Josiu 22:1-34

  • Fiset në lindje kthehen në shtëpi (1-8)

  • Një altar ndërtohet në Jordan (9-12)

  • Shpjegohet domethënia e altarit (13-29)

  • Zgjidhet konflikti (30-34)

22  Pastaj Josiu thirri rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit të Manaseut  e u tha: «Ju bëtë gjithçka që ju urdhëroi Moisiu,+ shërbëtori i Jehovait dhe iu bindët zërit tim në gjithçka që ju urdhërova.+  Nuk i braktisët vëllezërit tuaj gjatë gjithë kësaj kohe e deri më sot,+ dhe zbatuat urdhërimin e Jehovait, Perëndisë tuaj.+  Jehovai, Perëndia juaj, u dha vëllezërve tuaj prehje nga armiqtë, ashtu siç ju premtoi.+ Kështu, tani mund të ktheheni në tendat tuaja në vendin që Moisiu, shërbëtori i Jehovait, ju dha që ta zotëroni matanë* Jordanit.+  Veç zbatoni me shumë kujdes urdhërimet dhe Ligjin që ju dha Moisiu, shërbëtori i Jehovait,+ e duajeni Jehovain, Perëndinë tuaj,+ ecni në të gjitha udhët e tij,+ zbatoni urdhërimet e tij,+ qëndrojini besnikë+ dhe shërbejini+ me gjithë zemër e me gjithë shpirt.»*+  Pastaj Josiu i bekoi dhe i nisi, e ata shkuan në tendat e tyre.  Gjysmës së fisit të Manaseut, Moisiu ia kishte dhënë trashëgiminë në Bashan,+ kurse gjysmës tjetër të fisit, Josiu i dha tokë në anën perëndimore të Jordanit,+ bashkë me vëllezërit e tyre. Veç kësaj, kur i dërgoi për në tendat e tyre, Josiu i bekoi  e u tha: «Kthehuni në tendat tuaja me shumë pasuri e bagëti, me argjend, ar, bakër, hekur dhe me shumë e shumë rroba.+ Ndajeni me vëllezërit plaçkën+ e armiqve tuaj.»  Pas kësaj rubenitët, gaditët dhe gjysma e fisit të Manaseut ikën nga pjesa tjetër e izraelitëve, nga Shilohu në vendin e Kananit, e u kthyen në Galad,+ në vendin që zotëronin e ku ishin vendosur me banim sipas urdhrit që kishte dhënë Jehovai nëpërmjet Moisiut.+ 10  Kur arritën në rajonet e Jordanit në vendin e Kananit, rubenitët, gaditët dhe gjysma e fisit të Manaseut ndërtuan pranë Jordanit një altar të madh e mbresëlënës. 11  Më vonë, pjesa tjetër e izraelitëve dëgjuan të thuhej:+ «Ja, rubenitët, gaditët dhe gjysma e fisit të Manaseut kanë ndërtuar një altar në kufi me vendin e Kananit, në rajonet e Jordanit, në krahun që na përket neve.» 12  Kur izraelitët e morën vesh këtë, tërë asambleja e izraelitëve u mblodh në Shiloh+ që të shkonin të luftonin kundër tyre. 13  Pastaj izraelitët dërguan Finehasin,+ birin e priftit Eleazar, te rubenitët, gaditët dhe te gjysma e fisit të Manaseut në vendin e Galadit. 14  Bashkë me të ishin edhe dhjetë prijës, një për çdo shtëpi atërore nga të gjitha fiset e Izraelit, ku secili ishte kreu i shtëpisë së vet atërore mes mijëra burrave* të Izraelit.+ 15  Kur arritën te rubenitët, gaditët dhe te gjysma e fisit të Manaseut në vendin e Galadit, u thanë: 16  «Ja ç’thotë tërë asambleja e Jehovait: ‘Ç’është kjo pabesi+ që keni bërë kundër Perëndisë së Izraelit? Sot i keni kthyer shpinën Jehovait e nuk po e ndiqni më, pasi keni ndërtuar një altar dhe jeni rebeluar kundër Jehovait.+ 17  Vallë, a nuk na mjaftoi faji që bëmë në Peor? E keni harruar plagën që ra mbi asamblenë e Jehovait? Edhe sot e kësaj dite po vuajmë pasojat e atij mëkati.+ 18  E ju sot do t’i kthenit shpinën Jehovait dhe nuk do ta ndiqnit më?! Nëse rebeloheni kundër Jehovait sot, atëherë ai do të zemërohet me tërë asamblenë e Izraelit nesër.+ 19  E tani, nëse e keni bërë këtë ngaqë vendi që zotëroni është i papastër, ejani në vendin që zotëron Jehovai,+ ku qëndron tabernakulli i Jehovait,+ dhe banoni mes nesh. Por mos u rebeloni kundër Jehovait e mos ndërtoni një altar tjetër përveç altarit të Jehovait, Perëndisë tonë,+ përndryshe edhe ne do të konsiderohemi rebelë. 20  Kur Akani,+ biri i Zerahut, u tregua i pabesë e nuk iu bind urdhrit për gjërat që duheshin shkatërruar,* a nuk u derdh zemërimi i Perëndisë kundër tërë asamblesë së Izraelit?+ Ai njeri nuk ishte i vetmi që vdiq për fajin e tij.’»+ 21  Atëherë rubenitët, gaditët dhe gjysma e fisit të Manaseut iu përgjigjën krerëve të mijëra burrave* të Izraelit:+ 22  «Perëndia i perëndive, Jehovai* e di! Po, Perëndia i perëndive, Jehovai+ e di pse vepruam kështu, madje edhe Izraeli do ta dijë. Nëse u rebeluam e u treguam të pabesë ndaj Jehovait, të mos na e kursejë jetën këtë ditë. 23  Nëse e ndërtuam këtë altar që t’i kthenim shpinën Jehovait e të mos e ndiqnim më dhe që të paraqitnim blatime të djegura, blatime në drithë e flijime në bashkësi, Jehovai le të na dënojë.+ 24  Përkundrazi, e bëmë ngaqë kishim një merak tjetër, sepse thamë: “Në të ardhmen bijtë tuaj do t’u thonë bijve tanë: ‘Ç’ju lidh ju me Jehovain, Perëndinë e Izraelit?! 25  Mes nesh dhe jush, rubenitëve e gaditëve, Jehovai ka vënë si kufi Jordanin. Ju nuk keni të bëni fare me Jehovain.’ E kështu, bijtë tuaj do t’i pengonin bijtë tanë që të adhuronin* Jehovain.” 26  Prandaj thamë: “Oburra, t’i futemi punës e të ndërtojmë një altar, jo për blatime të djegura ose për flijime, 27  por që të jetë si dëshmitar mes jush e nesh+ dhe mes pasardhësve tanë,* se do t’i bëjmë shërbim Jehovait me blatimet e djegura, me flijimet tona në bashkësi dhe me flijime të tjera,+ që në të ardhmen bijtë tuaj të mos u thonë bijve tanë: ‘Ju nuk keni të bëni fare me Jehovain.’” 28  Pastaj thamë: “Nëse në të ardhmen ata na thonë kështu neve dhe pasardhësve* tanë, do t’u themi: ‘Pa shihni altarin që paraardhësit tanë e bënë njësoj si altari i Jehovait, jo për blatime të djegura ose për flijime, por që të jetë si dëshmitar mes jush e nesh!’” 29  Kurrë nuk do të na shkonte ndër mend që të rebeloheshim kundër Jehovait, t’i kthenim shpinën sot Jehovait e të mos e ndiqnim më,+ duke ndërtuar një altar për blatime të djegura, për blatime në drithë dhe për flijime, përveç altarit të Jehovait, Perëndisë tonë, që gjendet para tabernakullit të tij!»+ 30  Kur dëgjuan çfarë thanë pasardhësit e Rubenit, të Gadit e të Manaseut, prifti Finehas, prijësit e asamblesë dhe krerët e mijëra burrave* të Izraelit që ishin me të, mbetën të kënaqur.+ 31  Kështu, Finehasi, biri i priftit Eleazar, u tha pasardhësve të Rubenit, të Gadit dhe të Manaseut: «Sot e dimë që Jehovai është mes nesh, sepse ju nuk e bëtë këtë pabesi kundër Jehovait. Sot i shpëtuat izraelitët nga dora e Jehovait.» 32  Pastaj Finehasi, biri i priftit Eleazar, dhe prijësit u kthyen nga rubenitët dhe nga gaditët në vendin e Galadit për në vendin e Kananit, e u treguan izraelitëve të tjerë gjithë sa ndodhi. 33  Izraelitët u kënaqën me raportin dhe pastaj lëvduan Perëndinë; ata nuk e zunë më në gojë që të luftonin kundër rubenitëve e gaditëve për të shkatërruar vendin ku ata banonin. 34  Kështu rubenitët dhe gaditët i vunë një emër altarit,* sepse thanë: «Ai është dëshmitar mes nesh që Jehovai është Perëndia i vërtetë.»

Shënimet

Domethënë, në anën lindore.
Ose «mes fiseve».
Ose «duheshin caktuar për shkatërrim». Shih Fjalorthin.
Ose «të fiseve».
Ose «Hyjnori, Perëndia, Jehovai».
Fjalë për fjalë «t’i frikësoheshin». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «brezave tanë pas nesh».
Fjalë për fjalë «brezave».
Ose «e fiseve».
Nga shpjegimi që jepet, ka shumë të ngjarë që altari të quhej Dëshmitar.