Paqja jonë
Kënga 159
Paqja jonë
1. Kush sot Djallit i takon,
paqe s’mund të ket’,
as kush krenari tregon
s’ka paqe në jet’.
Paqja me an’ t’Krishtit Mbret
vjen vetëm nga lart.
Mbi besnikët paqja zbret,
kjo sot shihet qart’.
2. Perëndin’ e paqes sot
me zell ta lëvdojm’,
se përçarje në k’të bot’
më s’do të shikojm’.
Princ’ i Paqes, Krishti Mbret,
shpejt do të veproj’
dhe kujt paqen do vërtet
paqen do t’i m’soj’.
3. Fjalën që vret kemi lën’;
porsi shpatë shpon.
Paqen n’zemër kemi shtën’;
lidhjen ton’ forcon’.
Që në paqe të vazhdojm’,
t’falim bujarisht.
Ne Jezuit i takojm’,
të veprojm’ miq’sisht’.
4. Paqen si fryt të drejt’sis’
le ta shfaqim qart’.
Është prov’ e mençuris’
që vjen veç nga lart.
Paqja qoftë në gjithçka
që bëjm’ e mendojm’!
Kur të vijë dit’ e Jah
të plot’ do ta g’zojm’.