Si janë të organizuar Dëshmitarët e Jehovait
Mësimi 14
Si janë të organizuar Dëshmitarët e Jehovait
Kur e kanë Dëshmitarët e Jehovait fillesën e tyre në ditët moderne? (1)
Si drejtohen mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait? (2)
Si mbulohen shpenzimet? (3)
Kush e merr drejtimin në çdo kongregacion? (4)
Cilat mbledhje më të mëdha mbahen çdo vit? (5)
Çfarë pune bëhet në selitë e tyre qendrore dhe në zyrat e degëve? (6)
1. Dëshmitarët e Jehovait e kanë fillesën e tyre në ditët moderne, në vitin 1870. Në fillim, ata quheshin Studentë Biblikë. Por në vitin 1931, ata adoptuan emrin me bazë në Shkrime: Dëshmitarë të Jehovait. (Isaia 43:10) Qysh prej fillimeve me një numër të pakët, organizata është rritur në miliona Dëshmitarë, të cilët janë angazhuar me predikimin në më shumë se 230 vende.
2. Pjesa më e madhe e kongregacioneve të Dëshmitarëve të Jehovait i bëjnë mbledhjet tri herë në javë. Je i ftuar të marrësh pjesë në secilën prej tyre. (Hebrenjve 10:24, 25) Bazë e asaj që mësohet është Bibla. Mbledhjet hapen dhe mbyllen me lutje. Përveç kësaj, në shumicën e mbledhjeve këndohen «këngë frymore» të përzemërta. (Efesianëve 5:18, 19) Hyrja është e lirë dhe nuk mblidhen para.—Mateu 10:8.
3. Shumica e kongregacioneve i mbajnë mbledhjet e tyre në një Sallë Mbretërie. Zakonisht, këto janë struktura të thjeshta të ndërtuara nga Dëshmitarë vullnetarë. Në Sallën e Mbretërisë nuk do të shohësh asnjë figurë, kryq apo të tjera si këto. Shpenzimet mbulohen nga dhuratat vullnetare. Për ata që dëshirojnë 2. Korintasve 9:7.
të bëjnë një dhuratë, ka një kuti kontribucioni.—4. Në çdo kongregacion ka pleq ose mbikëqyrës. Ata marrin drejtimin për të mësuar në kongregacion. (1. Timoteut 3:1-7; 5:17) Shërbëtorët ndihmës janë ata që i ndihmojnë. (1. Timoteut 3:8-10, 12, 13) Këta burra nuk ngrihen mbi pjesën tjetër të kongregacionit. (2. Korintasve 1:24) Atyre nuk u jepen tituj të veçantë. (Mateu 23:8-10) Nuk vishen ndryshe nga të tjerët. As nuk paguhen për punën e tyre. Pleqtë kujdesen me gatishmëri për nevojat frymore të kongregacionit. Ata mund të sigurojnë ngushëllim dhe drejtim në kohë shqetësimi.—Jakovit 5:14-16; 1. Pjetrit 5:2, 3.
5. Përveç këtyre, Dëshmitarët e Jehovait mbajnë asamble të mëdha ose kongrese çdo vit. Në raste të tilla, shumë kongregacione mblidhen së bashku për një program special arsimimi biblik. Pjesë e rregullt e çdo programi asambleje apo kongresi është pagëzimi i dishepujve të rinj.—Mateu 3:13-17; 28:19, 20.
6. Selia qendrore ndërkombëtare e Dëshmitarëve të Jehovait është në Nju Jork. Atje është vendosur edhe Trupi Udhëheqës, një grup qendror pleqsh me përvojë, të cilët mbikëqyrin kongregacionin në mbarë botën. Ka, gjithashtu, mbi 100 zyra degësh rreth botës. Në to, disa vullnetarë ndihmojnë për të shtypur dhe për të transportuar literaturën biblike. Për më tepër, sigurohet drejtim për veprën e predikimit. Përse të mos planifikosh një vizitë në zyrën e degës që është më afër teje?