THESARE NGA FJALA E PERËNDISË
«Unë jam . . . trashëgimia jote»
Jehovai u dha priftërinjve dhe levitëve një caktim të çmuar shërbimi. (Nu 18:6, 7)
Fisi i Levit nuk mori asnjë pjesë toke, sepse trashëgimia e tij ishte Jehovai. (Nu 18:20, 24; w11 15/9 13 ¶9)
Kombi jepte një të dhjetën e prodhimit për të mbështetur levitët dhe priftërinjtë. (Nu 18:21, 26, 27; w11 15/9 7 ¶4)
Jehovai u premtoi priftërinjve dhe levitëve se ai vetë do të kujdesej për gjërat e tyre të nevojshme. Mund të jemi të sigurt se Jehovai do të na mbështetë, nëse bëjmë sakrifica në shërbim të tij.