TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Trego dashuri në familje
Dashuria e mban të bashkuar fort familjen. Pa dashuri, familja e ka të vështirë të ruajë unitetin dhe frymën e bashkëpunimit. Si mund të tregojnë dashuri në familje burri, gruaja dhe prindërit?
Një burrë i dashur i mban parasysh nevojat, pikëpamjen dhe ndjenjat e gruas. (Ef 5:28, 29) Ai siguron gjërat materiale për familjen dhe e ndihmon të afrohet më shumë me Jehovain, si për shembull, nëpërmjet Adhurimit Familjar të rregullt. (1Ti 5:8) Një grua e dashur i nënshtrohet bashkëshortit dhe i tregon «respekt të thellë». (Ef 5:22, 33; 1Pj 3:1-6) Të dy duhet të jenë gati të falin bujarisht njëri-tjetrin. (Ef 4:32) Prindërit e dashur i kushtojnë vëmendje secilit fëmijë dhe i mësojnë ta duan Jehovain. (Lp 6:6, 7; Ef 6:4) Çfarë vështirësish kalojnë fëmijët në shkollë? Si po e përballojnë presionin e bashkëmoshatarëve? Kur dashuria është me bollëk në familje, të gjithë pjesëtarët ndihen të sigurt dhe të mbrojtur.
SHIHNI VIDEON SHFAQ ‘DASHURINË QË NUK SHUHET’ NË FAMILJE, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si e ushqen dhe përkujdeset për gruan një burrë i dashur?
-
Si tregon respekt të thellë për burrin një grua e dashur?
-
Si ua ngulitin fëmijëve në zemër Fjalën e Perëndisë prindërit e dashur?