Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Jehovai, miku ynë më i mirë

Jehovai, miku ynë më i mirë

Kënga 76

Jehovai, miku ynë më i mirë

(Isaia 41:8)

1. Jah, Perëndia yn’ besnik

ësht’ miku më i mir’.

Tokën pajisi veç për ne,

na dha jet’ dhe shum’ hir.

Ndon’se dy prindërit e par’

lan’ udhën e drejt’sis’.

Jah ende mik bën çdo besnik

që i shërben Mbret’ris’.

2. Një burr’ besnik,

mik i Per’ndis’ qe Abrahami vet’.

Dhe kur nga Jah,

u vu në prov’ besnik qëndroi vërtet.

Besonte në ringjallje

ndaj u bind ai plot’sisht.

Dhe për k’të Jah e deshi shum’;

u lidh me të miq’sisht.

3. Më pas, i vetmi Bir i Jah

shum’ dashuri tregoi.

Për njer’zit jetën e tij dha,

k’shtu me Jah i pajtoi.

Djalli provoi ta largoj’

nga udh’ e besnik’ris’.

Por Krishti si një Bir besnik

iu bind veç Perëndis’.

4. Jo, nuk ka miq më të mëdhenj

se Jah dhe Krishti Mbret.

Për ne treguan dashuri

që t’kemi gjithmon’ jet’.

E dim’, miq’sia me k’të bot’

me Jah të bën armik.

Ndaj, miqësin’ ton’ t’ia provojm’

me një qëndrim besnik.