Zakaria 13:1-9
13 Atë ditë për shtëpinë e Davidit dhe për banorët e Jerusalemit do të hapet një pus, ku të lajnë mëkatin dhe papastërtinë.+
2 Atë ditë,—thotë Jehovai i ushtrive,—unë do të fshij nga vendi emrat e idhujve+ dhe ata nuk do të kujtohen më; do të zhduk nga vendi profetët+ dhe frymën* e papastërtisë.
3 Nëse një njeri profetizon sërish, i ati dhe e ëma që e lindën, do t’i thonë: ‘Ti nuk do të jetosh, sepse ke thënë gënjeshtra në emër të Jehovait.’ E meqë profetizoi, i ati dhe e ëma që e lindën, do ta godasin me thikë.+
4 Atë ditë, kur të profetizojë, çdo profeti do t’i vijë turp për vegimin* e vet; nuk do të mashtrojë më duke mbajtur veshjen e tij* prej leshi.+
5 Ai do të thotë: ‘Nuk jam profet, por jam një njeri që punon tokën, sepse dikush më bleu kur isha i ri.’
6 Nëse e pyesin: ‘Ç’janë këto plagë që ke në trup?’* Ai do të përgjigjet: ‘Janë plagët që mora në shtëpinë e miqve të mi.’»*
7 «O shpatë, zgjohu kundër bariut tim,+kundër shokut tim,—thotë Jehovai i ushtrive.
Godite bariun+ dhe le të hallakatet kopeja;*+unë do ta kthej dorën kundër atyre që janë të papërfillshme.»
8 Jehovai thotë: «Në gjithë vendin,dy të tretat do të shfarosen e do të marrin fund,*kurse një e treta do të mbetet.
9 Do ta kaloj në zjarr një të tretëndhe do ta rafinoj si rafinohet argjendi;do ta provoj si provohet ari.+
Ata do të thërrasin emrin timdhe unë do t’u përgjigjem.
Unë do të them: ‘Është populli im’,+
dhe ata do të thonë: ‘Jehovai është Perëndia ynë.’»
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «veshjen e profetit».
^ Ose «mes shpatullave?» Domethënë, në kraharor ose në kurriz.
^ Ose «e atyre që më duan».
^ Ose «delet».
^ Ose «do të vdesin».