Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Tri mënyra si të mbështetemi te Jehovai

Tri mënyra si të mbështetemi te Jehovai

Davidi e mundi Goliadin ngaqë u mbështet te Jehovai. (1Sa 17:45) Jehovai do që ta tregojë forcën e tij në të mirë të gjithë shërbëtorëve të vet. (2Kr 16:9) Si të mbështetemi te ndihma që na jep Jehovai dhe jo te përvoja ose aftësitë tona? Ja tri mënyra:

  • Lutu shpesh. Lutu jo vetëm për të kërkuar falje pas një gabimi, por edhe për forcë kur je përballë një tundimi. (Mt 6:12, 13) Mos u lut për bekimin e Jehovait vetëm për vendime që tashmë ke marrë, por edhe për të kërkuar drejtimin dhe mençurinë e tij para se të marrësh vendime.—Jk 1:5

  • Lexo dhe studio rregullisht Biblën. Lexoje përditë Biblën. (Ps 1:2) Pastaj lër kohë të meditosh për shembujt e saj dhe vëri në jetë mësimet që nxjerr. (Jk 1:23-25) Përgatitu para se të dalësh në shërbim, në vend që të bazohesh te përvoja e akumuluar. Nxirr plotësisht dobi nga materiali i mbledhjeve duke e studiuar paraprakisht

  • Bashkëpuno me organizatën e Jehovait. Rri i përditësuar me drejtimin e fundit të organizatës dhe ji i shpejtë për ta ndjekur. (Nu 9:17) Vërua veshin pleqve kur japin këshilla dhe udhëzime.—He 13:17

SHIHNI VIDEON NUK KA ARSYE PSE TË KEMI FRIKË NGA PËRNDJEKJA, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

• Çfarë meraku ose frike kishin vëllezërit e motrat?

• Çfarë i ndihmoi ta përballonin frikën?