15-21 janar
JOBI 36-37
Kënga 147 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. Pse mund t’i besosh premtimit të Perëndisë për jetën e përhershme
(10 min.)
Jehovai jeton përgjithmonë (Jb 36:26; w15 1/10 13 ¶1-2)
Mençuria dhe fuqia e Jehovait bëjnë të mundur që në tokë të ketë jetë (Jb 36:27, 28; w20.05 22 ¶6)
Jehovai na mëson si të fitojmë jetën e përhershme (Jb 36:4, 22; Gjo 17:3)
Besimi i fortë te premtimi i Perëndisë për jetën e përhershme vepron si forcë stabilizuese në jetën tonë.—He 6:19; w22.10 28 ¶16.
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
-
Jb 37:20—Si përhapej zakonisht lajmi dhe informacioni në vendet e përmendura në Bibël? (it-1-E 492)
-
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Jb 36:1-21 (th mësimi 2)
4. Nis një bisedë
(3 min.) DËSHMI PUBLIKE. (lmd mësimi 3, pika 3)
5. Ushqe interesin
(4 min.) SHTËPI MË SHTËPI. (lmd mësimi 2, pika 5)
6. Shpjego bindjet e tua
(5 min.) Fjalim. ijwfq 57 ¶5-15—Tema: Pse u përndoqën Dëshmitarët e Jehovait gjatë Holokaustit? (th mësimi 18)
Kënga 49
7. Ji i përgatitur për situata që kërkojnë kirurgji ose kujdes mjekësor
(15 min.) Diskutim. Të mbahet nga një plak.
Organizata e Jehovait ka siguruar mjete që na ndihmojnë t’i bindemi ligjit të Perëndisë për gjakun. (Ve 15:28, 29) A po i përdor siç duhet?
Karta Udhëzime për Trajtimin Mjekësor (UTM) dhe Karta e identitetit (ic): Këto karta shpjegojnë dëshirën e pacientit për përdorimin mjekësor të gjakut. Lajmëtarët e pagëzuar mund t’i kërkojnë vëllait që merret me literaturën një kartë UTM për veten, si dhe një Kartë identiteti për fëmijët e tyre të mitur. Këto karta duhen mbajtur gjithnjë me vete. Nëse duhet të plotësosh ose të përditësosh njërën prej tyre, mos e zvarrit.
Informacion për gratë shtatzëna (S-401) dhe Informacion për pacientët që kanë nevojë për kirurgji ose kimioterapi (S-407): Këto dokumente na ndihmojnë të jemi më të përgatitur për trajtimet mjekësore, përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me gjakun. Nëse je shtatzënë ose ke nevojë për kirurgji a trajtim për kancerin, kërkoju pleqve një kopje të dokumentit përkatës.
Komiteti i Lidhjes me Spitalet (KLS): Anëtarët e KLS-së janë pleq të stërvitur për t’u dhënë informacione mjekëve dhe lajmëtarëve për çështje që kanë të bëjnë me gjakun. Këta vëllezër mund të diskutojnë me mjekun tënd për strategji mjekësore që shmangin transfuzionin e gjakut. Nëse është e nevojshme, do të të ndihmojnë të gjesh një mjek që është i gatshëm të bashkëpunojë. Ata janë në dispozicion 24 orë çdo ditë të javës. Kontakto KLS-në sa më shpejt të jetë e mundur për çdo situatë që kërkon shtrim në spital, kirurgji ose terapi—si trajtimi i kancerit—edhe nëse duket se situata mund të mos përfshijë gjakun. Kjo vlen edhe për gratë shtatzëna. Nëse ke nevojë për ndihmë, kërkoji një plaku të dhënat e kontaktit të KLS-së.
Shihni VIDEON Ndihma që ofrojnë Komitetet e Lidhjes me Spitalet, dhe pastaj bëj këto pyetje:
Si mund të të ndihmojë KLS-ja në një situatë që kërkon kirurgji ose kujdes mjekësor?
8. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) bt kap. 4 ¶9-12 dhe kutia në f. 34