Psalmet 26:1-12
Psalm i Davidit.
26 Më gjyko, o Jehova, sepse kam ecur me integritet.*+
Te ti, o Jehova, kam besuar pa u lëkundur!+
2 Më heto, o Jehova, e më vër në provë,më rafino në skutat më të thella të mendjes* e të zemrës,+
3 sepse dashurinë tënde besnike e kam gjithnjë para syvedhe sipas së vërtetës sate eci.+
4 Nuk rri* me mashtruesit+dhe hipokritët i shmang.*
5 Shoqërinë e të ligjve e urrej+dhe me të këqijtë nuk pranoj të rri.*+
6 Do t’i laj duart në pafajësidhe rreth altarit tënd, o Jehova, do të marshoj gjithnjë,
7 që falënderimet e mia të ushtojnë,+që tërë veprave të tua të mrekullueshme t’u bëj jehonë.
8 O Jehova, sa e dua shtëpinë ku banon ti,+këtë vend ku rri lavdia jote!+
9 Mos më fshi nga faqja e dheut bashkë me mëkatarët,+mos ma merr jetën bashkë me njerëzit e dhunshëm,*
10 që i ndyjnë duart me veprime të turpshme,që të djathtën e kanë plot ryshfete.
11 Kurse unë do të eci me integritet,ndaj më shpëto* dhe ji zemërmirë me mua.
12 Këmbët i kam në vend të sigurt;+në kongregacionin e madh,* o Jehova, do të të lëvdoj!+
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «ndjenjat më të thella». Fjalë për fjalë «veshkat».
^ Fjalë për fjalë «Nuk ulem».
^ Ose «dhe nuk përzihem me njerëzit që e fshehin se ç’janë».
^ Fjalë për fjalë «të ulem».
^ Ose «me fajtorët e gjakut».
^ Fjalë për fjalë «më shpengo». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
^ Fjalë për fjalë «në asamble».