Lutja e falënderimit
Kënga 45
Lutja e falënderimit
1. O Jehova hirmadh, i denj’ ti je
për çdo lëvdim e nderim sot nga ne.
Vijmë te ti se çdo lutje dëgjon
dhe nën kujdesin tënd lëm’ veten ton’.
Gabimet tona, dob’sin’ ton’ zbulojn’,
vlerën e gjakut të Krishtit theksojn’.
Për shkeljet, falje kërkojm’ përulsisht.
Nga ti mësim duam ne vazhdimisht.
2. Ata që do të ftosh të lumtur jan’.
Brenda oborrit tënd mësim, drit’ kan’.
E shenjt’ shtëpia që ke Perëndi,
në të mir’si ndiejm’; të thurim lavdi.
Fuqia jote, o Jah, të ngjall frik’.
Kur të gjykosh do t’ket’ tmerr e panik.
Per’ndi i jetës, Mbret’rin’ ne lartojm’.
Do t’mbes’ përher’, ndaj atë predikojm’.
3. Kujdesi yt Jah ngado na rrethon.
Nga toka mbar’ adhurim meriton.
Me Mbretërin’ ti tregon mirësi;
do të thaj’ lotët, do zhduk’ çdo lig’si.
Vdekjen ajo përgjithnjë do shkat’rroj’
dhe çdo krijes’ do ta bëj’ të gëzoj’.
Sot triumfues me këng’ të lëvdojm’;
Mbret i lavdishëm të falënderojm’.