Mikea 2:1-13

  • Mjerë ata që shtypin të tjerët! (1-11)

  • Izraeli mblidhet sërish në unitet (12, 13)

    • Vendi do të gumëzhijë nga njerëzit (12)

2  «Mjerë ata që kurdisin të këqija,që thurin plane të liga në shtratin e tyre! Sapo zbardh dita, i vënë në jetë,sepse e kanë në dorë t’i realizojnë.+   Kur duan arë, e shtien në dorë.+ Kur u pëlqen një shtëpi, e marrin. Bëjnë hile që t’ia zhvatin dikujt shtëpinë+dhe t’ia marrin trashëgiminë.   Prandaj, kështu thotë Jehovai: “Ja, po përgatis kundër kësaj familjeje një shkatërrim,+ nga i cili nuk do të shpëtoni.*+ Nuk do të ecni më me fodullëk,+ sepse kjo është një kohë shkatërrimi.+   Atë ditë njerëzit do të thonë një proverb* për judhe do të vajtojnë me hidhërim për ju.+ Do të thonë: ‘U rrënuam krejt!+ Ai ia hoqi nga duart pronën popullit tonë dhe ua dha të tjerëve. Ah, si na e mori!+ Arat tona ua ndan të pabesëve.’   Prandaj, në kongregacionin* e Jehovait nuk do të ketë asnjë njeriqë të caktojë pronat me litarin e matjes.   «Mos predikoni më!»​—predikojnë ata. «Ata nuk duhet të predikojnë këto gjëra;ne nuk do të poshtërohemi!»   Ju, o shtëpi e Jakobit, thoni: ‘Mos e ka humbur durimin Jehovai?* Mos vallë kështu vepron ai?’ A nuk i sjellin dobi fjalët e mia atij që ecën me drejtësi?   Por kohët e fundit vetë populli im është ngritur kundër meje si armik. Ju ua grabitni haptazi zbukurimet bashkë me* rrobat e tyrekalimtarëve që ecin të sigurt si ata që kthehen nga lufta.   Ju i dëboni gratë e popullit tim nga shtëpitë e tyre të bukura;ua rrëmbeni përgjithnjë fëmijëve të tyre bekimet e mia të shkëlqyera. 10  Ngrihuni dhe ikni, sepse ky nuk është vend prehjeje. Ngaqë vendi është ndotur,+ ka shkatërrim, po një shkatërrim të tmerrshëm.+ 11  Nëse dikush rend pas erës e mashtrimit, dhe gënjen duke thënë: ‘Do të të predikoj për verën dhe për pijen alkoolike’,ky do të ishte tamam si një profet që flet siç i pëlqen popullit.+ 12  Do të të mbledh se s’bën të gjithin, o Jakob. Do t’i mbledh patjetër së bashku ata që kanë mbetur nga Izraeli.+ Do t’i mbledh në unitet, si delet në vathë,si një tufë në livadhin e vet.+ Vendi do të gumëzhijë nga njerëzit.”+ 13  Ai që do të hapë një të çarë në mur, do t’i prijë popullite ata do ta ndjekin përmes së çarës, do të kalojnë nëpër portë e do të dalin prej saj.+ Mbreti do t’u prijë përpara,me Jehovain në krye.»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «nuk do ta hiqni qafën».
Ose «Mos është bërë e paduruar fryma e Jehovait?»
Një mundësi tjetër «nga».