Jobi mbajti integritetin nën sprova
Jobi jetonte në Uz gjatë kohës që izraelitët ishin skllevër në Egjipt. Edhe pse joizraelit, Jobi ishte adhurues besnik i Jehovait. Kishte familje të madhe, e gjithë atë pasuri dhe influencë në komunitet. Ishte këshilltar mjaft i nderuar e gjykatës i paanshëm, si dhe bujar me të varfrit e nevojtarët. Jobi ishte një burrë me integritet.
Jobi e tregoi qartë se Jehovai ishte personi më i rëndësishëm në jetën e tij
-
Satanai e vuri re integritetin e Jobit. Nuk e mohoi bindjen e Jobit ndaj Jehovait; por vuri në dyshim motivet e Jobit
-
Satanai pohoi se Jobi i shërbente Jehovait për interesa egoiste
-
Për t’i dhënë përgjigje akuzës së Satanait, Jehovai e lejoi Satanain ta sulmonte atë njeri besnik. Satanai solli shkatërrim mbi çdo aspekt të jetës së Jobit
-
Kur Jobi mbajti integritetin, Satanai vuri në diskutim integritetin e gjithë njerëzve
-
Jobi nuk mëkatoi dhe nuk e akuzoi Perëndinë për ndonjë gjë të gabuar