T’i thurim melodi Jehovait!
Kënga 197
T’i thurim melodi Jehovait!
1. Për Jah ne thurim melodi,
me maturi veprojmë.
Sipas dekretit Bir’ i tij nis të sundoj’,
ndaj g’zojmë.
Për Jah lartojmë zërat tan’,
për ne shum’ ka menduar.
Hareshëm i këndojm’ lavdi,
të gjith’ në kor t’bashkuar.
Vet’ Krishtin Jah ka vën’ në fron,
mir’ kombet k’të ta din’.
Me zell njoftojm’ këtë sundim,
të njohur bëjm’ Mbret’rin’.
2. Shqet’sim, brengosje, pikëllim,
në kohën ton’ vërejmë.
Ngjason me dimrin kjo periudh’
ku shpesh trishtim ne ndiejmë.
Por Mbretërimi Mij’vjeçar
do heq të gjith’ lig’sinë.
Tër’ toka do të jet’ parajs’
e do lëvdoj’ Per’ndinë.
K’të koh’ të lumtur presim sot;
çdo gjë do jet’ e re.
Që ta arrijmë,
drejtësin’ sot ndjekim të gjith’ ne.
3. Jah vepra të fuqishme bën,
kombet shikojn’ dhe dridhen.
Sa shum’ kujdeset për ata që
pa frik’ pran’ tij mblidhen.
Ësht’ Mbreti i gjith’ tokës mbar’;
ç’bekime prej tij kemi.
Ndaj thurim melodi për të,
me zemër me të jemi.
Të dashur v’llezër, të gjith’ bashk’,
Jah t’i këndojm’ gjithmon’.
Mbi fron shum’ madhështor qëndron,
nderimi i takon.