Zanafilla 49:1-33

  • Profecia e Jakobit në shtratin e vdekjes (1-28)

    • Shilohu do të vijë nga Juda (10)

  • Udhëzimet e Jakobit për varrimin e tij (29-32)

  • Vdes Jakobi (33)

49  Pastaj Jakobi i thirri bijtë e tij dhe u tha: «Mblidhuni që t’ju tregoj ç’do t’ju ndodhë në të ardhmen.  Mblidhuni dhe dëgjoni, o bij të Jakobit, dëgjoni Izraelin, atin tuaj.  Ruben,+ ti je i parëlinduri im,+ gjallëria ime dhe fillimi i fuqisë sime,* i shquar për dinjitet dhe forcë.  Ngaqë u rrëmbeve si ujërat e përmbytjes, nuk do të spikatësh, sepse je shtrirë në shtratin e babait tënd.+ Në atë kohë e përdhose* shtratin tim. Po, po, kështu bëri!  Simeoni dhe Levi janë vëllezër;+ ata i përdorin shpatat e tyre për dhunë.+  Mos hyr në shoqërinë e tyre, o shpirti* im! Mos u bashko me grupin e tyre, o zemra ime,* sepse në zemërim e sipër vranë njerëz+ dhe për qejf u prenë dejet demave.  Mallkuar qoftë zemërimi i tyre sepse është mizor, dhe furia e tyre sepse është e ashpër!+ Do t’i përhap në vendin e Jakobit dhe do t’i shpërndaj në Izrael.+  Ty, o Judë,+ vëllezërit do të të lëvdojnë.+ Dora jote do të jetë mbi qafën e armiqve të tu*+ dhe bijtë e babait tënd do të përkulen para teje.+  Juda është një këlysh luani.+ Biri im, me siguri do të zësh pre e do të kthehesh. Do të shtrihesh e do të shtriqesh si një luan. E kush guxon ta zgjojë një luan?! 10  Skeptri* nuk do të largohet nga Juda,+ as shkopi i komandantit nga këmbët e tij, derisa të vijë Shilohu,*+ dhe këtij do t’i binden popujt.+ 11  Ai e lidh gomarin te një hardhi dhe kërriçin te një hardhi e zgjedhur. Ai do t’i lajë rrobat me verë dhe mantelin e tij me lëngun e rrushit. 12  Sytë i ka në të kuqe të errët nga vera dhe dhëmbët të bardhë nga qumështi.* 13  Zabuloni+ do të banojë në bregdet, pranë bregut ku ankorojnë anijet,+ dhe kufiri i tij do të shtrihet drejt Sidonit.+ 14  Isahari+ është një gomar kockëfortë që rri shtrirë me dy torbat e samarit mbi shpinë. 15  Ai do të shohë se vendbanimi i tij është i mirë dhe se toka e tij të kënaq syrin. Ai do t’i ulë shpatullat që të mbajë barrë dhe do të bëjë punë të detyruar. 16  Si një nga fiset e Izraelit, Dani+ do të gjykojë popullin e tij.+ 17  Dani qoftë një gjarpër, një gjarpër me brirë pranë rrugës, që pickon kyçin e thundrës së kalit, që kalorësi të bjerë së prapthi!+ 18  Unë do ta pres shpëtimin nga ti, o Jehova! 19  Gadin+ do ta sulmojë papritur një bandë kusarësh, por edhe ai do t’u sulet këmba-këmbës.+ 20  Asheri+ do të ketë bukë* me bollëk* e do të sigurojë ushqime mbretërish.+ 21  Neftali+ është një drenushë e zhdërvjellët. Ai flet me hijeshi.+ 22  Jozefi+ është lastari i një peme të frytshme, një pemë e frytshme pranë burimit që i shtrin degët mbi mur. 23  Por harkëtarët e sulmonin pareshtur, e qëllonin dhe ushqenin mëri kundër tij.+ 24  E megjithatë ai e mbajti harkun të palëvizur+ dhe duart e tij mbetën të forta e të zhdërvjellëta,+ falë duarve të të fuqishmit të Jakobit, falë bariut, shkëmbit të Izraelit. 25  Ai* është dhuratë nga Perëndia i atit të tij, i cili do ta ndihmojë. Ai është me të Plotfuqishmin, i cili do të derdhë mbi të bekimet e qiejve, bekimet e thellësive+ dhe bekimet e gjinjve e të barkut.* 26  Bekimet e të atit do të jenë ku e ku më të mëdha se bekimet e maleve të përjetshme dhe ku e ku më të mëdha se të mirat e kodrave të qëndrueshme.+ Ato do të jenë gjithmonë mbi kokën e Jozefit, në majë të kokës së atij që u zgjodh mes vëllezërve të tij.+ 27  Beniamini+ do të shqyejë si një ujk.+ Në mëngjes do të hajë prenë dhe në mbrëmje do të ndajë plaçkë.»+ 28  Këto janë 12 fiset e Izraelit dhe këto janë fjalët që u tha babai i tyre kur i bekoi. Ai i dha secilit bekimin që i takonte.+ 29  Pastaj u dha këtë urdhër: «Unë po bashkohem me popullin tim.*+ Më varrosni me etërit e mi në shpellën që është në arën e Efronit, hititit,+ 30  në arën e Makpelahut, përballë Mamresë, në vendin e Kananit, që Abrahami ia bleu Efronit, hititit, si pronë për varre. 31  Atje është varrosur Abrahami dhe gruaja e tij, Sara,+ atje është varrosur Isaku+ dhe gruaja e tij, Rebeka, dhe atje unë varrosa Lean; 32  ara dhe shpella që ndodhet aty, iu blenë bijve të Hethit.»+ 33  Pasi u dha këto amanete bijve të tij, Jakobi u shtri përsëri në shtrat, dha frymë dhe u bashkua me popullin e tij.*+

Shënimet

Ose «i fuqisë sime riprodhuese».
Ose «e çnderove».
Ose «o nderi im».
Ose «Ti do t’i mposhtësh armiqtë e tu».
Ose «Shkopi mbretëror».
Do të thotë «ai i të cilit është; ai të cilit i përket».
Këto shprehje tregojnë se Juda do të kishte verë dhe qumësht me bollëk.
Ose «ushqim».
Fjalë për fjalë «të majme».
Domethënë, Jozefi.
Ose «dhe do ta bekojë me shumë fëmijë e bagëti».
Kjo është një shprehje poetike për vdekjen.
Kjo është një shprehje poetike për vdekjen.