«Kushdo që dëshiron të bëhet i madh ndër ju, të jetë shërbëtori juaj»
Skribët dhe farisenjtë krenarë kërkonin t’u bënin përshtypje të tjerëve dhe dëshironin të shquheshin. (Mt 23:5-7) Jezui ishte ndryshe. «Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por që të shërbejë.» (Mt 20:28) A përpiqemi kryesisht për ato aspekte të adhurimit që mund të tërheqin vëmendjen dhe lëvdatat e të tjerëve? Kushdo që dëshiron të bëhet i madh në sytë e Jehovait, përpiqet të imitojë Jezuin dhe të bëjë gjithçka për të ndihmuar të tjerët. Shpesh këto vepra nuk i shikon asnjë njeri—vetëm Jehovai i vëren. (Mt 6:1-4) Një shërbëtor i përulur . . .
-
merr pjesë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë
-
merr iniciativën për t’u ardhur në ndihmë të moshuarve dhe të tjerëve
-
kontribuon financiarisht për të përkrahur interesat e Mbretërisë