Si përdoret kjo broshurë
Si përdoret kjo broshurë
Kjo broshurë është përgatitur si një kurs për studim biblik. Si duhet përdorur ajo? Të sugjerojmë programin e mëposhtëm: Në fillim të çdo mësimi janë pyetjet. Në kllapa pas çdo pyetjeje, do të gjesh numrat e paragrafëve ku gjenden përgjigjet. Lexoji pyetjet nga fillimi në fund. Mendo rreth tyre. Pastaj, lexo secilin paragraf dhe kërko shkrimet në Biblën tënde. Kur të kesh mbaruar një mësim, kthehu përsëri tek pyetjet dhe përpiqu të kujtosh përgjigjen e Biblës për çdo pyetje. Pasi të kesh mbaruar të gjithë broshurën, kthehu pas dhe rishiko të gjitha pyetjet.