Kush është Jezu Krishti?
Mësimi 3
Kush është Jezu Krishti?
Përse Jezui është quajtur Biri «i parëlindur» i Perëndisë? (1)
Përse ai është quajtur «Fjala»? (1)
Përse Jezui erdhi në tokë si njeri? (2-4)
Përse kreu mrekulli ai? (5)
Çfarë do të bëjë Jezui në të ardhmen e afërt? (6)
1. Para se të vinte në tokë, Jezui jetoi në qiell si një person frymor. Ai ishte krijimi i parë i Perëndisë dhe për këtë arsye ai quhet Biri «i parëlindur» i Perëndisë. (Kolosianëve 1:15; Zbulesa 3:14) Jezui është i vetmi Bir që Perëndia e krijoi vetë. Jehovai e përdori Jezuin paranjerëzor si «kryemjeshtrin» e tij në krijimin e të gjitha gjërave të tjera në qiell dhe në tokë. (Proverbat 8:22-31, BR; Kolosianëve 1:16, 17) Përveç kësaj, Perëndia e përdori atë edhe si zëdhënësin e Tij kryesor. Ja, përse Jezui është quajtur «Fjala».—Gjoni 1:1-3; Zbulesa 19:13.
2. Perëndia e dërgoi Birin e Tij në tokë, duke e transferuar jetën e tij në barkun e Marisë. Prandaj, Jezui nuk pati një baba njerëzor. Për këtë arsye, ai nuk trashëgoi asnjë mëkat apo papërsosmëri. Perëndia e dërgoi Jezuin në tokë për tri arsye: (1) Për të na mësuar të vërtetën mbi Perëndinë (Gjoni 18:37), (2) Për të mbajtur një integritet të përsosur, duke siguruar një model që ne ta ndjekim (1. Pjetrit 2:21) dhe (3) për të sakrifikuar jetën e tij, me qëllim që të na lironte nga mëkati dhe vdekja. Përse nevojitej kjo?—Mateu 20:28.
3. Duke mos iu bindur urdhrit të Perëndisë, njeriu i parë, Adami, bëri atë që Bibla e quan «mëkat». Prandaj, Perëndia e dënoi atë me vdekje. (Zanafilla 3:17-19) Ai nuk i përmbushte më normat e Perëndisë, kështu që nuk ishte më i përsosur. Dalëngadalë, ai u plak dhe vdiq. Adami e përçoi mëkatin tek të gjithë fëmijët e tij. Ja, përse edhe ne plakemi, sëmuremi dhe vdesim. Si mund të shpëtohet njerëzimi?—Romakëve 3:23; 5:12.
1. Timoteut 2:5, 6; Gjoni 3:16; Romakëve 5:18, 19.
4. Jezui ishte një njeri i përsosur ashtu si Adami. Megjithatë, ndryshe nga Adami, Jezui iu bind në mënyrë të përsosur Perëndisë edhe nën sprovën më të madhe. Për këtë arsye, ai mund të sakrifikonte jetën e tij të përsosur njerëzore për të paguar mëkatin e Adamit. Kjo është ajo, të cilës Bibla i referohet si «shpërblerja». Në këtë mënyrë, fëmijët e Adamit mund të liroheshin nga dënimi me vdekje. Të gjithë ata që ushtrojnë besim në Jezuin, mund të marrin faljen e mëkateve dhe jetën e përhershme.—5. Kur ishte në tokë, Jezui shëroi të sëmurët, ushqeu të uriturit dhe qetësoi stuhitë. Ai madje ngriti të vdekurit. Përse kreu mrekulli ai? (1) Ai ndiente keqardhje për njerëzit që vuanin dhe dëshironte t’i ndihmonte. (2) Mrekullitë e tij tregonin se ai ishte Biri i Perëndisë. (3) Ato tregonin se çfarë do të bëjë ai për njerëzimin e bindur, kur të sundojë si Mbret mbi tokën.—Mateu 14:14; Marku 2:10-12; Gjoni 5:28, 29.
6. Jezui vdiq, u ringjall nga Perëndia si krijesë frymore dhe u kthye në qiell. (1. Pjetrit 3:18) Pas asaj kohe, Perëndia e bëri atë Mbret. Së shpejti, Jezui do të zhdukë të gjitha ligësitë dhe vuajtjet nga kjo tokë.—Psalmi 37:9-11; Proverbat 2:21, 22.
[Figurat në faqen 7]
Shërbimi i Jezuit përfshinte mësimin, kryerjen e mrekullive dhe madje ofrimin e jetës së vet për ne