Vendi i të rinjve në strukturën teokratike të Perëndisë
Kënga 183
Vendi i të rinjve në strukturën teokratike të Perëndisë
1. Në strukturën teokratike të Per’ndisë
çdo i ri e i moshuar ka një vend.
Janë ftuar të lëvdojnë Shum’ të Lartin,
ndaj me lajmin e mir’ gjith’secili rend.
E fuqishme ësht’ përgjigjja e të rinjve,
që jan’ të pandotur e të aft’ tregojn’.
Për Per’ndinë k’ta të rinj jan’ kaq të çmuar,
të moshuarit i shohin dhe gëzojn’.
2. Gjith’ të rinjtë që kan’ njohur Jehovain,
ç’koh’ e bukur dhe e lumtur që i pret!
Vetëm të mendosh se ç’do t’u sjell’ e ardhmja;
jetën në parajs’, që fund kurr’ s’do të ket’!
Ky sistem i lig ushtron presion nga çdo an’,
por ja, shum’ shpejt veçse pluhur do të jet’.
Ndaj le të luftojm’, mbi të të triumfojmë;
që të mbetemi besnik’ nuk ësht’ e leht’.
3. Sot të rinjtë tan’ gjejn’ shum’ miq të vërtetë
brenda popullit të shenjt’ të Perëndis’.
T’i tërheqim, pra, drejt gjërave ndërtu’se,
që të mbeten në udhën e shenjtëris’.
Kur probleme kan’ le të kërkojnë v’llez’rit,
zemrën le t’u hapin për çka i mundon.
Por më t’madhin mik ata kan’ Jehovain,
me mëshirë dhe arsye i trajton.
4. Bëjm’ pjes’ në kongregacionin e krishterë,
për të cilin Krishti vet’ ka shum’ kujdes.
Ndaj besnik’ sot le të zëm’ një vend përkrah tij,
gjith’ sa thuhet ta zbatojmë pa vones’.
Mos ta lëm’ kurr’ botën të na modelojë,
me t’vërtetën mendjen ton’ le të pastrojm’.
Besnik’risht, të gjith’, të rinj e të moshuar,
Perëndin’ ton’ pa pushim sot ta lëvdojm’!