Psalmet 23:1-6

  • «Jehovai është Bariu im»

    • «S’do të më mungojë asgjë» (1)

    • «Shpirtin ma freskon» (3)

    • «Kupën ma mbush plot e përplot» (5)

Këngë e Davidit. 23  Jehovai është Bariu im,+ndaj s’do të më mungojë asgjë.+   Ai më çon të prehem në livadhe plot bar,më prin në vende të qeta plot ujë.*+   Shpirtin ma freskon,+e për hir të emrit të tij, më prin+ nëpër shtigjet* e drejtësisë.   Ndonëse eci nëpër luginën e territ,+nuk kam frikë nga asnjë e keqe,+ sepse ti je me mua, o Perëndi;+shkopi e kërraba jote më japin zemër.*   Ti ma shtron tryezën+ në sy të armiqve të mi,e kokën ma lyen me vaj e ma freskon;+kupën ma mbush plot e përplot.+   E di mirë se mirësia dhe dashuria besnike do të më shoqërojnë çdo ditë të jetës,+e në shtëpinë e Jehovait do të banoj gjithë jetën.+

Shënimet

Një mundësi tjetër «në ujëra të qeta».
Ose «udhët».
Ose «më japin siguri; më ngushëllojnë».