TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Derisa ringjallja të bëhet realitet
Kur humbasim një njeri të dashur, shpresa e ringjalljes na ngushëllon. Pavarësisht nga kjo, mëkati dhe vdekja janë si një vel që na zë frymën. (Is 25:7, 8) Kjo është një arsye pse «gjithë krijesa vazhdon të rënkojë dhe të përjetojë dhembje së bashku». (Ro 8:22) Si mund ta përballojmë dhembjen që na sjell humbja e një njeriu të shtrenjtë, derisa shpresa e ringjalljes të bëhet realitet? Parimet e Fjalës së Perëndisë na ndihmojnë.
SHIHNI VIDEON KUR VDEKJA TË RRËMBEN NJË NJERI TË DASHUR, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Ç’dhembje kanë përjetuar Daniela, Masahiro dhe Joshimi?
-
Si kanë nxjerrë dobi nga 5 sugjerime praktike?
-
Kush është Burimi më i mirë i ngushëllimit?—2Ko 1:3, 4