Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Ndihmoje familjen të mos e harrojë Jehovain

Ndihmoje familjen të mos e harrojë Jehovain

Jeremia u caktua të paralajmëronte judenjtë për shkatërrimin që i priste ngaqë harruan Perëndinë e tyre, Jehovain. (Jr 13:25) Si arritën deri këtu sa iu rrënua besimi? Familjet izraelite e kishin braktisur marrëdhënien e tyre me Jehovain. Me sa duket, kryefamiljarët nuk po e ndiqnin drejtimin e Jehovait që gjendet te Ligji i përtërirë 6:5-7.

Familjet e forta në besim i kontribuojnë stabilitetit në kongregacione sot. Kryefamiljarët mund t’i ndihmojnë familjet të mos e harrojnë Jehovain duke mbajtur një Adhurim Familjar të rregullt dhe domethënës. (Ps 22:27) Pasi të shihni videon «Rrënjosi në zemër këto fjalë»—Intervista me familje, përgjigjjuni pyetjeve vijuese:

  • Si ia kanë dalë disa familje të përballojnë vështirësitë e zakonshme të adhurimit familjar?

  • Cilat janë disa shpërblime që vijnë kur kemi një Adhurim Familjar të rregullt e domethënës?

  • Çfarë vështirësish po has në lidhje me adhurimin familjar dhe si po planifikoj t’i përballoj?