Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kërko mençuri për jetën e përditshme në JW.ORG

Kërko mençuri për jetën e përditshme në JW.ORG

Fjala e Perëndisë na pajis plotësisht që të përballojmë sprovat në këto ditë të fundit e të vështira. (2Ti 3:1, 16, 17) Megjithatë, ndonjëherë mund të na duhet ndihmë për të gjetur parime nga Bibla që zbatohen në një situatë të caktuar. Për shembull, mos je prind që kërkon këshilla për rritjen e fëmijëve? Apo një adoleshent që po përballesh me sprovat e besimit; a një i ve ose e ve që po vuan vdekjen e bashkëshortit? Në jw.org do të gjesh materiale me parime specifike nga Bibla, që do të të ndihmojnë në këto situata e shumë të tjera.—Pr 2:3-6.

Te faqja kryesore e jw.org, kliko te MËSIME NGA BIBLA dhe, te tabela që hapet, zgjidh kategorinë që preferon. (Shih figurën 1.) Ose kliko te BIBLIOTEKË > SERI ME ARTIKUJ, dhe pastaj kategorinë që të pëlqen. (Shih figurën 2.) Të njëjtat kategori mund t’i gjesh edhe në JW Library®. a Në cilindo nga këto vende të kërkosh, do të krijosh një ide të artikujve edhe duke u hedhur një vështrim të shpejtë. Një mundësi tjetër është të gjesh një temë specifike duke përdorur opsionin e kërkimit në jw.org.

Shkruaj temat e mëposhtme në kutinë «Kërko» dhe mbaj shënim artikujt që do të doje t’i lexoje.

  • Rritja e fëmijëve

  • Depresioni tek adoleshentët

  • Vdekja e bashkëshortit

a Për disa seri, të gjithë artikujt e trajtuar i gjen vetëm në jw.org.