«Jehovai është bërë Mbret!»
Kënga 33
«Jehovai është bërë Mbret!»
1. Ju njerëz Jah falënderoni,
shpallni veprat e tij, shpallni dit’ e nat’.
Thurini melodi Perëndis’ me gëzim
dhe vëreni mir’ gjithçka ka bër’.
(Kori)
2. Lavdin’ e tij bëni të njohur,
për shpëtimin që jep flitni ju çdo dit’.
Se Jah ësht’ madhështor, meriton shum’ lavdi,
mbi çdo perëndi nderim me frik’.
(Kori)
3. Jah ka merit’ për forcën tonë,
për vet’ Birin që dha e falënderojm’.
Para tij plot nderim ne përkulemi thell’
dhe me g’zim lavdi këndojm’ për të.
(KORI)
Qiejt le të gëzojn’, toka të ngazëlloj’,
se vet’ Jehovai ësht’ bërë Mbret!
Qiejt le të gëzojn’, toka të ngazëlloj’,
se vet’ Jehovai ësht’ bërë Mbret!