Emri i Perëndiut dhe ”Besëlidhja e re“
Emri i Perëndiut dhe ”Besëlidhja e re“
POZITA e emrit të Perëndiut është e palëkundshme në Shkrimet hebreje, në ”Besëlidhjen e vjetër“. Edhepse hebrenjtë më në fund kanë pushuar të e përdorin, të besuarit e tyre religjioz i kanë penguar që të e largojnë kur kanë kryer të kopjuarit e manuskriptave të vjetër biblik. Prandaj, Shkrimet hebreje përmbajnë emrin e Perëndiut shumë më shpesh se sa cilindo emër tjetër.
Me Shkrimet krishtero-greke, ”Besëlidhjen e re“, situata është e ndryshme. Manuskriptet e librit të Zbulesës (të librit të fundit të Biblës) e kanë emrin e Perëndiut në formë të shkurtër ”Jah,“ (në fjalën ”Hallelujah“). Por, pavarësisht nga kjo, asnjë manuskript i vjetër grek të cilin e posedojmë deri në ditën e sotme, nga libri i Mateut e deri tek Zbulesa, nuk përmbanë emrin e Perëndiut në përgjithësi. A do të thotë kjo se këtu s’do të duhet të gjendej emri? Kjo do të ishte habitëse duke pasur parasysh faktin se nxënësit e Jezuit e kanë pranuar rëndësinë e emrit të Perëndiut, ndërsa ai i ka mësuar se si të luten dhe të e shenjtërojnë emrin e tij. Por, ç’ka ndodhur?
Që të e kuptojmë këtë, le të kujtohemi se manuskriptet e Shkrimeve krishtero-greke të cilët i posedojmë ne sot nuk janë origjinal. Librat e vërteta të shkruara nga Mateu, Lluka dhe shkrimtarët e tjerë biblik, kanë shërbyer mirë, por materiali në të cilin kanë shkruar së shpejti është harxhuar. Prandaj, janë shkruar kopjet dhe kur ato janë harxhuar, janë bërë kopjet tjera. Kjo është ajo që duhet pritur se ka ndodhur, pasiqë kopjet janë bërë
zakonisht për përdorim e jo për t’u ruajtur.Sot ekzistojnë me mijëra kopje të Shkrimeve krishtero-greke, por pjesa më e madhe e tyre është bërë gjatë apo pas shekullit të katërtë të erës sonë. Kjo sugjeron mundësinë vijuese: Athua me tekstin e Shkrimeve krishtero-greke ka ndodhur diç para shekullit të katërtë, që ka sjellur deri tek lënia pas dore e emrit të Perëndiut? Faktet tregojnë se ka ndodhur diç e këtillë.
Emri ka qenë aty
Mund të jemi të sigurt se apostulli Pavël ka përfshirë emrin e Perëndiut në Ungjillin e vet. Përse? Për atë se origjinalisht e ka shkruar në gjuhën hebreje. Në shekullin e katërtë, Jeronimi, i cili ka përkthyer Vulgatën latine, raporton: ”Mateu, i cili quhet edhe Levi, i cili nga tagrambledhësi është bërë apostull, së pari ka kompletuar ungjillin e Krishtit në Judejë në gjuhën hebreje. . . Kush e ka përkthyer më vonë në gjuhën greke nuk është konstatuar plotësisht. Më në fund, në gjuhën hebreje është ruajtur deri në ditët e sotme në bibliotekën në Cesarejë.“
Pasiqë Mateu ka shkruar në gjuhën hebreje, do të ishte e pakuptuar që të mos e përdorë emrin e Perëndiut, veçanërisht kur ka cituar pjesët e ”Besëlidhjes së vjetër“ të cilët e kanë përmbajtur emrin. Mirëpo, shkrimtarët tjerë të pjesës së dytë të Biblës, kanë shkruar tani për shkak të rrethit të zgjeruar të miqëve, në gjuhën ndërkombëtare të asaj kohe, në gjuhën greke. Prandaj, tek të të cituarit nuk kanë përdorë më Shkrimet origjinale hebreje por Septuagintën, pra përkthimin grek. Së fundi, edhe ungjilli i Mateut është përkthyer në gjuhën greke. A është paraqitur emri i Perëndiut në këto Shkrime greke?
Pra, disa fragmente shumë të vjetra të Septuagintës, të cilët me të vërtetë kanë ekzistuar në kohën e Jezuit dhe kanë arritur deri në ditët tona, e që është me rëndësi të vërejmë, e përmbajnë emrin e Perëndiut. Në The New International Dictionary of New Testament Theology (Volumi 2, faqe 512) qëndron: ”Zbulimet jo aq të hershme në lidhje me tekstin [e Shkrimeve] kanë hedhur dyshimin në idenë se përmbledhësit e LXX (Septuagintës) kanë përkthyer tetragramatonin JHVH me Kyrios. LXX MSS [fragmentet] më të vjetra me të cilat tani disponojmë, përmbajnë tetragramatonin të shkruar me shkronjat heb[reje] në tekstin g[rek]. Kjo shprehi është mbajtur edhe tek përkthyesit e mëvonshëm të B[esëlidhjes] së V[jetër] në shekujt e parë A.D. (të e. s.).“ Për këtë, pa marrë parasysh se a kanë lexuar Jezui dhe nxënësit e tij në gjuhën hebreje apo greke, janë takuar me emrin perëndorë.
Kështu, profesori George Howard, i Universitetit Georgia, SHBA, ka dhënë këtë koment: ”Derisa Septuaginta, të cilën kishat e besëlidhjes së re e kanë përdorur, ka përmbajtur formën hebreje të emrit perëndorë, shkrimtarët e besëlidhjes së re pa kurfarë dyshimi kanë përfshirë tetragramatonin në citatet e veta“ (Biblical Archaeology Review, mars 1978, faqe 14). Ç’autorizim kanë poseduar që të veprojnë ndryshe?
Emri i Perëndiut ka mbetur në përkthimet greke të ”Besëlidhjes së vjetër“ për një kohë shumë më të gjatë. Në gjysmën e parë të shekullit të dytë të e. s., prozeliti hebrej Aquila ka bërë përkthimin e ri të Shkrimeve hebreje në gjuhën greke, ndërsa në të ka paraqitur emrin e Perëndiut me tragramaton në shkronjat e gjuhës së vjetër hebreje. Në shekullin e tretë, Origeni ka shkruar: ”Edhe në shumë manuskripte më të sakta EMRI paraqitet në shkronjat hebreje, por jo në [shkronjat] bashkëkohore, por në ato më të vjetra.“
Madje edhe në shekullin e katërtë, Jeronimi shkruan në parathënien e vet të librit të Samuelit dhe të Mbretërve: ”Edhe ne e gjejmë emrin e Perëndiut, tetragramatonin [יהוה], në disa vëllime greke deri në ditët e sotme të shënuar me shkronja të vjetra.“
Të larguarit e emrit
Mirëpo, nga kjo kohë, apostazia e parathënë nga Jezui ka marrë formën e vet dhe emri edhe nëse paraqitet në manuskripte, Mateu 13:24-30; Veprat e apostujve 20:29, 30). Më në fund, shumë përshkrues më nuk e kanë njohur dhe Jeronimi raporton se në kohën e tij ”disa as që e kanë pranuar për shkak të ngjashmërisë së shkronjave, sepse kur kanë hasur në të (tetragramaton) në librat greke kanë bërë shprehi të lexojnë ΠΙΠΙ.”
përdoret gjithnjë e më pak (Në kopjet e mëvonshme të Septuagintës, emri i Perëndiut është larguar me fjalët siç janë ”Perëndi“ (theos) dhe ”Zot“ (kyrios) dhe zëvendësuar. Ne e dijmë se kjo ka ndodhur sepse ne posedojmë fragmente më të hershme të Septuagintës në të cilat është paraqitur emri i Perëndiut, ndërsa kopjet e mëvonshme të Septuagintës më nuk e përmbajnë atë.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ”Besëlidhjen e re“, apo Shkrimet e krishtere greke. Profesori George Howard ka deklaruar: ”Kur është hedhur forma hebreje e emrit perëndorë poashtu, ajo është larguar nga citatet e Besëlidhjes së re të Septuagintës, në dobi të zëvendësimeve greke në Septuagintë. . . Para shumë kohe, emri perëndorë është humbur në kishat pagane përveç aq sa me të është shërbyer në zëvendësimet e shkurtuara apo është mbajtur në mend nga dijetarët.“
Prandaj, derisa hebrenjtë kanë refuzuar të e shqiptojnë emrin e Perëndiut, kishat e rëna të krishtere kanë pasur sukses që plotësisht të e hedhin nga manuskriptet në gjuhën hebreje nga të dy pjesët e Biblës, si dhe nga versionet e tjera gjuhësore.
Nevoja për emër
Së fundi, siç kemi vërejtur edhe më parë, emri është kthyer në shumë përkthime të Shkrimeve hebreje. Por, ç’ka ndodhë me Shkrimet hebreje? Pra, përkthyesit dhe hulumtuesit e Biblës kanë kuptuar se disa pjesë të Shkrimeve krishtero-greke është vështirë të kuptohen pa përdorimin e emrit të Perëndiut. Kthimi i emrit është ndihmë e madhe në rritjen e qartësisë dhe në kuptimin e kësaj pjese të dytë të Biblës së frymëzuar.
Për shembull, shqyrto fjalët e Pavëlit Romakëve 10:13). Emrin e kujt duhet të e ftojmë që të shpëtojmë? Pasiqë Jezui shpeshherë quhet ”Zot“ – ndërsa në një citat qëndron: ”Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtosh“ – a duhemi nga kjo të përfundojmë se Pavëli këtu flet mbi Jezuin? (Veprat e apostujve 16:31, Daniçiq-Karaxhiq).
drejtuar romakëve sipas përkthimit Daniçiq-Karaxhiq: ”Sepse secili që e fton emrin e Zotit do të shpëtoj“ (Jo s’duhemi. Rekomandimi marginal pranë Romakëve 10:13 nga përkthimi Authorized Version na drejton në Joelin 2:32 në Shkrimet hebreje. Nëse e verifikon atë, do të shohësh se Pavëli me të vërtetë ka cituar fjalët nga Joeli në letrën e vet Romakëve; ndërsa, ajo që Joeli ka thënë në gjuhën origjinale hebreje ka qenë: ”Të gjithë të cilët e ftojnë emrin e Jehovait do të shpëtojnë“ (Joeli 3:5, përkthimi New World Translation). Pra, Pavëli këtu ka menduar se duhet të e ftojmë emrin e Jehovait. Prandaj, derisa besojmë në Jezuin, shpëtimi ynë është ngushtë i lidhur me të çmuarit e drejtë të emrit të Perëndiut.
Ky shembull tregon se si largimi i emrit të Perëndiut nga Shkrimet greke i ka kontribouar ngatërrimit të Jezuit dhe Jehovait në mendjen e shumë njerëzve. Padyshim, kjo me të madhe i ka kontribouar edhe zhvillimit të doktrinës së Trinitetit.
A duhet përsëri të kthehet emri?
A ka përkthyesi ndonjë të drejtë që përsëri të e kthej emrin, duke marrë parasysh faktin se manuskriptet ekzistuese nuk e përmbajnë atë? Po, ai e ka atë të drejtë. Pjesa më e madhe e leksikonëve grek pranojnë se shprehja ”Zot“ në Bibël shpeshherë ka të bëjë me emrin Jehova. Për shembull, në ndarjen e vet nën fjalën greke kyrios (”Zot“) në leksikonin e Robinsonit A Greek and English Lexicon of the New Testament (të botuar më 1859) qëndron se ajo do të thotë ”Perëndiu është Zoti suprem dhe sovraniteti i kosmosit, ndërsa zakonisht në Sept[uagintë] për shprehjen heb[reje] יְהוָֹה qëndron Jehova.“ Prandaj, në ato vende në të cilat shkrimtarët e Shkrimeve të krishtere greke i citojnë Shkrimet më të hershme hebreje, përkthyesi ka të drejtë që fjalën kyrios të e përkthej me ”Jehova“, në cilin do vend në të cilin emri perëndorë paraqitet në gjuhën origjinale hebreje.
Shumë përkthyes edhe e kanë bërë këtë. Duke filluar nga shekulli i 14-të e këndej, janë bërë shumë përkthime të Shkrimeve krishtero-greke në gjuhën hebreje. Ç’kanë bërë përkthyesit kur kanë hasur në citatet e ”Besëlidhjes së vjetër“ të cilët kanë përmbajtur emrin e Perëndiut? Shpeshherë janë ndjerë të shtyer që të e kthejnë emrin e Perëndiut në tekst. Shumë përkthime të Shkrimeve krishtero-greke në gjuhën hebreje pjesërisht apo në
terësi e përmbajnë emrin e Perëndiut.Përkthimet në gjuhët bashkëkohore, veçanërisht ato të cilat i përdorin misionarët, e përcjellin këtë shembull. Kështu, shumë përkthime të Shkrimeve greke në gjuhët afrikane, aziatike, amerikane dhe ato të ishujve të Pacifikut, lirisht e përdorin emrin e Perëndiut, ashtuqë lexuesit qartë e vërejnë dallimin në mes të Perëndiut të vërtetë dhe perëndive të rrejshëm. Emri poashtu paraqitet edhe në përkthimet e gjuhëve europiane.
Një përkthim i cili me guxim e kthen emrin e Perëndiut, dhe atë me mirëbesim, është New World Translation of the Christian Greek Scriptures. Në këtë version, i cili është momentalisht në disponim në 13 gjuhë bashkëkohore, duke përfshirë edhe gjuhën angleze, është kthyer emri i Perëndiut çdo herë në atë vend ku në Shkrimet greke përmendet ndonjë pjesë nga Shkrimet hebreje, të cilët e përmbajnë atë. Në një bazë të arsyeshme, emri paraqitet gjithsej 237 herë në këtë përkthim të Shkrimeve greke.
Të kundërshtuarit e emrit
Përkundër përpjekjeve të shumë përkthyesve që të e kthejnë emrin e Perëndiut në Bibël, gjithmonë ka ekzistuar presioni religjioz që ai të hudhet. Hebrenjtë, derisa e kanë lënë në Biblat e veta, kanë refuzuar të e shqiptojnë. Të krishterët e rënë të shekullit të dytë e të tretë e kanë larguar kur kanë bërë kopjet e manuskripteve të Biblës greke dhe e kanë lënë pas dore në përkthimet e mëtutjeshme. Përkthyesit e kohës bashkëkohore e lëjnë pas dore, edhe kur përkthimet e tyre bazohen në gjuhën origjinale hebreje, në të cilën emri paraqitet gati 7 000 herë (në përkthimin New World Translation of the Holy Scriptures, botim i vitit 1984, paraqitet 6 973 herë).
Si shiqon Jehovai në ata të cilët e largojnë emrin e tij nga Bibla? Sikur të ishe ti autor i librit, si do të ndjeheshe ndaj atij i cili do të shkonte aq larg që nga ajo të e largoj emrin tënd? Përkthyesit të cilët nuk lejojnë përdorimin e emrit për shkak të problemit të shqiptimit apo për shkak të traditës hebreje, mund të krahasohen me ata për të cilët Jezui ka thënë: ”Ju shtrydhni mushkonjën e kapërdini deven!“ (Mateu 23:24, DSF). Ata pengohen në këto probleme më të vogla ndërsa në fund krijojnë probleme më të mëdha – e largojnë emrin e përsonit më të madh në kosmos nga libri të cilin ai e ka frymëzuar.
Psallmisti ka shkruar: ”Derisa, o Perëndi, kundërshtari do të qortoj? Athua, armiku do të sillet me jonderim ndaj emrit tënd përgjithmonë?“ (Psallmi 74:10).
[Kutia në faqen 25]
Shprehja ”ZOT“– a është e barabartë me ”Jehova“
Të larguarit e emrit të dalluar përsonal të Perëndiut nga Bibla dhe të zëvendësuarit me titullin ”Zot“ apo ”Perëndi“, e ka bërë tekstin të plogësht dhe të pakënaqshëm në shumë mënyra. Për shembull, kjo mund të udhëheqë deri tek kombinimet e pakuptim. Në parathënen e përkthimit The Jerusalem Bible qëndron: ”Të thuhet ’Zoti është Perëndi‘ me siguri është tautologji [përsëritje e panevojshme apo e pakuptim], derisa të thuhet ’Jahve është Perëndi‘, nuk është.“
Zëvendësimet e këtilla mund të sjellin poashtu deri tek shprehjet e pavolitshme. Kështu, në Psallmin 8:9 lexojmë: ”Zoti, Zoti ynë! Sa madhështorë është emri yt në gjithë tokën“ (Daniçiq-Karaxhiq). Çfarë vetëm përmirësimi është në tekst kur futet në përdorim emri Jehova! Kështu, në përkthimin e shtëpisë botuese Stvarnost qëndron: ”Jahve, Zoti ynë, i mrekullueshëm është emri yt në gjithë tokën!“
Largimi i emrit sjellë edhe ngatërrim. Psallmi thotë: ”I tha Zoti Zotit tim: ulu në anën time të djathtë, derisa të mos i shtroj armiqtë tuaj si piedestal nën këmbët tua“ (Daniçiq-Karaxhiq). Kush kujt i flet? Sa është më i mirë përkthimi: ”Fjala e Jahve-it Zotit tim: ’Ulu në anën time të djathtë derisa të mos i nënshtroj armiqtë për piedestal nën këmbët tua!‘ “ (Stvarnost).
Përveç kësaj, zëvendësimi i emrit ”Jehova“ me ”Zot“ largon diç me rëndësi të madhe nga Bibla: emrin përsonal të Perëndiut. Në fjalorin The Illustrated Bible Dictionary (Volumi 1, faqe 572) qëndron: ”Thënë rreptësisht, ’Jahve‘ është emri i vetëm i Perëndiut.“
Në The Imperial Bible-Dictionary (Volumi 1, faqe 856) përshkruhet dallimi në mes të ”Perëndiut“ (Elohim) dhe ”Jehovait“ si vijon: ”[Jehova] në çdo vend është emër përkatës, e shënon përsonalisht Perëndiun, vetëm atë; derisa, shprehja Elohim ka më tepër karakter të emrit kolektivë, zakonisht dhe me gjasë shënon, por jo patjetër dhe njëlloj, Më të Lartin.“
Rektori J. A. Motyer, në Trinity College, Angli, shton: ”Shumë humbet në të lexuarit e Biblës nëse dështojmë të tregojmë kujdes në atë se fjalët [Zot dhe Perëndi] janë zëvendësim për emrin përsonal dhe të afërtë të vet Perëndiut. Duke i treguar popullit të vet emrin e vet, Perëndiu ka parashikuar që t’u zbuloj atyre përsonalitetin e vet më të thellë“ (Eerdmans’ Handbook to the Bible, faqe 157).
Jo, askush s’mund të e shprehë emrin specifik dhe të vërtetë me vetëm ndonjë titull. Ai kurrë plotësisht s’mund të e shënoj domethënien e plotë dhe të pasur të emrit origjinal të Perëndiut.
[Kutia dhe figurat në faqen 26]
Ky fragment i Septuagintës (djathtas) daton nga shekulli i parë i e. s., i cili përmbanë Zakariun 8:19-21 dhe 8:23 – 9:4, gjendet në muzeun Israel të Jerusalemit. Ky përmbanë emrin e Perëndiut në katër vende, nga të cilat tri vende janë shënuar këtu. Në manuskriptin e Aleksandrisë (majtas), në kopjen e Septuagintës të bërë 400 vite më vonë, emri i Perëndiut në citatet e njëjta është zëvendësuar me KY dhe KC, shkurtesën e fjalës greke kyrios (”Zot“).
[Kutia në faqen 27]
John W. Davis, misionarë në Kinë në shekullin e 19-të, ka spjeguar përse beson se emri i Perëndiut duhet të jet në Bibël: ”Nëse Fryma e shenjtë thotë Jehova në cilindo vend në gjuhën hebreje, përse përkthyesi nuk thotë Jehova në gjuhën angleze apo kineze? Ç’të drejtë ka të thotë se, do të e përdori emrin Jehova në këtë vend, ndërsa do të e zëvendësoj në tjetrin?. . . Nëse ndokush thotë se ekzistojnë raste në të cilët përdorimi i emrit Jehova nuk është i drejtë, le të tregoj shkakun përse; onus probandi [barra e fakteve] qëndron në të. Atij do t’i jet kjo detyrë e vështirë, sepse duhet të përgjigjet në këtë pyetje të thjeshtë – nëse në cilindo vend është e gabuar të përdoret emri Jehova në përkthim, përse atëherë shkrimtari i frymëzuar e ka përdorë në origjinal?“ (The Chinese Recorder and Missionary Journal, Volumi VII, Shanghai, 1876).
[Figura në faqen 23]
Përkthimi i Shkrimeve krishtere-greke New World Translation me të drejtë përdorë emrin e Perëndiut 237 herë
[Figurat në faqen 24]
Emri i Perëndiut në kishën në Minorka, Spanjë;
në një statujë pranë Parisit, Francë;
dhe në kishën San Lorenzo, Parma, Itali