mblodhi bashkë. 17  Shortin për ta e hodhi Ai,me dorën e tij e mati vendin që u caktoi atyre.* Ai do të jetë vendi i tyre përgjithnjë;brez pas brezi, ata do të banojnë atje.

Shënimet

Ose «Gjaku i tyre do të vërshojë në male».
Ka të ngjarë t’i referohet Bozrahut, kryeqytetit të Edomit.
Ose «zift; serë».
Fjalë për fjalë «gurët».
Një mundësi tjetër «demonët në formë cjapi».
Fjalë për fjalë «e ndau vendin për ta me litarin për matje».