Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Disiplina—Shprehje e dashurisë së Jehovait

Disiplina—Shprehje e dashurisë së Jehovait

Të disiplinosh, kryesisht përfshin të mësosh dhe të stërvitësh, si edhe të ndreqësh e të ndëshkosh. Jehovai na disiplinon që ta adhurojmë në mënyrë të pranueshme. (Ro 12:1; He 12:10, 11) Me raste, disiplina mund të jetë e dhimbshme, por, kur veprojmë sipas saj, fitojmë një qëndrim të drejtë në sytë e Perëndisë dhe bekimet e tij. (Pr 10:7) Çfarë duhet të mbajnë parasysh ata që japin disiplinë dhe ata që marrin disiplinë?

Dhënësi: Pleqtë, prindërit dhe të tjerë përpiqen fort të tregohen zemërmirë dhe të dashur kur disiplinojnë, ashtu siç bën Jehovai. (Jr 46:28) Edhe disiplina e fortë duhet dhënë sipas nevojës dhe e motivuar nga dashuria.—Tit 1:13.

Marrësi: Pavarësisht çfarë forme merr disiplina, nuk duhet ta hedhim poshtë, por duhet të përpiqemi ta zbatojmë menjëherë. (Pr 3:11, 12) E si të papërsosur, të gjithë kemi nevojë për disiplinë. Mund të disiplinohemi nga diçka që lexojmë në Bibël ose dëgjojmë në mbledhjet e kongregacionit. Ose ndonjëherë, disa kanë nevojë të disiplinohen nga një komitet gjyqësor. Kur ia vëmë veshin disiplinës, kemi një jetë më të mirë dhe do të jetojmë përgjithmonë.—Pr 10:17.

SHIHNI VIDEON «JEHOVAI DISIPLINON ATË QË E DO», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si nisi jeta e Kenonit dhe si ndryshoi ajo?

  • Çfarë disipline të dashur mori nga Jehovai?

  • Mëso ta duash disiplinën e Jehovait

    Çfarë na mëson përvoja e tij?