Numrat 7:1-89

  • Blatimet për inaugurimin e tabernakullit (1-89)

7  Ditën që mbaroi montimin e tabernakullit,+ Moisiu e mirosi*+ dhe e shenjtëroi bashkë me gjithë pajimet e tij, me altarin dhe me tërë pajisjet që kishte.+ Pasi Moisiu i kishte mirosur dhe shenjtëruar këto gjëra,+  prijësit e Izraelit,+ krerët e shtëpive të tyre atërore, paraqitën një blatim. Këta prijës të fiseve që kishin mbikëqyrur regjistrimin,  sollën para Jehovait blatimin e tyre: gjashtë karroca të mbuluara dhe 12 qé—një karrocë për dy prijës dhe nga një dem* për secilin; ata i paraqitën këto para tabernakullit.  Jehovai i tha Moisiut:  «Pranoji këto gjëra prej tyre, pasi do të përdoren për shërbimin në tendën e takimit. Jepua ato levitëve, secilit aq sa i nevojitet për detyrën e vet.»  Kështu Moisiu i pranoi karrocat dhe gjedhët e ua dha levitëve.  Dy karroca dhe katër qé ua dha bijve të Gershonit, sipas asaj që u nevojitej për detyrat e tyre.+  Katër karroca dhe tetë qé ua dha bijve të Merarit, sipas asaj që u nevojitej për detyrat e tyre, të cilat i kryenin nën drejtimin e Ithamarit, djalit të priftit Aron.+  Ndërsa bijve të Kehathit nuk u dha gjë, sepse detyrat e tyre kishin të bënin me shërbimin në vendin e shenjtë+ dhe ata i mbartnin gjërat e shenjta në sup.+ 10  Tani, prijësit e paraqitën blatimin e tyre për inaugurimin*+ e altarit ditën kur u miros. Kur prijësit e paraqitën blatimin e tyre para altarit, 11  Jehovai i tha Moisiut: «Ata do ta paraqitin blatimin e tyre për inaugurimin e altarit me radhë, nga një prijës çdo ditë.» 12  Ditën e parë e paraqiti blatimin Nahasoni,+ biri i Aminadabit, nga fisi i Judës. 13  Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla,* një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,*+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 14  një kupë* ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 15  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar* si blatim të djegur;+ 16  një kec si blatim për mëkatin+ 17  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Nahasonit, birit të Aminadabit.+ 18  Ditën e dytë e paraqiti blatimin Netaneli,+ biri i Zuarit dhe prijësi i Isaharit. 19  Ai paraqiti si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 20  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 21  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 22  një kec si blatim për mëkatin+ 23  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Netanelit, birit të Zuarit. 24  Ditën e tretë, prijësi i bijve të Zabulonit, Eliabi,+ biri i Helonit, 25  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 26  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 27  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 28  një kec si blatim për mëkatin+ 29  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Eliabit,+ birit të Helonit. 30  Ditën e katërt, prijësi i bijve të Rubenit, Elizuri,+ biri i Shedeurit, 31  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 32  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 33  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 34  një kec si blatim për mëkatin+ 35  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Elizurit,+ birit të Shedeurit. 36  Ditën e pestë, prijësi i bijve të Simeonit, Shelumieli,+ biri i Zurishadait, 37  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 38  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 39  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 40  një kec si blatim për mëkatin+ 41  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Shelumielit,+ birit të Zurishadait. 42  Ditën e gjashtë, prijësi i bijve të Gadit, Eliasafi,+ biri i Deuelit, 43  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 44  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 45  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 46  një kec si blatim për mëkatin+ 47  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Eliasafit,+ birit të Deuelit. 48  Ditën e shtatë, prijësi i bijve të Efraimit, Elishamai,+ biri i Amihudit, 49  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 50  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 51  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 52  një kec si blatim për mëkatin+ 53  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Elishamait,+ birit të Amihudit. 54  Ditën e tetë, prijësi i bijve të Manaseut, Gamalieli,+ biri i Pedahzurit, 55  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 56  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 57  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 58  një kec si blatim për mëkatin+ 59  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Gamalielit,+ birit të Pedahzurit. 60  Ditën e nëntë, prijësi+ i bijve të Beniaminit, Abidani,+ biri i Gideoniut, 61  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 62  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 63  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 64  një kec si blatim për mëkatin+ 65  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Abidanit,+ birit të Gideoniut. 66  Ditën e 10-të, prijësi i bijve të Danit, Ahiezeri,+ biri i Amishadait, 67  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 68  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 69  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 70  një kec si blatim për mëkatin+ 71  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Ahiezerit,+ birit të Amishadait. 72  Ditën e 11-të, prijësi i bijve të Asherit, Pagieli,+ biri i Okranit, 73  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 74  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 75  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 76  një kec si blatim për mëkatin+ 77  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Pagielit,+ birit të Okranit. 78  Ditën e 12-të, prijësi i bijve të Neftalit, Ahirai,+ biri i Enanit, 79  solli si blatim një pjatë argjendi me peshë 130 sikla, një tas argjendi me peshë 70 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me miell të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë;+ 80  një kupë ari me peshë 10 sikla plot me temjan; 81  një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull njëvjeçar si blatim të djegur;+ 82  një kec si blatim për mëkatin+ 83  dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi;+ ky ishte blatimi i Ahirait,+ birit të Enanit. 84  Ky ishte blatimi i prijësve të Izraelit për inaugurimin+ e altarit ditën kur u miros: 12 pjata argjendi, 12 tase argjendi dhe 12 kupa ari;+ 85  çdo pjatë argjendi peshonte 130 sikla dhe çdo tas peshonte 70 sikla, tërë argjendi i këtyre enëve arrinte deri në 2.400 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë;+ 86  secila nga 12 kupat prej ari plot me temjan peshonte 10 sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, tërë ari i kupave arrinte deri në 120 sikla; 87  tërë bagëtitë për blatimin e djegur ishin 12 dema, 12 desh, 12 qengja meshkuj njëvjeçarë, bashkë me blatimet e tyre në drithë, si edhe 12 keca si blatim për mëkatin; 88  tërë bagëtitë për flijimin në bashkësi ishin 24 dema, 60 desh, 60 cjep dhe 60 qengja meshkuj njëvjeçarë. Ky ishte blatimi për inaugurimin+ e altarit pasi ishte mirosur.+ 89  Sa herë që hynte në tendën e takimit për të folur me Perëndinë,*+ Moisiu e dëgjonte zërin që i fliste nga lart kapakut+ të arkës së Dëshmisë, mes dy kerubinëve;+ dhe Perëndia fliste me të.

Shënimet

Ose «një ka».
Ose «për kushtimin».
Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.
Ose «sipas siklës së shenjtë».
Ose «një tas të vogël».
Ose «motak».
Fjalë për fjalë «atë».