Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

”Le të shenjtërohet emri yt“—Cili emër?

”Le të shenjtërohet emri yt“—Cili emër?

”Le të shenjtërohet emri yt“​—Cili emër?

A JE përson religjioz? Atëherë padyshim, sikur shumë të tjerë, ti beson në një Qenie Supreme. Me siguri ke nderim të madh ndaj lutjes mirë të njohur kësaj Qenie, të cilën Jezui ia ka mësuar përcjellësve të vet dhe e cila është e njohur si Lutja e Zotëriut apo Ati ynë. Lutja fillon kështu: ”Ati ynë në qiell, le të shenjtërohet emri yt.“ (Mateu 6:9, New International Version).

A je habitur ndonjëherë se, përse Jezui ka vënë ’shenjtërimin‘ apo ’lavdërimin‘ e emrit të Perëndiut në vend të parë në këtë lutje? Pas kësaj, ka përmendur gjërat tjera sikur që janë ardhja e Mbretërisë së Perëndiut, kryerja e vullnetit të Perëndiut në tokë dhe falja e mëkateve tona. Plotësimi i këtyre kërkesave tjera më në fund nënkupton paqën e përhershme në tokë dhe jetën e përhershme për njerëzimin. Athua, mund të të kujtohet diç më e rëndësishme se kjo? Megjithatë, Jezui na ka thënë se para se gjithash të lutemi për shenjtërimin e emrit të Perëndiut.

Nuk ka qenë thjeshtë gjë e rastit që Jezui i ka mësuar përcjellësit e vet të e vëjnë emrin e Perëndiut në vend të parë në lutjet e veta. Ky emër për të ka qenë me rëndësi vendimtare, prandaj ai e ka përmendur atë vazhdimisht në lutjet e veta. Me një rast, derisa publikisht i është lutur Perëndiut, është dëgjuar duke thënë: ”Atë lavdëroje emrin tënd!“ Dhe, vet Perëndiu i është përgjegjur: ”E kam lavdëruar dhe do të e lavdëroj përsëri.“ (Gjoni 12:28, The Jerusalem Bible).

Në mbrëmjen para se që Jezui ka vdekur, nxënësit e tij e kanë dëgjuar derisa i është lutur Perëndiut, dhe një herë tjetër e kanë dëgjuar duke e theksuar rëndësinë e emrit të Perëndiut. Ai ka thënë: ”Emrin tënd ua zbulova njerëzve që ti mi dhe nga bota.“ Më vonë, ka përsëritur: ”Këtyre ua dëftova Emrin tënd dhe do të vazhdoj t’ua dëftoj“ (Gjoni 17:6, 26, Don Simon Filipaj).

Përse emri i Perëndiut i ka qenë aq me rëndësi Jezuit? Përse ka treguar se ai është poashtu me rëndësi për ne, duke na thënë që të lutemi për shenjtërimin e tij? Që të e kuptojmë këtë, duhet së pari të kuptojmë se si është shiquar në emrat në kohërat biblike.

Emrat në kohërat biblike

Siç është e dukshme, Perëndiu Jehova ka vënë në njeriun dëshirën që t’i emëroj gjërat. Njeriu i parë ka pasur emrin Adam. Në tregimin mbi krijimin, raportohet se një nga gjërat e para që ka bërë Adami është emërimi i kafshëve. Kur Perëndiu i ka dhënë Adamit gruan, Adami menjëherë e ka quajtur ”grua“ (’Ish-shah‘, në gjuhën hebreje). Më vonë, i ka dhënë asaj emrin Eva, që do të thotë ”e gjallë“, sepse ”ajo është dashur të bëhet e ëma e çdo njeriu të gjallë“ (Zanafilla 2:19, 23; 3:20). Madje edhe sot ne e përcjellim shprehinë e dhënies së emrave njerëzve. Vërtet, vështirë është të mirret me mend se si do të dilnim në fund pa emra.

Megjithatë, në kohërat e Israelit emrat nuk kanë qenë vetëm shenja të thjeshta. Ata kanë pasur një kuptim. Për shembull, emri i Isakut, ”qeshje“, përkujton në qeshjen e prindërve të tij të moshuar kur për herë të parë kanë dëgjuar se do të kenë fëmijë (Zanafilla 17:17, 19; 18:12). Emri i Ezavit do të thotë ”leshtor“, që përshkruan cilësinë fizike. Emri tjetër i tij Edom, ”i kuq“, apo ”kuqalosh“, poashtu ka përkujtuar se ai e ka shitur të drejtën e vet të parëlindurit për një pjatë të gjellës së kuqe (Zanafilla 25:25, 30-34; 27:11; 36:1). Jakobi, edhepse ka qenë vetëm pak më i ri se sa vëllai i vet binjak, Ezavi, ka blerë të drejtën e të parëlindurit nga Ezavi dhe ka pranuar bekimet e të parëlindurit nga babai i vet. Që nga lindja, domethënia e emrit të Jakobit ka qenë ’i cili mbahet për thembër‘ apo ”zëvendës“ (Zanafilla 27:36). Ngjashëm, emri i Solomonit, gjatë mbretërisë së të cilit Israeli i është gëzuar paqës dhe mirëqenies, do të thotë ”paqedashës“ (1. Analeve 22:9).

Kështu, The Illustrated Bible Dictionary (Volumi 1, faqe 572) konstaton si vijon: ”Studimi i fjalës ’emër‘ në B[esëlidhjen] e V[jetër] zbulon se ç’domethënie të madhe ka ai në gjuhën hebreje. Emri nuk është shenjë e thjeshtë, por është me kuptim të plotë të përsonalitetit të atij të cilit i takon.“

Fakti se Perëndiu i ka shiquar emrat si të rëndësishëm është i dukshëm në atë se, përmes një engjëlli ka këshilluar prindërit e ardhshëm të Gjon Pagëzuesit dhe Jezuit se çfarë do të jenë emrat e bijëve të tyre (Lluka 1:13, 31). Kohë pas kohe ai ka ndërruar emrat, apo u ka dhënë popujve emra plotësues, që të e shohin vendin të cilin do të e kenë sipas qëllimit të tij. Për shembull, kur Perëndiu ka parathënë se shërbëtori i tij Abrami (”Babai i lavdërimit“) do të bëhet baba i shumë popujve, Ai e ka ndërruar emrin e tij në Abraham (”Baba i shumicës“). Ai ka ndërruar edhe emrin e gruas së Abrahamit, Sarajës (”e diskutueshme“) në Sara (”princeshë“), pasiqë ajo do të bëhet e ëma e farës së Abrahamit (Zanafilla 17:5, 15, 16; Krahaso Zanafilla 32:28; 2. Samuelit 12:24, 25).

Jezui, poashtu, ka njohur rëndësinë e emrave dhe ka përmendur emrin e Pjetrit kur i ka dhënë përparësinë e shërbimit (Mateu 16:16-19). Madje edhe krijesat frymore kanë emra. Dy të cilët përmenden në Bibël janë Gabrieli dhe Mikaeli (Lluka 1:26; Juda 9). Dhe, kur njeriu i emëron gjërat e pajetë sikur që janë yjet, planetet, qytetet, malet dhe lumenjtë, ai thjeshtë e imiton Krijuesin e vet. Për shembull, Bibla na thotë se Perëndiu i fton të gjitha yjet me emër (Isaiu 40:26).

Po, emrat janë të rëndësishëm në sytë e Perëndiut, dhe ai ka vënë në njeriun dëshirën që t’i identifikoj njerëzit dhe gjërat përmes emrave. Prandaj, engjujt, njerëzit, kafshët si dhe yjet dhe gjërat e tjera të pajetë, kanë emra. A do të ishte e përshtatshme që Krijuesi i të gjitha këtyre gjërave të e lëjë vehten të paemër? Natyrisht se, jo, sikur që është e dukshme nga fjalët e psallmistit: ”Çdo trup le të e bekoj emrin e shenjtë [të Perëndiut] në kohëra të pakufishme, madje përgjithmonë“ (Psallmi 145:21).

The New International Dictionary of New Testament Theology (Volumi 2, faqe 649) thotë: ”Një nga veçoritë më themelore dhe esenciale të zbulimit biblik është fakti se Perëndiu nuk është pa emër: ai ka emrin e vet përsonal, përmes të cilit mund të ftohet dhe të përgjigjet.“ Jezui me siguri ka pasur ndër mend këtë emër kur i ka mësuar nxënësit e vet të luten: ”Ati ynë në qiej, le të shenjtërohet emri yt“ (Mateu 6:9).

Duke marrë parasysh gjithë këtë, është me rëndësi të posaçme për ne të dijmë se cili është emri i Perëndiut. A e di ti emrin përsonal të Perëndiut?

Cili është emri i Perëndiut?

Për habi, pjesës më të madhe të qindëra miliona pjesëtarëve të kishave të të ashtuquajturit krishterizëm me sa duket u është vështirë që të përgjigjen në këtë pyetje. Disa do të thonë se emri i Perëndiut është Jezu Krishti. Por, Jezui i është lutur ndokujt tjetër kur ka thënë: ”U kam shpallur emrin tënd njerëzve të cilët ti m’i ke dhënë nga bota“ (Gjoni 17:6). Ai i është lutur Perëndiut në qiell, sikur që i biri flet me babain e vet (Gjoni 17:1). Ka qenë ai emri i Atit të tij qiellor i cili është dashur të ”shenjtërohet“.

Por, shumë përkthime moderne të Biblës nuk e përmbajnë emrin e Perëndiut, ndërsa ai rradhë përdoret edhe në kisha. Prandaj, jo vetëm që është larg nga ”shenjtërimi“, por ai është humbur për shumë lexues të Biblës. Si shembull, se si përkthyesit e Biblës shiqojnë në emrin e Perëndiut, shqyrto vetëm një citat ku paraqitet ai: Psallmi 83:18. Ja se si ky citat është përkthyer në katër Bibla të ndryshme:

”Le të e dijnë se ti je të cilit i është emri Zot, i vetmi më i madhi mbi gjithë tokën“ (përkthimi i Biblës Daniçiq-Karaxhiç).

”Që të mësohen se ti, o i Përhershmi, je Perëndiu më i lartë mbi gjithë botën“ (përkthimi i ri i Biblës nga James Moffatti, nga viti 1922).

”Le të njohin: ti je të cilit i është emri Jahve, i vetmi i Larti mbi të gjithë tokën“ (përkthimi i shtëpisë botuese Stvarnost nga Zagrebi, nga viti 1969).

”Dhe le të e dijnë se vet je ti, të cilit i është emri Jehova, Më i Larti mbi gjithë tokën“ (përkthimi i Biblës nga dr. Luje Bakotiç, nga viti 1933).

Përse emri i Perëndiut duket aq i ndryshëm në këto versione të përmendura? A është emri i tij Zot, i Përhershmi, Jahve apo Jehova? Apo, janë të gjithë këta emra të pranueshëm?

Që të përgjigjemi në këtë, duhet të kujtohemi se Bibla nuk është shkruar burimisht në gjuhën shqipe. Shkrimtarët e Biblës kanë qenë hebrej dhe pjesën më të madhe të Shkrimeve e kanë shkruar në gjuhën hebreje dhe greke të ditëve të veta. Shumica nga ne nuk flet në këto gjuhë të vjetra. Prandaj, Bibla është përkthyer në gjuhë të numërta moderne, kështuqë mund t’i shfrytëzojmë këto përkthime kur dëshirojmë të e lexojmë Fjalën e Perëndiut.

Të krishterët kanë respekt të thellë ndaj Biblës dhe me të drejtë besojnë se ”i gjithë Shkrimi është i inspiruar nga Perëndiu“ (2. Timoteut 3:16). Prandaj, përkthimi i Biblës është përgjegjësi e madhe. Nëse ndokush me qëllim do të e ndryshoj apo lëshoj ndonjë pjesë të përmbajtjes së saj tërheq në vehte zemërimin e shënuar në këtë fjalë të frymëzuar. Në të tillët mund të aplikohet paralajmërimi: ”Nëse ndokush u shton këtyre gjërave, Perëndiu në të do të shtoj fatkeqësirat të cilat janë shkruar në këtë përgamen; dhe nëse ndonjëri merr diç nga fjalët e këtij përgameni profetëzues, Perëndiu do të merr pjesën e tij nga druri i jetës“ (Zbulesa 22:18, 19; shiqo Ligji i përtrirë 4:2).

Pjesa më e madhe e përkthyesve padyshim e nderojnë Biblën dhe sinqerisht dëshirojnë të e bëjnë të kuptueshme në këtë kohë moderne. Por, përkthyesit nuk janë të frymëzuar. Poashtu, pjesa më e madhe e tyre kanë mendime të forta në çështjet religjioze dhe kështu në ta mund të ndikojnë idetë dhe prirjet përsonale. Përveç kësaj, mund të bëjnë gabime njerëzore në të gjykuar.

Prandaj, kemi të drejtë t’i vëjmë disa pyetje shumë të rëndësishme: Cili është emri i vërtetë i Perëndiut? Përse përkthyesit e ndryshëm biblik i japin emra të ndryshëm Perëndiut? Derisa të gjejmë përgjegjën në këto pyetje do t’i kthehemi problemit tonë fillestarë: Përse lavdërimi i emrit të Perëndiut është kaq me rëndësi?

[Diçitura në faqen 4]

Engjujt, njerëzit, kafshët, sikur edhe yjet dhe gjërat tjera të pajetë, kanë emra. A do të ishte e përshtatshme që Krijuesi i të gjitha këtyre gjërave të jet i paemër?

[Diçitura në faqen 5]

Është e qartë se emri i Perëndiut për Jezuin ka qenë me rëndësi vendimtare, prandaj ai e ka përmendur atë vazhdimisht në lutjet e veta