Zanafilla 1:1-31

  • Krijimi i qiejve dhe i tokës (1, 2)

  • Gjashtë ditë për të bërë gati tokën (3-31)

    • Dita 1: drita; dita dhe nata (3-5)

    • Dita 2: hapësira (6-8)

    • Dita 3: dheu i thatë dhe bimësia (9-13)

    • Dita 4: ndriçuesit qiellorë (14-19)

    • Dita 5: peshqit dhe zogjtë (20-23)

    • Dita 6: kafshët në tokë dhe njerëzit (24-31)

1  Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.+  Toka ishte pa formë dhe e shkretë,* errësira mbulonte sipërfaqen e ujërave të thella*+ dhe forca vepruese*+ e Perëndisë lëvizte mbi sipërfaqen e ujërave.+  Pastaj Perëndia tha: «Le të bëhet dritë.» Atëherë u bë dritë,+  dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë, e filloi të ndante dritën nga errësira.  Perëndia e quajti dritën «ditë», kurse errësirën «natë».+ Kështu erdhi mbrëmja e pastaj mëngjesi; dita e parë.  Pastaj Perëndia tha: «Le të bëhet një hapësirë+ mes ujërave dhe le të ndahen ujërat nga ujërat.»+  Atëherë Perëndia bëri hapësirën dhe i ndau ujërat që ishin poshtë hapësirës nga ujërat që ishin sipër saj,+ dhe kështu u bë.  Perëndia e quajti hapësirën «qiell». Kështu erdhi mbrëmja e pastaj mëngjesi; dita e dytë.  Pastaj Perëndia tha: «Le të grumbullohen në një vend ujërat që janë nën qiej dhe le të shfaqet dheu i thatë.»+ Dhe kështu u bë. 10  Perëndia e quajti dheun e thatë «tokë»,+ kurse grumbullimin e ujërave «dete».+ Dhe Perëndia pa që kjo ishte e mirë.+ 11  Pastaj Perëndia tha: «Le të mbijë nga toka bar, bimë me farë dhe drurë frutorë që japin fryt me farë në tokë, secili sipas llojit të vet.» Dhe kështu u bë. 12  Toka filloi të prodhonte bar, bimë me farë+ dhe drurë që japin fryt me farë, secili sipas llojit të vet, dhe Perëndia pa që kjo ishte e mirë. 13  Kështu erdhi mbrëmja e pastaj mëngjesi; dita e tretë. 14  Pastaj Perëndia tha: «Le të ketë ndriçues*+ në hapësirën e qiejve, që të ndajnë ditën nga nata.+ Ata do të shërbejnë si shenja për të dalluar stinët, ditët dhe vitet;+ 15  do të shërbejnë si ndriçues në hapësirën e qiejve, që të ndriçojnë tokën.» Dhe kështu u bë. 16  Perëndia bëri dy ndriçuesit e mëdhenj, ndriçuesin më të madh për të sunduar ditën+ dhe ndriçuesin më të vogël për të sunduar natën, si edhe yjet.+ 17  Perëndia i vuri në hapësirën e qiejve që të ndriçonin tokën, 18  që të sundonin ditën e natën dhe që të ndanin dritën nga errësira,+ dhe Perëndia pa që kjo ishte e mirë. 19  Kështu erdhi mbrëmja e pastaj mëngjesi; dita e katërt. 20  Pastaj Perëndia tha: «Le të gëlojnë ujërat me krijesa të gjalla* dhe le të fluturojnë krijesat fluturuese mbi tokë, përmes hapësirës së qiejve.»+ 21  Kështu Perëndia krijoi krijesat e mëdha* të detit dhe të gjitha krijesat e gjalla* që lëvizin e gëlojnë në ujëra, secilën sipas llojit të vet, si edhe çdo krijesë fluturuese, secilën sipas llojit të vet, dhe Perëndia pa që kjo ishte e mirë. 22  Pastaj Perëndia i bekoi: «Jini të frytshëm, shumohuni dhe mbushni ujërat e deteve;+ edhe krijesat fluturuese le të shumohen në tokë!» 23  Kështu erdhi mbrëmja e pastaj mëngjesi; dita e pestë. 24  Pastaj Perëndia tha: «Le të dalin nga toka krijesa* të gjalla sipas llojeve të tyre: kafshë të buta, kafshë të egra dhe kafshë zvarritëse* sipas llojeve të tyre.»+ Dhe kështu u bë. 25  Perëndia bëri kafshët e egra të tokës sipas llojeve të tyre, kafshët e buta sipas llojeve të tyre dhe gjithë kafshët zvarritëse sipas llojeve të tyre, dhe Perëndia pa që kjo ishte e mirë. 26  Pastaj Perëndia tha: «Le ta bëjmë+ njeriun sipas imazhit tonë,+ në ngjashmëri me ne,+ dhe ai le t’i mbajë të nënshtruar peshqit e detit, krijesat fluturuese të qiejve, kafshët e buta, gjithë tokën dhe çdo kafshë zvarritëse që lëviz në të.»+ 27  Kështu Perëndia e krijoi njeriun sipas imazhit të vet, po, e krijoi sipas imazhit të Perëndisë; ai i krijoi ata mashkull dhe femër.+ 28  Më pas Perëndia i bekoi dhe u tha: «Jini të frytshëm dhe shumohuni, mbusheni tokën+ e zotërojeni*+ dhe mbani të nënshtruar+ peshqit e detit, krijesat fluturuese të qiejve dhe çdo krijesë të gjallë që lëviz në tokë.» 29  Pastaj Perëndia tha: «Ja, ju kam dhënë gjithë bimët me farë të tokës dhe çdo pemë që ka fryt me farë; le t’ju shërbejnë si ushqim.+ 30  Kurse çdo kafshe të egër të tokës, çdo krijese fluturuese të qiejve dhe çdo gjëje që lëviz në tokë, në të cilën ka jetë,* i kam dhënë si ushqim gjithë bimësinë e gjelbër.»+ Dhe kështu u bë. 31  Pas kësaj Perëndia pa çdo gjë që kishte bërë dhe ja, ishte shumë mirë.+ Kështu erdhi mbrëmja e pastaj mëngjesi; dita e gjashtë.

Shënimet

Ose «bosh».
Ose «e ujërave të trazuara».
Ose «fryma».
Ose «burime drite».
Ose «çdo shpirt të gjallë».
Ose «përbindëshat e mëdhenj».
Ose «çdo shpirt të gjallë».
Ose «çdo shpirt i gjallë».
Ose «kafshë që lëvizin», me sa duket kjo fjalë në hebraisht u referohet zvarranikëve dhe krijesave të tjera të vogla, si brejtësve dhe insekteve.
Ose «kultivojeni».
Ose «që është një shpirt i gjallë».