Zanafilla 2:1-25
2 Kështu përfunduan qiejt, toka dhe gjithçka në to.*+
2 Ditën e shtatë Perëndia e kishte përfunduar gjithë veprën e tij dhe filloi të pushonte nga gjithë puna që kishte bërë.+
3 Pastaj Perëndia e bekoi ditën e shtatë dhe e shpalli të shenjtë, sepse në këtë ditë filloi të pushonte nga gjithë vepra e tij krijuese, nga gjithçka që kishte si qëllim të bënte.
4 Kjo është historia e qiejve dhe e tokës, në kohën kur u krijuan, ditën që Perëndia Jehova* bëri tokën dhe qiellin.+
5 Në tokë nuk kishte asnjë shkurre nëpër fusha dhe nuk kishte mbirë ende asnjë lloj bime, sepse Perëndia Jehova s’kishte sjellë shi mbi tokë dhe s’kishte njeri që ta kultivonte.
6 Megjithatë, një mjegull ngrihej nga toka dhe ujiste gjithë sipërfaqen e saj.
7 Pastaj Perëndia Jehova formoi njeriun nga pluhuri+ i tokës dhe i fryu në vrimat e hundës frymën e jetës,+ dhe njeriu u bë një qenie* e gjallë.+
8 Gjithashtu, Perëndia Jehova mbolli një kopsht në Eden,+ drejt lindjes, dhe vendosi atje njeriun që kishte formuar.+
9 Perëndia Jehova bëri që nga toka të mbinte çdo pemë që të kënaqte syrin dhe që ishte e mirë për ushqim. Gjithashtu, në mes të kopshtit bëri të mbinte pema e jetës+ dhe pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes.+
10 Nga Edeni rridhte një lumë që ujiste kopshtin, dhe nga atje ai ndahej në katër lumenj.*
11 Emri i të parit është Pishon; ky rrethon gjithë vendin e Havilahut, ku ka ar.
12 Ari i atij vendi është i mirë; atje ka edhe rrëshirë bdeli dhe gurë oniksi.
13 Emri i lumit të dytë është Gihon; ky rrethon gjithë vendin e Kushit.
14 Emri i lumit të tretë është Hidekel;*+ ky shkon në lindje të Asirisë.+ Ndërsa lumi i katërt është Eufrati.+
15 Perëndia Jehova e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit, që ta kultivonte e të kujdesej për të.+
16 Pastaj Perëndia Jehova i dha këtë urdhër njeriut: «Mund të hash sa të ngopesh nga çdo pemë e kopshtit.+
17 Por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash, pa dyshim ke për të vdekur.»+
18 Atëherë Perëndia Jehova tha: «Nuk është mirë që njeriu të mbetet vetëm. Do t’i jap një ndihmë, një plotësuese.»+
19 Tani, Perëndia Jehova kishte formuar nga toka çdo kafshë të egër të tokës e çdo krijesë fluturuese të qiejve dhe filloi t’ia çonte ato njeriut për të parë si do ta quante secilën; atë emër që do t’i vinte njeriu çdo krijese* të gjallë, atë emër do të mbante.+
20 Kështu njeriu u vuri emra gjithë kafshëve të buta, krijesave fluturuese të qiejve dhe çdo kafshe të egër të tokës. Megjithatë, ai vetë nuk kishte asnjë ndihmë, asnjë plotësuese.
21 Prandaj Perëndia Jehova e vuri njeriun në gjumë të thellë dhe i mori një nga brinjët ndërsa ky po flinte, e pastaj e mbylli prapë mishin.
22 Nga brinja që kishte marrë prej njeriut, Perëndia Jehova bëri një grua dhe ia çoi atij.+
23 Pastaj njeriu tha:
«Kjo është më në fund kockë e kockave të mia,mish i mishit tim.
Do të quhet ‘grua’,sepse u mor nga burri.»+
24 Ja pse burri do të lërë babanë dhe nënën e do të lidhet ngushtë* me gruan e vet, dhe do të bëhen një mish i vetëm.+
25 Të dy, burri dhe gruaja, ishin ende lakuriq,+ e megjithatë nuk u vinte turp.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «dhe gjithë ushtria e tyre».
^ Shfaqet për herë të parë emri i Perëndisë יהוה (JHVH), që e dallon nga gjithë perënditë e tjera. Shih Shtojcën A4.
^ Ose «shpirt; person». Hebraisht néfesh, që fjalë për fjalë do të thotë «një krijesë që merr frymë». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «bëhej katër koka».
^ Ose «Tigër».
^ Ose «shpirti».
^ Ose «do të jetojë».