TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
«O Jehova, . . . kam besim te ti»
Është e rëndësishme të besojmë te Jehovai si në kohë të mira, edhe në të këqija. (Ps 25:1, 2) Në shekullin e tetë p.e.s., judenjtë në Judë hasën një situatë të vështirë që ua sprovoi besimin te Perëndia. Mund të mësojmë shumë nga ajo që ndodhi. (Ro 15:4) Pasi të shohësh videon «O Jehova, . . . kam besim te ti», mendo si mund t’u përgjigjesh pyetjeve të mëposhtme.
-
Çfarë situate të vështirë hasi Hezekia?
-
Si e zbatoi Hezekia parimin që gjendet te Proverbat 22:3 ndërsa priste një rrethim të mundshëm?
-
Pse Hezekia nuk mendoi t’i dorëzohej Asirisë ose të lidhte aleancë me Egjiptin?
-
Pse Hezekia është një shembull i mirë për të krishterët?
-
Po sot, cilat situata mund ta vënë në provë besimin tonë te Jehovai?