Malavi
Malavi
MIRË SE VINI në këtë vend të ngrohtë në zemër të Afrikës! Me klimën e saj të mirë dhe me njerëzit miqësorë, Malavia është me të vërtetë një vend i ngrohtë që të tërheq shumë. Për shumë njerëz, veçanërisht tërheqës është mesazhi ngushëllues i së vërtetës biblike, i cili po predikohet nga më shumë se 40.000 Dëshmitarë të Perëndisë Jehova.
Megjithatë, jo shumë kohë më parë, këta shërbëtorë të përulur të Perëndisë hoqën shumë vuajtje. Në vend që t’u tregohej miqësi e ngrohtë nga fqinjët e tyre, ata iu nënshtruan nxehtësisë ekstreme të persekutimit, të tmerreve që të kujtojnë masakrat kundër judenjve dhe inkuizicionin e Mesjetës. Përshkrimi i asaj që përjetuan dhe i mënyrës se si rezistuan është një shembull i spikatur i integritetit përballë kundërshtimeve. Megjithatë, para se t’ju tregojmë historinë e tyre, hidhini një vështrim vendit.
Një vështrim mbi Malavinë
Ndonëse është një vend i vogël, Malavia krenohet me larminë e bukur të maleve, lumenjve dhe liqeneve. Mali Mëlanië në jug të vendit, është veçanërisht befasues. Që poshtë, nga rrethinat e ulëta, të gjelbëruara nga plantacionet e çajit, ai ngrihet madhështor në një lartësi prej 3.002 metrash, e cila e bën atë malin më të lartë në këtë pjesë të Afrikës. Megjithatë, gjëja tërheqëse më e njohur, ka të ngjarë të jetë liqeni Malavi, 580
kilometra i gjatë. Eksploruesi i famshëm Deivid Livingstoun e quajti «liqeni i yjeve», për shkak të mënyrës në të cilën dielli ndriçon mbi sipërfaqen e tij. Në të janë gjetur qindra lloje peshqish, thuhet, më shumë se në çdo liqen tjetër me ujë të ëmbël të botës.Afrueshmëria që karakterizon 11 milionë banorët e Malavisë të kënaq. Ata rrezatojnë buzëqeshje të përzemërta e të ngrohta dhe shfaqin dëshirë për të ndihmuar. E dukshme është edhe dashuria për Fjalën e Perëndisë. Bibla ka qenë në dispozicion për më shumë se njëqind vjet në gjuhët çiçeva, jau dhe tumbuka, që janë gjuhët kryesore të folura në Malavi. Pothuajse çdo familje ka të paktën një kopje të saj dhe shumë njerëz e lexojnë rregullisht. Shumica e banorëve të Malavisë janë të varfër në aspektin material, por duke pranuar ndihmën e ofruar nga Dëshmitarët e Jehovait, disa kanë gjetur një pasuri të madhe frymore brenda faqeve të Biblave të tyre.
Aktiviteti i Dëshmitarëve të Jehovait në Malavi e ka zanafillën në fillim të këtij shekulli. Ajo iu paraqit njerëzve të këtushëm në një mënyrë dramatike.
‘Si një zjarr i papritur që bie në bar’
Historia jonë fillon me Jozef Buth, një person me karakter interesant, por polemizues. Plot entuziazëm pasi kishte lexuar disa botime të Shoqatës Watch Tower, në 1906 ai u takua me C. T. Russell. E bindi vëllanë Russell në lidhje me nevojën për një përfaqësues të Shoqatës Watch Tower në Afrikën jugore. Meqë Jozef Buth kishte punuar më parë në Malavi ose Niaslandë siç quhej atëherë, u duk se mund të bënte një shërbim të vlefshëm. Por vëllai Russell nuk ishte në dijeni të reputacionit të keq që kishte ky njeri në këtë pjesë të botës. Ai ishte njohur si një njeri, të cilin më vonë një shkrimtar e përshkroi si «person që, në kuptimin fetar, udhëton me makina të rastit», duke i shfrytëzuar caktimet e të ashtuquajturit krishterim njëri
pas tjetrit për të arritur qëllimet e tij. Si rezultat, Buth nuk shihej me sy të mirë nga autoritetet lokale dhe madje as nuk ishte më i mirëpritur në Malavi. Megjithatë, «ky person që udhëton me makina të rastit», me përvojë, edhe një herë ia doli me sukses të gjente një makinë.Duke e ditur se nuk mund të shkonte drejtpërdrejt në Malavi, Buth u vendos fillimisht në Afrikën e Jugut. Aty takoi rastësisht Eliot Kamauanën, një shok i vjetër nga Malavia. S’kaloi shumë dhe Buth e udhëzoi këtë të ri që të kthehej në vendin e tij. Me t’u kthyer, në vitin 1908, Eliot Kamauana filloi një fushatë predikimi publik, duke e bazuar siç deshi mesazhin e tij në disa nga botimet e Shoqatës Watch Tower. Mekofi Ngulu, një plak që vdiq besnik disa vjet më parë, e pati kontaktin e parë me të vërtetën në atë kohë. Ai e përshkroi predikimin e Kamauanës si ‘një zjarr të papritur që bie në bar’. Efektet e predikimit të Kamauanës, me pagëzimet në mjedise të hapura, që bënin përshtypje, në të vërtetë u përhapën shumë shpejt në gjithë Malavinë, si një zjarr i rënë në pyll. Mijëra njerëz reaguan pozitivisht dhe shpejt u formuan shumë kongregacione.
Megjithatë, as Buth e as Kamauana nuk kishin dalë nga «Babilonia e Madhe». (Zbul. 17:5; 18:4) Qëllimet e tyre, në të vërtetë ishin të motivuara politikisht. S’kaloi shumë dhe metodat e dyshimta të predikimit të Eliot Kamauanës u ranë në sy për keq autoriteteve qeveritare në Malavi. Shpejt ai u dëbua në Sejshel. Aty nga viti 1910, edhe Jozef Buth ishte transferuar dhe kishte përfunduar aq larg sa s’kishte më asnjë lidhje me Shoqatën Watch Tower. Mjerisht, këta dy burra më shumë prishën sesa ndreqën, por kishte një aspekt kompensues: Shumë botime që përmbanin të vërtetën e Biblës ishin shpërndarë në të gjithë vendin. Gjatë pak viteve që pasuan, personat me zemër të sinqertë si Mekofi Ngulu, iu përgjigjën pozitivisht asaj që lexuan.
‘Lëvizjet Watch Tower’ shkaktojnë pështjellim
Pas këtij fillimi të pakënaqshëm në Malavi, Shoqata dërgoi Uilliam Xhonston, një vëlla mjaft i kualifikuar nga Glasgou i Skocisë, për të parë situatën. Ai pa se ishin formuar shumë të ashtuquajtura kongregacione, por që për të vërtetën biblike kishin një kuptueshmëri shumë të kufizuar. Megjithatë, kishte disa kërkues të sinqertë të së vërtetës. Prej këtyre, përpara se të shkonte në Afrikën e Jugut, vëllai Xhonston stërviti disa burra lokalë që të merrnin drejtimin. Më pas, kaloi një kohë shumë e gjatë deri në momentin kur vëmendja u drejtua përsëri nga vepra në Malavi. U zhvillua një pështjellim i tmerrshëm. Kjo shkaktoi probleme për Studentët e Biblës, siç njiheshin atëherë Dëshmitarët e Jehovait, dhe vuri në provë besimin e tyre.
Në imitim të stilit karizmatik të Eliot Kamauanës, dolën shumë lëvizje që përzien disa të vërteta biblike me doktrinat e rreme dhe praktikat jobiblike. Meqenëse këto lëvizje përdorën deri në njëfarë mase botimet Watch Tower, shpesh përfshinë në emrin e tyre fjalët Watch Tower. Kjo shkaktoi probleme për ata pak vëllezër të sinqertë që ishin në vend. Pa mbikëqyrjen e duhur dhe pa ushqimin e nevojshëm frymor, është i jashtëzakonshëm fakti që aktiviteti i këtyre vëllezërve të sinqertë nuk u shua plotësisht. Megjithatë, ata vazhduan të mblidheshin së bashku dhe t’u dëshmonin të tjerëve e u përpoqën të ecnin në gjurmët e Jezuit.—1. Pjet. 2:21.
Udhëheqësit fetarë lokalë e shfrytëzuan situatën dhe shpifën kundër Studentëve të Biblës, duke i identifikuar në mënyrë të rreme me lëvizjet që kishin adoptuar pandershmërisht emrin Watch Tower. Megjithatë, me kalimin e kohës, ndryshimi midis këtyre sekteve lokale dhe vëllezërve tanë u bë fare i dukshëm. Në vitin 1920, i nxitur nga raportet shqetësuese të dërguara nga anëtarët e klerit të të ashtuquajturit krishterim, shefi i policisë bëri një hetim. I veshur ndryshe, ai mori pjesë personalisht
në disa mbledhje të Studentëve të Biblës. Reagimi i tij? Neveri ndaj gënjeshtrave të liga që qarkullonin në lidhje me ta. Megjithatë, pështjellimi i shkaktuar nga «lëvizjet Watch Tower» të rreme vazhdoi për shumë vjet.Organizimi i veprës
Në vitin 1925 Shoqata e drejtoi edhe një herë vëmendjen nga Malavia. Xhon Hadson kaloi atje 15 muaj, duke mbajtur fjalime nëpër kongregacione. Ai u përpoq t’i ndihmonte vëllezërit që të kuptonin rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve me Shoqatën Watch Tower, e cila po përdorej nga «skllavi i besueshëm dhe i matur», si dhe rëndësinë e pranimit të drejtimit e të udhëzimeve të saj.—Mat. 24:45-47.
Greshëm Kuazizira nga Nçeu ishte njëri prej atyre që nxorën dobi nga vizita e vëllait Hadson në Malavi. Në po atë vit që vëllai Hadson shkoi në Malavi, Greshëm u pagëzua. Menjëherë ai u vu përballë një sprove të rëndë. Me nxitjen e klerikëve të kishës ku bënte pjesë më parë, u akuzua për përhapje mësimesh subversive. Si rezultat u vendos nën arrest. Çfarë do të bënte? A do ta shtynte frika të hiqte dorë nga besimi i tij? Një muaj më vonë, pas
hetimeve të autoriteteve provinciale, vëllait Kuazizira iu hoqën akuzat dhe u lirua. Megjithatë, rëndësi shumë më të madhe kishte fakti që ai vendosi të ishte besnik ndaj Jehovait dhe ndaj organizatës së tij. Jehovai mund t’i përdorte njerëzit që shfaqnin një frymë të tillë. Pas një viti shërbimi në Mozambik, vetë vëllai Kuazizira gëzoi shumë privilegje, ndërsa merrte pjesë në përhapjen e lajmit të mirë dhe në ndërtimin e kongregacioneve në Malavi. (Shiko Kulla e Rojës, 1 nëntor 1972, anglisht)Vizita e vëllait Hadson doli një nxitje e vërtetë për Mekofi Ngulun dhe për Xhunior Pirin. Më vonë, këta dy vëllezër u transferuan në Afrikën e Jugut, ku shërbyen të dy me besnikëri për shumë vjet. Edhe Riçard Kalinde nxori dobi nga shoqërimi me Xhon Hadson. Përpara se të largohej nga vendi, vëllai Hadson mori masa që vëllai Kalinde të mbikëqyrte predikimin e lajmit të mirë deri në ardhjen e një ndihme të mëtejshme.
Por jo të gjithë ishin të gëzuar për vizitën e vëllait Hadson. Vëllai Ngulu përshkroi reagimet e këtyre personave. «Nuk do të marrim mësime nga njerëz prej Kejptaunit,—thoshin ata.—Do të bëjmë atë që neve na duket e drejtë.» Duke mos dashur të pranonin drejtimin e Shoqatës, këta individë ngritën «lëvizjet Watch Tower» të tyre. Nga ana tjetër, ata që ishin kërkues të sinqertë të së vërtetës treguan një frymë më të përulur. Ata mbajtën lidhje me Shoqatën në Afrikën e Jugut dhe treguan çmueshmëri për udhëzimet dhe drejtimin e siguruar përmes atij kanali. Shpejt, për degën u bë e dukshme se kjo bërthamë e vogël me të interesuar të sinqertë kishte nevojë për më shumë ndihmë.
Një përfaqësues i përhershëm në vend
Një ngjarje entuziazmuese në historinë e Dëshmitarëve të Jehovait në Malavi ndodhi në vitin 1933. U kërkua që Shoqata Watch Tower Bible and Tract të kishte një përfaqësues të përhershëm
në vend. Guvernatori tha se «e mirëpriste një gjë të tillë» dhe e aprovoi kërkesën. Më në fund mund të merreshin masa që predikimi i lajmit të mirë në Malavi të kryhej mbi një bazë më të qëndrueshme. Për këtë arsye, nën drejtimin e degës së Afrikës së Jugut, në maj të vitit 1934, u ngrit një depo literature dhe një zyrë, me Bert Meklakin si mbikëqyrës të veprës.I pagëzuar në vitin 1930, vëllai Meklaki ishte akoma fare i ri në të vërtetën. Por ai ishte treguar një pionier shumë i efektshëm në caktimet e tij të mëparshme në Madagaskar dhe Mauriki. Kur mbërriti në Malavi, ai mori një godinë të vogël me dy dhoma në kryeqytetin Zomba në jug të vendit. Një dhomë u përdor si depo literature dhe zyrë, ndërsa tjetra për fjetje. Vëllai Meklaki, që në atë kohë ishte beqar, e përshkroi këtë caktim të ri si një caktim të vetmuar, «që sillte një përgjegjësi më të madhe se kurrë më parë».
Një ndihmë e madhe për të ishte Riçard Kalinde që iu bë një shok i ngushtë. Në radhë të parë, detyra kryesore ishte largimi i pështjellimit që preku vëllezërit si rezultat i ekzistencës së «lëvizjeve Watch Tower» të rreme. Kjo nuk doli aq e vështirë sa pritej. Pikësëpari, shumica e zyrtarëve pranuan që sektet vendase nuk kishin të bënin fare me Shoqatën e vërtetë Watch Tower. Veç kësaj, zyra në Afrikën e Jugut i kishte dhënë Bert Meklakit udhëzime të qarta për trajtimin e situatës. Duke i ndjekur ato deri në fund, ai i vizitoi grupet njërin pas tjetrit, në të gjitha pjesët e Malavisë, bashkë me vëllanë Kalinde që shërbente si përkthyesi i tij. Këto vizita nëpër kongregacione i ndihmuan shumë persona që të mos i përkrahnin më «lëvizjet Watch Tower» të rreme dhe udhëheqësit e tyre.
Bekimi i Jehovait ishte i dukshëm. Më në fund po formohej një organizatë teokratike e fortë. Gjithashtu, për herë të parë u mblodhën raportet e shërbimit. Në vitin 1934, këto raporte treguan një mesatare prej 28 lajmëtarësh.
Caktim i ri në depon e Zombës
Pasi shërbeu afërsisht për një vit në Malavi, Bert Meklaki u thirr përsëri në Afrikën e Jugut. Më pas, ai shërbeu besnikërisht në shërbim të Jehovait në pjesë të tjera të Afrikës Jugore për më shumë se 60 vjet, derisa vdiq në vitin 1995. Në Malavi e zëvendësoi një pjesëtar tjetër i familjes Meklaki, vëllai i tij Bill.
Para kësaj, Bill Meklaki shërbente si pionier në Afrikën e Jugut, ndonëse nuk ishte pagëzuar ende. Xhorxh Filips, shërbëtori i degës në Afrikën e Jugut, e pyeti Billin nëse do t’i pëlqente të merrte një caktim në Malavi. Pasi pranoi, atij iu tha: «Sigurisht, përpara duhet të pagëzohesh.» Billi u pagëzua dhe mbërriti në depon e Zombës në mars të vitit 1935. Ishte 26 vjeç. Ky vëlla besnik e provoi integritetin e tij në Malavi përballë shumë kundërshtimeve, derisa u dëbua në vitin 1972.
Si ishin ato ditë të hershme? Bill Meklaki, i cili në vitin 1998 ishte 89 vjeç dhe jetonte në Afrikën e Jugut me familjen e tij, i kujtonte ende ambientet e ngushta të asaj depoje në Zomba. Ai thoshte: «Dhoma e gjumit nuk ishte më e gjerë se një oxhak [1,4 m]. Ishte një ambient mjaft mbytës, prandaj zakonisht i mbaja dritaret hapur gjatë natës, derisa një natë, një polic futi kokën brenda dhe më tha: ‘Buana [Zotëri], do të bëje mirë t’i mbyllje këto dritare. Gjatë natës enden leopardë nëpër këto rrugë.’ Kështu që i mbylla.»
Pavarësisht nga kushtet e vështira, pasja e depos në kryeqytet doli shumë e favorshme. Duke i pasur afër zyrat e qeverisë dhe rajonet e policisë, vëllai Meklaki ishte në gjendje t’i përgjigjej menjëherë çdo akuze të bërë ndaj Shoqatës si rezultat i ngatërrimit të vazhdueshëm të Dëshmitarëve të Jehovait me «lëvizjet Watch Tower» të rreme. Siç kishte bërë vëllai i tij më parë, Bill Meklaki punoi me durim me zyrtarët për të sqaruar çdo keqkuptim. Dëshmitarët e Jehovait arritën të kenë një reputacion të mirë.
Pastrimi i organizatës
Bill Meklaki punoi shumë me vëllezërit për të ndërtuar çmueshmërinë për standardet e Jehovait siç paraqiten në Bibël. Kjo përfshinte ndihmën e dhënë vëllezërve për të kuptuar se praktika të tilla jobiblike, si imoraliteti seksual, spiritizmi dhe përdorimi i gabuar i alkoolit, nuk kanë vend në jetën e Dëshmitarëve të Jehovait. (1. Kor. 6:9, 10; Zbul. 22:15) Një ndihmë që s’ka të çmuar në këtë drejtim, dha Greshëm Kuazizira. [Ai shërbeu në një masë të madhe në veprën udhëtuese, sidomos në veri të vendit.] Vëllai Meklaki e përshkroi atë si një «person të pjekur e të ndershëm». Vëllai Kuazizira u bë i njohur për mbështetjen me besnikëri të standardeve të drejta të Perëndisë në çdo kohë. Sa herë që ndeshte persona të përfshirë në sjellje imorale, ndërkohë që pohonin se i shërbenin Jehovait, vëllai Kuazizira u kundërvihej me guxim. Nëse e pranonin se kishin një sjellje jo të krishterë, ai u merrte botimet, duke u thënë se nuk ishin Dëshmitarë të vërtetë të Jehovait. Gjithashtu, ua ndalonte të merrnin pjesë akoma në shërbimin në fushë. Shumë e pastruan jetën e tyre si rezultat i këtij veprimi të vendosur. Ishte vëllai Kuazizira ai që me trishtim raportoi se Riçard Kalinde kishte ndërmarrë praktika që nuk përputheshin me mënyrën e krishterë të jetesës. Si rrjedhim, ky vëlla dikur i zellshëm nuk mund të përdorej më për të përfaqësuar organizatën e pastër të Jehovait.
Për shkak të këtij qëndrimi të patundur në lidhje me standardet e larta morale të Biblës, Dëshmitarët e Jehovait u njohën si njerëz me integritet. Shpesh kjo doli një mbrojtje për ta.
Bekimi i Jehovait mbi një organizatë të pastër u bë i dukshëm ndërsa numri i atyre që e lavdëronin aktivisht u rrit. Në vitin 1943, mesatarja mujore e lajmëtarëve ishte 2.464, të cilët bënin pjesë në 144 kongregacione: një rritje e shkëlqyer në krahasim me vetëm 28 lajmëtarë që ishin dhjetë vjet më parë.
Zgjojnë Malavinë
Gjatë vitit 1944, shprehja «Bota e Re», që përdorej shpesh në botimet Watch Tower, tingëllonte shumë tërheqëse për popullsinë e Malavisë. Siç shpjegohej në ato botime, ajo i referohej sistemit të ri të gjërave që do të sillte Jehovai, një shoqërie të re njerëzore të sunduar nga Mbretëria qiellore e Perëndisë në duart e Jezu Krishtit. (Dan. 7:13, 14; 2. Pjet. 3:13) Ato botime tregonin nga Bibla se në botën e re toka do të bëhet një parajsë, njerëzit do të jetojnë në paqe me kafshët, luftërat do të pushojnë, bollëku i tokës do të jetë në dispozicion për të gjithë, sëmundjet dhe vdekja nuk do të ekzistojnë më, madje edhe të vdekurit do të ringjallen dhe do t’u jepet mundësia për të jetuar përgjithmonë.—Psal. 67:5, 6; Isa. 2:4; 11:6-9; Luka 23:43; Gjoni 5:28, 29; Zbul. 21:3, 4.
Një vëlla, ndërsa mbante një fjalim mbi këtë temë, duke folur pak popullorçe e shpjegoi atë në këtë mënyrë: «Kur Adami
mëkatoi, nuk i lindi asnjë fëmijë në kopsht; të gjithë lindën në ‘pyllin me driza’ dhe ne, o miq, jemi ende në këtë ‘pyll me driza’. Nuk jemi kthyer akoma në kopsht. Por tani është afër koha kur do ta lëmë këtë botë matekenia (plesht) për të hyrë në botën e re, me themele të forta të Jehovait.»Fjalimet mbi botën e re të Perëndisë bënë kaq shumë përshtypje saqë në një pjesë të vendit, një turmë njerëzish të interesuar i ndiqnin pas vëllezërit në çdo vend, duke dëgjuar me etje premtimet e Biblës mbi Parajsën. Në një zonë tjetër, një numër klerikësh lokalë, pasi kishin dëgjuar një fjalim mbi botën e re, u prekën kaq shumë nga ajo që mësuan saqë shkuan si grup te një misionar evropian dhe i thanë: «Përse na i keni mbajtur të fshehura këto gjëra? Sot shohim të rinj e të reja që vizitojnë njerëzit e u thonë gjërat më të mrekullueshme që kanë dëgjuar ndonjëherë, ndërsa ju na keni dhënë për të predikuar doktrina që kanë dalë të rreme!»
Në vitin 1946, numri i lajmëtarëve të Mbretërisë në Malavi e kaloi shifrën 3.000 dhe kështu vëllezërit me të vërtetë po e zgjonin vendin.
Natyrisht, jo të gjithë ishin të kënaqur për mesazhin e botës së re të Perëndisë. Më parë, qeveria e kishte ndaluar importimin e botimeve Watch Tower, që flisnin për atë botë të re. Por kjo pati pak ndikim, pasi tashmë ekzistonte një sasi e konsiderueshme literature në vend. Tani, në përpjekje për të ulur ndikimin e aktivitetit të Dëshmitarëve të Jehovait, disa klerikë u përpoqën të imitonin shprehjet dhe metodat e Dëshmitarëve. «Edhe ne e predikojmë botën e re»,—pohonin ata. Disa u përpoqën madje të bënin rivizita tek anëtarët e tyre, por brenda pak javësh u dorëzuan.
Gjithashtu, udhëheqësit fetarë u përpoqën t’i bindnin të parët e fshatrave të mos pranonin që Dëshmitarët e Jehovait të predikonin në zonat e tyre. Përpara se të mbahej një fjalim në
një fshat, ishte zakon të kërkohej leje nga i pari i fshatit. Por nëse i pari i fshatit ishte ndikuar nga udhëheqësit fetarë lokalë, nuk mund të mbahej asnjë mbledhje publike.Megjithatë, shumë kryetarë fshatrash i pritën ngrohtësisht Dëshmitarët e Jehovait. Shpesh, vëllezërit morën ftesa për të shkuar e për të mbajtur fjalime. Një kryetar fshati dëgjoi një fjalim të tillë në një provincë të vogël të quajtur Lizulu, ku mësoi gjendjen e vërtetë të të vdekurve. (Ekl. 9:5; Ezek. 18:4) Pak pas kësaj, ai mori pjesë në një ceremoni mortore të drejtuar nga disa udhëheqës fetarë. Auditorit iu tha se fëmija që kishte vdekur, «tani ishte një engjëll në qiell». Kryetari i moshuar murmuriti, u ngrit me vrull, u kthye nga i pari i tij dhe kërkoi pak burnot. Pastaj e thithi fort dhe iku nga ceremonia duke thënë: «Posi ore! Në Lizulu e dëgjuam se ku janë të vdekurit. Këto janë të gjitha gënjeshtra!»
Një vizitë e veçantë
Në janar të vitit 1948 ndodhi një ngjarje shumë e veçantë, kur N. H. Knorr dhe M. G. Henschel, nga Selia Botërore e Shoqatës në Bruklin, Nju Jork, vizituan Malavinë. Kjo ishte vizita e parë e bërë ndonjëherë nga vëllezërit e selisë botërore. U organizua një mbledhje në Blantair Taun Holl për evropianët dhe indianët që jetonin në qytet. Duke marrë parasysh se në atë kohë, në Blantair jetonin vetëm 250 evropianë, pjesëmarrja prej 40 vetash në fjalimin publik ishte inkurajuese. Ditën tjetër, vëllezërit vizitues morën pjesë në një asamble të mbajtur në ambient të hapur për vëllezërit afrikanë. Bill Meklaki, i cili në atë kohë e fliste rrjedhshëm gjuhën çiçeva, shërbeu si përkthyes. Për fjalimin publik pasdite, pati një pjesëmarrje prej 6.000 vetash. Meqenëse nuk kishte pajisje përforcuese, vëllezërve në program iu desh të flisnin me zë të lartë, në mënyrë që të dëgjonin të gjithë. Në një moment, një shi i madh e ndërpreu fjalimin dhe publiku filloi të shpërndahej
nëpër strehët e pemëve apo të shtëpive përreth. Por Dëshmitarët qëndruan dhe vëllai Knorr e mbylli fjalimin, ndërsa mbante një çadër mbi kokë. Vetë fakti që ky mzungu (njeri i bardhë) qëndroi në shi për të mbaruar fjalimin që po i mbante një auditori afrikan, tregoi se Dëshmitarët e Jehovait janë vërtet të interesuar për mirëqenien e tyre, sepse evropianët lokalë nuk do ta kishin bërë kurrë këtë.Vizita e vëllezërve Knorr dhe Henschel i dha një shtysë të jashtëzakonshme veprës. Atë vit, pra në 1948-n, numri i lajmëtarëve e kaloi shifrën 5.600 dhe të tjerë po u bashkoheshin radhëve shumë shpejt. Në disa vende ishte e vështirë të gjeje territor të mjaftueshëm për të dëshmuar!
Fillon veprimtaria e degës
Ndërkohë, depoja e Shoqatës ishte transferuar nga Zomba në Blantair, qendra tregtare e vendit që gjendej më në jug. Më vonë, më 1 shtator 1948, pasi aktiviteti i Dëshmitarëve të Jehovait në Malavi kishte qenë për shumë vjet nën mbikëqyrjen e degës së Afrikës së Jugut, u ngrit një Zyrë Dege në Malavi, me Bill Meklakin si shërbëtor i parë i degës. Kujdesja për nevojat në fushë, në Malavi, tani mund të bëhej drejtpërdrejt nën mbikëqyrjen e Selisë Botërore.
Në atë kohë kishte disa vëllezër të pjekur e me përvojë që mund të shërbenin si mbikëqyrës qarkorë për të vizituar kongregacionet, me qëllim që të forconin vëllezërit. Asambletë qarkore mbaheshin dy herë në vit dhe Greshëm Kuazizira shërbente si shërbëtor krahinor për gjithë vendin. Edhe Bill Meklaki ishte shumë i zënë në zyrë dhe shpesh punonte me makinën e tij të shkrimit deri në orët e para të mëngjesit.
Ende kishte shumë për të bërë dhe nevojitej akoma ndihmë. Prandaj, Piter Braidëll dhe Fred Smedli, të diplomuar në shkollën për misionarë të Galaadit, u pritën ngrohtësisht kur
mbërritën në vitin 1949. Këta dhe të diplomuar të tjerë të Galaadit i dhanë shërbëtorit të mbingarkuar të degës, ndihmën aq të nevojshme. Tani ishte e mundur t’i kushtohej më shumë vëmendje mënyrës se si po funksiononin kongregacionet dhe asambletë.«Nuk do t’ia dal kurrë mbanë!»
Transferimi në Malavi, sidomos në atë kohë, mund të ishte një ndryshim i frikshëm për dikë nga Evropa ose nga Amerika Veriore. Nuk ekzistonte asnjë nga komoditetet me të cilat një person mund të ishte mësuar më parë. Asnjë pajisje elektrike nuk mund të gjendej në pyllin afrikan. Ajo që një vendas mund ta konsideronte si pjesë normale të jetës, mund të ishte tensionuese për një të huaj. Si mund të përshtatej një misionar i ri?
Duke kujtuar përshtypjet e para kur mbërriti në Malavi, pas një udhëtimi të lodhshëm me tren nga porti i Beirës në Mozambik, Piter Braidëll thotë: «Kur më në fund mbërritëm në lumin Shir, sapo po binte nata. Përreth fluturonin brumbuj
të mëdhenj. Ata u mblodhën rreth llambave dhe i mbuluan plotësisht. Njërit i ishin mbledhur rreth qafës dhe i zvarriteshin jashtë dhe brenda rrobave. I thashë Jehovait: ‘Nuk mund ta duroj këtë. Kjo do të jetë tepër e vështirë për mua. Nuk do t’ia dalë kurrë mbanë!’ Pastaj kaluam lumin dhe shkuam drejt trenit, i cili ishte në stacion. Dritat e tij ishin shumë, shumë të zbehta. Shpejt e kuptova se përse: që të mos hynin ato insekte brenda. Na shërbyen ushqimin, që filloi me një supë. Dritat ishin kaq të zbehta, saqë mezi mund ta shikonim personin në anën tjetër të tavolinës. Ndërsa hanim supën, e thithnim përmes dhëmbëve për të mos kaluar insektet dhe i thashë Jehovait: ‘Të lutem, mendoj se është tepër e vështirë për mua këtë herë. Nuk do t’ia dal mbanë!’»Në një udhëtim të mëvonshëm për në të njëjtën zonë, vëllai Braidëll e pati të vështirë të mbante një fjalim publik. Pse? Ai shpjegon: «Mushkonjat ishin të paimagjinueshme. Kur mbajta fjalim një mbrëmje, i futa pantallonat brenda çorapeve. Mbi kokë kisha një peshqir me anët të futura në këmishë. Rreth mëngëve kisha vënë llastik, kështu që më dukej vetëm fytyra dhe duart. Fjalimin po e mbaja me ndihmën e një përkthyesi. Pas çdo fjalie largoja mushkonjat nga fytyra. Pastaj i fshija duart dhe fytyrën përsëri. Sapo mbaronte përkthyesi, thoja një fjali tjetër dhe bëja të njëjtën gjë përsëri.»
Pavarësisht nga këto situata, Piter Braidëll dhe të tjerë si ai, ia dolën mbanë me ndihmën e Jehovait. Shumica e misionarëve që u caktuan në Malavi shërbyen besnikërisht për shumë vjet. Përpjekjet e tyre me gjithë shpirt i sollën territorit të Malavisë shumë bekime.
Më shumë vëllezër lokalë të pjekur
Ndërkohë, më shumë vëllezër lokalë po përparonin drejt pjekurisë së krishterë. Edhe këta vëllezër nxorën dobi nga shoqërimi me misionarët. Një nga këta ishte Aleksandër
Mafambana ose Aleksi, siç e quanin shpesh. Aleksi ishte një individ shumë i aftë. Ai kishte lindur në Mozambik, ishte i biri i një kryetari dhe do të trashëgonte pozitën e të atit si kryetar. Por pas transferimit në Afrikën e Jugut, Aleksi ra në kontakt me Dëshmitarët e Jehovait dhe fitoi një njohuri të saktë të së vërtetës biblike. Ai arriti në përfundimin se bërja e asaj që pritej nga një kryetar do të kërkonte rënien në kompromis me parimet e krishtere. Për të shmangur problemet, ai vendosi të transferohej në Malavi. S’kaloi shumë dhe vëllai Mafambana u bë një pionier e në vitin 1952 filloi të ndihmojë në Zyrën e Degës në Blantair. Njohuria e tij në disa gjuhë ishte veçanërisht e dobishme në përpunimin e letrave që vinin nga fusha. Në vitet 1958-1959 ai pati mundësinë të merrte pjesë në shkollën për misionarë të Galaadit dhe u diplomua në klasën ku bënin pjesë Xhek e Linda Johanson, të cilët u caktuan, gjithashtu, në Malavi.Një vëlla tjetër që e mësoi të vërtetën në Afrikën e Jugut ishte Keneth Çimbaza. Pasi u pagëzua atje në vitin 1942, ai u kthye në Malavi. S’kaloi shumë kohë para se vëllai Çimbaza të jepte prova se po zhvillonte cilësitë e një të krishteri të pjekur. Pasi shërbeu për njëfarë kohe si pionier, ai shërbeu gjerësisht si mbikëqyrës udhëtues. Disa nga misionarët që mbërritën më vonë, patën kënaqësinë të punonin me vëllanë Çimbaza dhe me gruan e tij, Elis, si dhe me djalin e tyre të vogël, Maimba. Në këtë mënyrë ata u prezantuan me jetën në Malavi.
Vërtet, vëllezër të tillë të pjekur provuan se ishin ‘dhurata të çmuara në njerëz’.—Efes. 4:8.
Misionarët i kontribuojnë rritjes
Misionarët që shërbyen besnikërisht në Malavi kujtohen akoma me dashuri, sidomos nga ata që kanë një kohë të gjatë në të vërtetën e që patën rast të punonin me ta në ato ditë. Disa nga këta misionarë e kuptuan se caktimi i ri kërkonte prej tyre
bërjen e ndryshimeve të mëdha në mënyrën e tyre të jetesës, por dashuria i shtyu që t’i bënin.Malkëm Vaigo erdhi si beqar në vitin 1957. Pas darkës së natës së parë në zyrën e degës, ai me padurim kërkoi të dinte se cili do të ishte caktimi i tij. Loni Neil, një i diplomuar i Galaadit që kishte ardhur një vit më parë dhe që ishte shërbëtori i degës në atë kohë, e informoi se do të caktohej në veprën udhëtuese. Pas një kursi gjuhe ose një periudhe ambientimi? Jo, në atë kohë nuk ekzistonin masa të tilla. Do të fillonte pikërisht ditën tjetër!
Misionarët e caktuar në veprën udhëtuese shpejt mësuan se përveçse t’u shërbenin kongregacioneve, nëse do të ngisnin një makinë, duhej të ishin edhe mekanikë. Gjithashtu, kuptuan se shpesh rrugët ishin thjesht shtigje të zbehta nëpër pyll. Sigurisht, vëllezërit lokalë i vlerësuan përpjekjet e tyre dhe bënë aq sa mundën për t’ua bërë më të lehtë jetën. Zakonisht, ndërtonin një shtëpi dhe një banjë të mbuluar me bar për t’u përdorur nga mbikëqyrësi dhe nëse ishte i martuar, edhe nga gruaja e tij. Por për motrat që udhëtonin me burrat e tyre, zhurmat e frikshme të natës mund të ishin veçanërisht tmerruese! U desh njëfarë kohe për t’u mësuar me «të qeshurën» drithëruese të hienave dhe me «orkestrën» e zhurmave prej larmisë së madhe të insekteve.
Xhek Johanson kujton se të organizoje një kongres në pyll ishte një sfidë goxha e madhe. Pikësëpari, vendi ishte bosh dhe si pasojë, në shumicën e rasteve çdo gjë ndërtohej me materiale
të gjetura tamam atje në pyll. Por vëllezërit dhe motrat, të rinj e të vjetër, ishin të lumtur të ofronin ndihmën e tyre. Në një kongres pranë malit Mëlanië, një vëlla i moshuar me një fytyrë që rrezatonte lumturi iu afrua vëllait Johanson, duke thënë: «Edhe unë dua të ndihmoj në këtë punë.» Kjo nuk u duk ndonjë gjë e pazakontë. Por më vonë vëllai Johanson mësoi se vëllai kishte ecur pothuajse për një muaj, duke përshkuar 800 kilometra deri në vendin e asamblesë dhe gjëja e parë që bëri me të mbërritur ishte të ndihmonte vullnetarisht në ngritjen e ambienteve të kongresit! Me një frymë të tillë të gatshme, vëllezërit dhe motrat e shndërruan pyllin në një «stadium» me 6.000 vende për t’u ulur!Misionarët kontribuan drejt përmirësimit të organizimit të kongregacioneve dhe qarqeve në Malavi. Vëllezër të tillë si Hal Bentli, Edi Doubart, Kit Itën, Herold Gai, Xhek Johanson, Rod Sharp dhe Malkëm Vaigo punuan si mbikëqyrës krahinorë. Dëshmitarët lokalë reaguan mirë ndaj këshillave dhe drejtimit të dashur që morën. Si rezultat, mbledhjet e kongregacionit dhe predikimi i mesazhit të Mbretërisë u organizuan më mirë. Në të njëjtën kohë, vëllezërit dhe motrat po stabilizoheshin në të vërtetën, duke u përgatitur kështu për kundërshtimet që i pritnin.
Evropianët marrin dëshmi
Disa prej misionarëve së fundi u caktuan për të punuar në zyrën e degës, ku edhe atje vazhduan të ishin mjaft të zënë. Kjo u dha mundësi disa prej grave të tyre që të dëshmonin në pjesën evropianë të zonës në Blantair dhe Zomba. Filis Braidëll, Linda Johanson, Linda Luis Vaigo, Ana Itën e të tjera, bënë një punë shumë të mirë në këtë territor. Disa herë, evropianët kishin paragjykime kundër veprës sonë, shpesh për shkak të ngatërrimit të vazhdueshëm me «lëvizjet e Watch Tower-it». Por, këto motra i shfrytëzuan mirë mundësitë për t’i ndrequr çështjet dhe për t’u folur atyre mbi Mbretërinë e Perëndisë.
Shumica e evropianëve dhe e aziatikëve në Malavi ishin vetë pronarë të bizneseve të tyre ose kishin punë fitimprurëse me kontratë. Në përgjithësi, ishin të kënaqur me kushtet e tyre të jetës. Megjithatë, disa evropianë dhe vendas që flitnin anglisht, iu përgjigjën në mënyrë të favorshme të vërtetës. Disa u pagëzuan; njëri prej tyre në një vaskë në Bethel.
«Një shkëmbim inkurajimi»
Ndërsa misionarët kalonin kohë me vëllezërit dhe motrat e zonës, midis tyre u zhvillua një harmoni e vërtetë raciale. Kjo gjë u shpreh mirë në një letër që Aleks Mafambana u shkroi disa prej miqve të tij misionarë: «Nëse ka një ‘hendek’ në botë, është ai midis Lindjes dhe Perëndimit. Sa për ne, ne zotërojmë lidhjen më të fortë të krijuar ndonjëherë, atë Agape!» Sa i ndryshëm ishte ky qëndrim nga ai i atyre jashtë organizatës së Jehovait! Në përgjithësi, evropianët e konsideronin veten më të lartë se afrikanët dhe s’kishin të bënin shumë me ta. Megjithatë, kishte diçka që duhej sqaruar. Ishte përdorimi i titullit Buana nga vëllezërit vendas. Ky titull përdorej shpesh kur përshëndetnin evropianët, duke përfshirë edhe misionarët. Ai do të thoshte se evropianët ishin zotërinjtë ose padronët e afrikanëve. Prandaj, sa herë që një vëlla i zonës i drejtohej një misionari me titullin Buana, misionari i kujtonte atij: «Dëshmitarët e Jehovait janë vëllezër, jo Buanas!»
Dobitë nuk ishin të njëanshme. Misionarët mësuan shumë nga bashkëpunimi me vëllezërit dhe motrat e tyre afrikanë. U krijuan shumë miqësi të forta. Sipas fjalëve të apostullit Pavël, kishte vërtet «një shkëmbim inkurajimi».—Rom. 1:12, BR.
Lavdërimi i Jehovait me këngë
Kushdo që kalon njëfarë kohe në Afrikë, e vëren shpejt se njerëzve u pëlqen të këndojnë. Këtë e bëjnë pa ndonjë
shoqërim, duke përdorur vetëm zërat e tyre dhe në një harmoni të mrekullueshme. Malavia nuk bën përjashtim. Edhe kur vëllezërit nuk kishin libër kënge në gjuhën çiçeva, ata i sajonin këngët vetë. Duke marrë meloditë e njohura nga këngët e të ashtuquajturit krishterim, ata i ndryshonin fjalët dhe këndonin rreth temave të tilla si Mbretëria, shërbimi dhe Harmagedoni. Megjithëse këto këngë nuk ishin të shkruara, të gjithë vëllezërit i dinin ato dhe i këndonin shumë bukur. Gjatë asambleve, kur entuziazmi rritej shumë, ata këndonin shpesh refrenin pas çdo strofe, jo vetëm një por dy herë! Kur vëllai Knorr bëri një vizitë në vitin 1953, ai u prek veçanërisht nga ky harmonizim i mrekullueshëm. Në raportin e tij, ai tha: «Duhet përmendur se këndimi i këngëve ishte jashtëzakonisht i këndshëm.»Në vitin 1950, kur mbërriti në degë libri i ri i këngëve të Shoqatës në anglisht, Këndojini lavdi Jehovait, u vendos që edhe në gjuhën çiçeva të prodhohej një libër këngësh. Por si mund të mësoheshin vëllezërit që ta lexonin muzikën? Ata të gjithë mund të këndonin, por nuk ishin mësuar t’i lexonin notat. Dega vendosi të përdorej sistemi tonik sol-fa, i cili përdor metodën «do, re, mi» për të treguar notat muzikore. Disa prej vëllezërve e kishin mësuar atë në shkollë. Piter Braidëll, i cili bëri shumë përpjekje në lidhje me këtë projekt, kujton se ç’përfshihej në të. Ai thotë: «Uleshim së bashku me përkthyesit dhe punonim mbi të. Duhej të siguroheshim që fjalët e përkthyera të përshtateshin sa më mirë me muzikën. Kështu, pak nga pak, përgatitëm librin e këngëve.»
Botimi në gjuhën çiçeva, Këndojini lavdi Jehovait ishte shumë i dashur për vëllezërit. Dega e shtypi atë në një makinë të vjetër shaptilografike, duke përdorur çdo lloj letre që mund të siguronin. Si rezultat, librat e parë të këngëve nuk ishin dhe aq të fortë dhe duheshin zëvendësuar shpesh. Por vëllezërit nuk donin t’ia dinin për këtë. Ata ishin të lumtur,
mjaft që t’i kishin këngët për të kënduar. Sa herë që mbahej ndonjë asamble, vëllezërit përdornin dy ose tre mijë kopje. Së fundi, shtypjen e këtij libri këngësh e mori përsipër Bruklini, por pasi ishin prodhuar 50.000 kopje në vend.Ndërtesat e reja për degën
Gjatë viteve, vepra e Mbretërisë në Malavi është mbikëqyrur nga disa vende të ndryshme, në përgjithësi me banesa të kufizuara. Por, nga mesi i viteve 50, u mor vendimi për të ngritur një ndërtesë, me qëllimin për të sistemuar zyrën e degës, me vende banimi për punëtorët e Bethelit. Për këtë arsye, në vitin 1956, në Blantair u ble një tokë. Në maj të vitit 1958, ndërtesa ishte gati për t’u përdorur. Sa të emocionuar që ishin vëllezërit!
Disa vjet më vonë, zyra e degës pati një fqinj mjaft të njohur. Shtëpia Mudi, një portë më tej ndërtesës, u bë rezidenca zyrtare e kryeministrit të Malavisë, dr. Hasting Kamuzu Bandës.
Mjerisht, pas gjithë asaj pune të palodhur për ndërtimin e zyrës së degës dhe shtëpisë Bethel, kjo ndërtesë e bukur nuk mbeti për shumë kohë në duart e Shoqatës.
Një vizitë inkurajuese
Në vitin 1963, Milton Henchel nga selia botërore e Shoqatës, bëri një tjetër vizitë në Malavi. Ai shkoi atje menjëherë pas kongresit në Liberi, gjatë të cilit ai dhe shumë vëllezër e motra vendas u keqtrajtuan fizikisht nga ushtarët. Pranë aeroportit, disa kilometra larg nga Blantair, u mbajt një asamble e madhe kombëtare. Atë e ndoqën vëllezër nga e gjithë Malavia, nga «Nsanje [në jug] deri në Karonga [në veri]»,—siç u shpreh një i moshuar. Auditori prej gati 10.000 vetash i çmoi me të vërtetë fjalimet e shkëlqyera të mbajtura nga vëllai Henschel dhe oratorët e tjerë. Grumbullimet e Dëshmitarëve të
Jehovait përmendeshin rrallëherë në shtyp, por këtë herë u botua një artikull rreth asamblesë, madje në një prej gazetave kombëtare.Situata politike në vend po tensionohej, prandaj për vëllezërit ndjekja e kësaj asambleje ishte veçanërisht inkurajuese. Ata dëgjuan se si Dëshmitarët e Jehovait në të gjithë botën marrin një qëndrim të vendosur në lidhje me parimet biblike. Në lidhje me atë asamble, vëllai Mafambana, drejtuesi i
saj, tha: «Kujtoj disa delegatë që përshkuan 600km në vajtje dhe 600 në ardhje, për të qenë të pranishëm. Ata e ndjenin se marrja pjesë ishte një përgjegjësi e krishterë për ta dhe ishin përgatitur që të përballonin çdo vështirësi për të plotësuar këtë kërkesë. Kjo është dëshmi e besimit të palëkunduar të mbajtur nga shumë të krishterë.»Shenja trazirash
Në fillim të viteve 60, në Malavi po rritej shumë fryma e nacionalizmit. Sipas një marrëveshjeje të bërë me Britaninë, autonomia e plotë duhej miratuar nga mesi i vitit 1964, pas një fushate të përgjithshme zgjedhjesh. Ndërkohë, dr. Banda ishte caktuar si kryeministri i brendshëm i kolonisë. Para zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria mori masa që të bëhej një regjistrim vullnetar i votuesve nga 30 dhjetori 1963 deri më 19 janar 1964.
Pikërisht në këtë kohë, Dëshmitarët e Jehovait në Malavi u gjendën të parët brenda asaj që San Francisco Examiner (botuar në SHBA) më vonë e përshkroi si «një luftë fetare . . . një luftë krejt e njëanshme, forcë që i kundërvihet besimit». Nuk ishin Dëshmitarët e Jehovait ata që e shpallën luftën. Në përputhje me mësimet e Biblës, ata tregojnë respekt për sundimtarët botërorë dhe me ndërgjegje paguajnë taksat. (Luka 20:19-25; Rom. 13:1-7) Megjithatë, meqenëse Jezu Krishti tha se ithtarët e tij «nuk janë pjesë e botës», Dëshmitarët e Jehovait mbajnë, gjithashtu, një qëndrim të prerë asnjanës përsa u përket luftërave të kombeve dhe çështjeve të tyre politike.—Gjoni 17:16; Veprat 5:28, 29.
Ndërsa ethet e regjistrimit të votuesve mbërthenin vendin, Dëshmitarët ushtronin të drejtën e tyre për të mos u regjistruar. Por, kur zyrtarët e partisë vërejtën qëndrimin e tyre asnjanës, shpërtheu një persekutim i dhunshëm. U bënë përpjekje për t’i detyruar Dëshmitarët që të ndryshonin mendje
dhe të blinin teserën e partisë. Gjatë kësaj periudhe, zyra e degës mori raporte ku thuhej se ishin djegur dhe shkatërruar më shumë se 100 Salla Mbretërie dhe më tepër se 1.000 shtëpi vëllezërish. Me qindra ara dhe hambare u dogjën. Mjerisht, kjo bëri që tani shumë familje Dëshmitarësh të Jehovait të gjendeshin pa ushqim dhe pa strehë. Disa ikën në Mozambikun fqinjë për të shpëtuar jetën. Shumë prej tyre u rrahën egërsisht. Midis tyre ishte Kenet Çimbaza, një mbikëqyrës udhëtues. Pak vjet pas këtij keqtrajtimi ai vdiq, me sa duket për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar.Integriteti në kohë sprove
Përvojat e mbajtjes së integritetit në kohën e persekutimit ishin të shumta. Për shembull, dy motra jo larg nga Blantair, kishin së bashku 11 fëmijë nën kujdesin e tyre. Burrat e tyre ishin dorëzuar përballë presionit politik dhe i kishin blerë teserat e partisë. Tani, motrave po u bëhej presion që t’i blinin teserat. Ato refuzuan. Zyrtarët e partisë u thanë se do të ktheheshin të nesërmen, për të parë nëse kishin ndryshuar mendje. Vërtet, të nesërmen në mëngjes erdhi një turmë e madhe që t’i merrte. I çuan në një vend publik, i kërcënuan se do t’i përdhunonin dhe i rrahën për shkak se nuk pranonin të blinin teserat. Motrat qëndruan të palëkundura. Atëherë u lejuan që të shkonin në shtëpi, vetëm se të nesërmen do t’i merrnin përsëri. Përsëri i rrahën dhe këtë herë i zhveshën lakuriq përpara turmës. Prapëseprapë, motrat nuk bënë kompromis.
Tani persekutuesit ndryshuan taktikë. «I kemi telefonuar zyrës suaj,—thanë ata—dhe kemi folur me Johanson, Meklaki dhe Mafambana. Ata na thanë se ju duhet t’i blini teserat tuaja, pasi ata vetë tashmë i kanë blerë të tyret, ashtu si të gjithë Dëshmitarët e tjerë të Jehovait në Malavi. Kështu që keni mbetur vetëm ju të dyja në të gjithë vendin pa i blerë. Do të bënit mirë t’i merrnit edhe ju tuajat tani.» Motrat u përgjigjën: Romakëve 14:12.) Më në fund, të dyja motrat u lanë të lira.
«Ne i shërbejmë vetëm Perëndisë Jehova. Prandaj, nëse vëllezërit në zyrën e degës i kanë blerë teserat, kjo nuk ndryshon asgjë. Ne nuk do të bëjmë kompromis edhe sikur të na vrisni!» (KrahasoKëto dy motra të përulura besnike, nuk dinin të lexonin apo të shkruanin, por kishin një dashuri të thellë për Jehovain dhe ligjin e tij. Qëndrimi i tyre i palëkundur i bëri jehonë fjalëve të Psalmit 56:11: «Te Perëndia kam besuar. Nuk do të kem frikë. Ç’mund të më bëjë njeriu tokësor?»
Përpjekje për të sqaruar qëndrimin tonë
Ndërsa numri i incidenteve serioze rritej, Shoqata punonte shumë për t’i bërë autoritetet që ta ndërpritnin persekutimin. U kontaktua me zyrën e kryeministrit dhe u sigurua një takim me dr. Bandan më 30 janar 1964. Në atë rast, Xhek Johanson mundi të shpjegonte qartë qëndrimin asnjanës të Dëshmitarëve të Jehovait, duke e bazuar diskutimin e tij në kapitullin 13 të Romakëve. Kryeministri u duk vërtet i kënaqur me atë që iu tha dhe e falënderoi shumë vëllain Johanson kur ai u largua.
Por, vetëm katër ditë më vonë, u sulmua një grup Dëshmitarësh në zonën Mëlanië. Elatën Muakande u vra në mënyrë brutale. Një shigjetë përshkoi qafën e Mona Mvivaulas, një Dëshmitareje të moshuar, për të cilën u mendua se vdiq. Çuditërisht, kjo motër mbijetoi dhe më vonë dëshmia e saj u përdor për të hedhur në gjyq huliganët. Kur lajmi i kësaj ngjarjeje të tmerrshme mbërriti në zyrës e degës, kryeministrit iu dërgua një telegram urgjent.
Kjo gjë çoi në një tjetër takim me dr. Bandën si edhe me dy ministra të tij, më 11 shkurt, 1964. Xhek Johanson u shoqërua nga Herold Gai dhe Aleksandër Mafambana. Por, këtë herë situata ishte krejt ndryshe. Duke e tundur telegramin në ajër, dr. Banda tha: «Z. Johanson, ç’do të thuash me një
telegram si ky? Vëllezërit u përpoqën me qetësi që ta siguronin kryeministrin për qëndrimin tonë asnjanës dhe për bindjen ndaj ligjeve të vendit. Por kryeministri dhe shoqëruesit e tij nxorën argumentin se Dëshmitarët e Jehovait po i provokonin me qëllim sulmuesit e tyre. Mbledhja pati një përfundim negativ, ku Dëshmitarët e Jehovait u quajtën fajtorë për rrëmujën në vend. Madje, vëllai Johanson u kërcënua me një dëbim të menjëhershëm. Megjithatë, duket se dr. Banda ishte më tepër i zemëruar me paaftësinë e dy ministrave të tij, të cilët nuk qenë në gjendje të paraqitnin dëshmi të qartë të provokimit nga ana e Dëshmitarëve të Jehovait.Në mënyrë interesante, në gjyqin që u bë pas vrasjes së vëllait Muakande, zëvendësgjyqtari, z. L. M. Emejulu, nuk gjeti asnjë dëshmi se Dëshmitarët e Jehovait i kishin provokuar në ndonjëfarë mënyre sulmuesit e tyre, siç kishte pohuar qeveria. Gjyqtari pohoi: «Nuk shoh asnjë shenjë provokimi. Është e vërtetë që Dëshmitarët e Jehovait propaganduan me vendosmëri besimin e tyre dhe kërkuan që të fitojnë të kthyerit, por ata ishin të vetëdijshëm për detyrat e tyre civile dhe bënë gjithçka që iu kërkua të bënin . . . Vetëm që refuzuan të bashkoheshin me ndonjë parti politike.»
Ndërsa vrulli i regjistrimit të votuesve binte, kryeministri bëri thirrje për paqe dhe qetësi në vend. «Mos i shqetësoni më evropianët, policinë, indianët, madje dhe Dëshmitarët e Jehovait,—tha ai.—Falini!» Në korrik të vitit 1964, mes një entuziazmi të madh, kolonia e Niasëlandës u bë republikë e pavarur dhe e ndryshoi emrin në Malavi. Më në fund persekutimi mbaroi, por pasi ishin marrë në mënyrë të dhunshme jetët e tetë Dëshmitarëve të Jehovait.
Një periudhë e shkurtër qetësie
Ndërsa viti 1964 i afrohej fundit, për vëllezërit tanë pati një periudhë relativisht të qetë. Disa nga ish-armiqtë e egër u bënë
kuriozë për të mësuar më shumë rreth «sekretit» që u dha mundësi viktimave të tyre të mbanin një qëndrim të palëkundur përballë çdo persekutimi. Si rezultat, predikimi i mesazhit të Mbretërisë mori sërish hov.Nga fillimi i vitit 1966, u krijua një mundësi tjetër për t’i shpjeguar dr. Bandës pozicionin asnjanës të Dëshmitarëve të Jehovait. Shoqata Watch Tower kishte kërkuar leje që të sillte misionarë të tjerë në këtë vend. Dr. Banda që merrej me çështjen e lejeve të hyrjes së evropianëve në Malavi, kishte pyetur se përse nevojiteshin misionarë të tjerë. Kjo çoi në një takim midis dr. Bandës dhe Malkëm Vaigos, shërbëtorit të degës. dr. Banda theksoi se nuk donte asnjë që merrej me politikë. Vëllai Vaigo e siguroi atë edhe njëherë për bindjen tonë ndaj ligjeve të vendit dhe për qëndrimin tonë asnjanës në çështjet politike.—Rom. 13:1-7.
Nga viti 1967, mesatarja e numrit të lajmëtarëve u rrit në më shumë se 17.000. Gjatë kësaj periudhe qetësie, mbërritën edhe dy të diplomuar të tjerë të Galaadit, Kit dhe Ana Itën. Kur takuan çiftin Johanson në zyrën e degës, Linda me entuziazëm i siguroi: «Keni ardhur në vendin më paqësor të Afrikës!» Ata nuk e dinin se po afrohej një trazirë serioze.
Situata keqësohet përsëri
Pas një kursi të shkurtër të gjuhës, Kit Itën bashkë me gruan e tij Ana, u caktuan në veprën krahinore. Në fillim ata u mbështetën me ndihmën e dashur të Kenet Çimbazas dhe familjes së tij. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, i riu Maimba ishte veçanërisht i kënaqur të mbante çantën e dëshmisë së vëllait Itën, sa herë që dilnin në shërbim.
Në prill të vitit 1967, kur vëllai Itën po shërbente në një asamble qarkore në fshatin Tambo, në zonën Palombe, ai dëgjoi një emision shqetësues në radio. Dr. Banda i akuzonte Dëshmitarët e Jehovait për provokim me qëllim të zyrtarëve të partisë dhe anëtarëve të lëvizjeve rinore të njohura si
Pionierët e Rinj të Malavisë dhe Lidhja e Rinisë së Malavisë. Gjithashtu, u pohua se Dëshmitarët jo vetëm që refuzonin t’i blinin teserat e partisë, por u mbushnin mendjen edhe të tjerëve që ta bënin këtë.Sikurse në vitin 1964, çështja e teserave të partisë doli përsëri në pah. Megjithëse blerja e këtyre kartave ishte vullnetare, nga zyrtarët e partisë, refuzimi i blerjes së teserës konsiderohej si një veprim që tregonte mungesë respekti. Më vonë u tha se blerja e teserës «ishte një mënyrë, me anë të së cilës ne njerëzit e këtij vendi, mund të tregonim çmueshmërinë ndaj [dr. Bandës] për zhvillimin e Malavisë». Të zemëruar nga qëndrimi i palëkundur i Dëshmitarëve të Jehovait në lidhje me këtë çështje, zyrtarët e partisë rifilluan përpjekjet për t’i detyruar vëllezërit që të pranonin. Raportet mbi përndjekjet dhe rrahjet filluan të mbërrijnë përsëri në degë.
Në një rast, Malkëm Vaigos iu kërkua nga disa zyrtarë të partisë të vizitonte një vëlla nga kongregacioni i Jumbes, i cili ishte arrestuar për shkak se nuk kishte pranuar të blinte një teserë partie. Përpara se të hynte në dhomë, vëllai Vaigo u lut në heshtje. Dukej që në fillim se këta zyrtarë po shpresonin që vëllai Vaigo t’u thoshte atyre se Shoqata Watch Tower u kishte thënë qartë antarëve të saj që blerja e teserave ishte e gabuar. Në vend të kësaj, ai theksoi se Shoqata nuk i thoshte askujt se çfarë të bënte dhe se secili person duhej të vendoste vetë mbi çështjen. Zyrtarët e partisë nuk ishin të kënaqur me këtë shpjegim. Vërshuan pyetje nga të gjitha anët. Të etur për ta kapur në gabim, pa iu përgjigjur akoma njërës pyetje, zyrtarët i bënin tjetrën. Pas dy orësh me pyetje, më në fund e liruan. Asnjë teserë partie nuk u ble.
Të ndaluar!
Situata arriti kulmin në shtator të vitit 1967, gjatë kongresit vjetor të partisë në pushtet, Partia e Kongresit të Malavisë.
Një nga rezolutat e paraqitura atje pohonte: «[Ne] rekomandojmë me forcë që sekti i Dëshmitarëve të Jehovait, të shpallet i paligjshëm në këtë vend.» Arsyeja? Rezoluta pohonte: «Ai kërcënon stabilitetin e paqes dhe të qetësisë, që janë thelbësore për mbarëvajtjen të Shtetit tonë.» Pastaj, në fjalimin përmbyllës të kongresit, presidenti shpalli: «Dëshmitarët e Jehovait po shkaktojnë kudo shqetësime. Për këtë arsye, kongresi paraqiti dje një rezolutë, ku thuhet se Dëshmitarët e Jehovait duhen ndaluar. Mund t’ju them këtë: qeveria me siguri do ta shqyrtojë shumë shpejt këtë çështje.»A ishin me të vërtetë Dëshmitarët e Jehovait një ‘rrezik për stabilitetin e Malavisë’? Vështirë! Dëshmitarët e Jehovait në Malavi u përshkruan më vonë nga një vëzhgues si «qytetarë model», që «i paguajnë taksat rregullisht, kujdesen për të sëmurin, luftojnë analfabetizmin». Sidoqoftë, qeveria me të vërtetë «e shqyrtoi çështjen shumë shpejt.» U nënshkrua menjëherë Veprat 5:28, 29, BR.
një urdhër ekzekutiv që vendoste ndalimin, i cili hyri në fuqi më 20 tetor 1967. I gjithë kombi u njoftua me anë të një titulli me shkronja të mëdha të zeza në një gazetë: «Malavia Ndalon Sektin ‘Rrezik’.» Megjithëse u pohua se veprimi u ndërmor për shkak se Dëshmitarët e Jehovait përbënin «rrezik për qeverinë e mirë të Malavisë», ishte e dukshme se arsyeja kryesore ishte refuzimi nga ana e tyre për blerjen e teserave të anëtarësisë në parti.. Në përputhje me bindjet e tyre të forta të bazuara në Bibël, Dëshmitarët e Jehovait thjesht zgjodhën «t’i binden Perëndisë si sundimtar, në vend se njerëzve».—Përgatitja paraprake shpërblehet
Përpara se të vendosej ndalimi, vëllezërit në zyrën e degës e kuptuan se kundër Dëshmitarëve të Jehovait do të ndërmerrej ndonjë lloj veprimi zyrtar. Megjithëse nuk pritnin një ndalim të përgjithshëm, ata filluan që të merrnin masa. Në pjesë të ndryshme të vendit u mbajtën mbledhje të veçanta, për t’u dhënë drejtim dhe inkurajim mbikëqyrësve qarkorë dhe krahinorë. U dhanë udhëzime praktike në lidhje me mbledhjet e kongregacioneve, shërbimin në fushë, furnizimin me literaturë dhe dërgimin e letrave. Ndërsa situata keqësohej, ky informim doli se qe tepër i çmuar.
Kongregacionet i zbatonin me zell sugjerimet ndërsa mbërrinin gradualisht tek ata. Nuk përdorej më ndonjë nga formularët e Shoqatës. Në vend të kësaj, raportet e shërbimit të kongregacionit shkruheshin thjesht mbi një letër dhe i dërgoheshin zyrës së degës me anë të korrierëve. Oraret e mbledhjeve u ndryshuan sipas nevojave të secilit kongregacion. Një kongregacion vendosi t’i mbante mbledhjet e tij të dielën në pesë e gjysmë të mëngjesit, përpara se të zgjohej pjesa tjetër e fshatit. Sa për predikimin, asnjë ndalim nuk mund t’i bënte Dëshmitarët e Jehovait të mos përhapnin më lajmin e mirë të Vep. 4:20, BR.
Mbretërisë. Pikërisht si rasti në kohën e apostujve, vëllezërit dhe motrat tona besnike morën qëndrimin: «Ne nuk mund të mos flasim rreth gjërave që kemi parë dhe dëgjuar.»—Pak përpara se të fillonte ndalimi, zyra e degës mori informacion nga një burim i mirinformuar se Gazeta Qeveritare po përgatitej të njoftonte një ndalim të Dëshmitarëve të Jehovait. Duke vepruar sipas këtij informimi, vëllezërit i transferuan me shpejtësi të gjitha dosjet dhe dokumentet e rëndësishme, si edhe ndonjë pajisje, në shtëpitë e disa vëllezërve. Edhe literatura që ndodhej në degë iu dërgua në sasi të mëdha kongregacioneve në të gjithë vendin. Një kongregacion, për ta mbrojtur këtë ushqim të vlefshëm frymor, mbushi dy fuçi të mëdha vaji me libra dhe i groposi ato për t’i përdorur më vonë. Kur më në fund, në nëntor, policët mbërritën në degë për të konfiskuar ndërtesën, dukeshin të habitur që aty kishte kaq pak literaturë, dosje dhe pajisje.
Misionarët dëbohen
Siç pritej, misionarët e huaj u urdhëruan që të linin vendin. Por, përpara se të largoheshin, ata bënë gjithsa mundën për të forcuar vëllezërit dhe motrat kaq të dashur për ta. Malkëm Vaigo vizitoi dhe inkurajoi ata vëllezër, shtëpitë e të cilëve ishin shkatërruar nga huliganët. Njëri prej tyre ishte një mbikëqyrës qarkor, Finli Muniere. Vëllai Vaigo tha: «Kur mbërritëm, pamë vëllain Muniere tëk qëndronte dhe vështronte shtëpinë e tij të djegur. Fryma që tregoi ishte diçka inkurajuese. Ai dëshironte që t’i kthehej prapë punës dhe të forconte të tjerët në qarkun e tij që kishin pësuar vuajtje. Ai nuk u ligështua nga humbjet e tij personale.»
Xhek Johanson shkoi në veri të Malavisë, në qytetin Lilongvë, për të vizituar gati 3.000 vëllezërit dhe motrat që ishin të arrestuar. Ai arriti të fliste dhe të inkurajonte shumë
prej tyre. Kishin akoma një frymë të mirë. Në fakt, ai u largua duke u ndierë vetë i ndërtuar dhe e përshkroi këtë rast si një përvojë besim-forcuese. Më vonë, oficeri i ngarkuar me detyrë i tha vëllait Johanson se situata ishte e vështirë Duke përmendur vetëm një ndërlikim për shkak të ndalimit, ai pohoi se tani, kur të dëmtohet rrjeti elektrik në Lilongvë, ka të ngjarë që të mos rregullohet më kurrë. Punëtorët më të mirë dhe më të besueshëm ishin në burg!Asnjë nga të tetë misionarët e huaj nuk u larguan vullnetarisht nga Malavia. Për aq sa u takonte, nuk kishin bërë asgjë të gabuar. Çiftin Sharps dhe Johanson i çuan drejtpërdrejt në aeroport të shoqëruar nga një shpurë policie dhe i hipën në një avion, duke i larguar nga vendi. Dy çiftet e tjera i çuan në burgun Kikiri në Blantair, ku kaluan disa netë; Malkëm dhe Kit në një qeli dhe Linda Vaigon e Ana Itën në një tjetër. Më pas, të shoqëruar nga një shpurë policie i çuan në aeroport dhe i dëbuan për në Mauriki. Së fundi, çiftin Vaigo bashkë me çiftin Johanson, i ricaktuan në Kenia dhe çiftin Itën në Rodezi.
Me zemër të thyer misionarët lanë pas vëllezërit dhe motrat e tyre të dashur. Por Dëshmitarët malavianë nuk u lanë pa ndihmë. Në të 405 kongregacionet e të gjithë vendit kishte barinj frymorë dhe mbikëqyrës të dashur. (Isa. 32:2) Aleks Mafambana që mbikëqyrte veprën në shkallë lokale dhe që ishte mbikëqyrës i fushës së Malavisë, u transferua në degën e Zimbabves (që në atë kohë quhej Rodezi). Në vitet që pasuan, dega në Harare, Zimbabve, mori masa që mbikëqyrësit qarkorë të Malavisë dhe ata që merrnin drejtimin, të udhëtonin për në Zimbabve me qëllim që të ndiqnin kongreset krahinore dhe kurset rifreskuese. Nëpërmjet këtyre vëllezërve të besueshëm programet, e asamblesë qarkore dhe të kongresit krahinor u transmetoheshin kongregacioneve.
Një valë e re mizorish
Megjithatë, sapo ndalimi u bë i njohur publikisht, zyrtarët e partisë dhe anëtarët e Pionierëve të Rinj të Malavisë e të Lidhjes së Rinisë, morën drejtimin në një valë të re persekutimi të egër. Policia dhe gjykatat, megjithëse disa herë e kuptonin, nuk kishin fuqi ta ndalonin dhunën, tani që Dëshmitarët e Jehovait ishin shpallur të paligjshëm në vend.
Ndërsa persekutimi shtohej, Sallat e Mbretërisë, shtëpitë, depot e ushqimit dhe aktivitet tregtare të Dëshmitarëve të Jehovait në çdo pjesë të vendit u shkatërruan. Në disa vende sulmuesit arritën madje të merrnin me kamionë zotërimet e Dëshmitarëve. Megjithëse vlera e një humbjeje të tillë materiale mund të ketë qenë shumë e vogël në kuptim monetar, për vëllezërit dhe motrat në Malavi ajo përbënte gjithçka që ata kishin.
Gjithashtu, nga e gjithë Malavia u morën raporte për rrahje. Për disa prej motrave tona të dashura, persekutimi ishte veçanërisht i tmerrshëm. Të shumta ishin raportet e përdhunimit, gjymtimit dhe rrahjes së grave të krishtere. Sulmuesit sadistë nuk kursenin asnjë. Të moshuarit, të rinjtë madje dhe gratë shtatzëna iu nënshtruan këtyre sprovave të rënda mizore. Si pasojë, disa prej këtyre grave dështuan. Edhe një herë, mijëra Dëshmitarë u detyruan që të linin fshatrat e tyre. Shumë veta u strehuan në pyllin me driza. Të tjerë mërguan përkohësisht në Mozambikun fqinj. Nga fundi i nëntorit të vitit 1967, vala e sulmeve brutale mbi Dëshmitarët e Jehovait kishte marrë të paktën pesë jetë të tjera.
Kundërpërgjigje ndaj ndalimit
As rrahjet e ashpra nuk i frenuan Dëshmitarët e Jehovait. Shumë pak ishin ata që bënë kompromis. Samson Kumbaniva ishte një prej atyre që iu shkatërrua shtëpia me gjithçka kishte brenda, që ia bënë copa-copa të gjitha rrobat, por që besimi nuk iu shkatërrua. Më se i bindur tha: «E di se nuk jam Jobi 2:4.
kurrë vetëm dhe se Jehovai më ka mbrojtur.» Integriteti i këtyre burrave dhe grave besnike nderon Jehovain dhe i jep përgjigje shpotisë së Satanait se «gjithçka që zotëron, njeriu është gati ta japë për jetën e tij».—Persekutimi bëri madje që t’u hapen sytë disa individëve me zemër të sinqertë në Malavi. Kjo ishte në harmoni me atë që vetë Jezu Krishti kishte parathënë. Pasi i paralajmëroi ithtarët e tij se do të persekutoheshin e madje do të tërhiqeshin zvarrë para sundimtarëve, ai përfundoi me këto fjalë inkurajuese: «Kjo do të dalë për ju një dëshmi.»—Luka 21:12, 13, BR.
Faktikisht, një burrë që për njëfarë kohe e kishte kundërshtuar aktivitetin e gruas së tij si një Dëshmitare, u ndihmua që t’i kuptonte çështjet më qartë, si pasojë e persekutimit. Një mëngjes, më pak se dy javë pas vendosjes së ndalimit, një turmë u dynd në shtëpinë e tij. Ata e dinin se burri nuk ishte një Dëshmitar dhe thërritnin duke thënë se kishin punë vetëm me gruan e tij. Në fillim nuk e hapi derën, por pasi e kërcënuan se do ta rrafshonin shtëpinë me gjithçka që kishte brenda, kundër dëshirës i la që të hynin. Shpejt e pa veten të lidhur me zinxhirë, ndërsa e detyronin që të blinte një teserë partie. Atëherë e kuptoi se me të vërtetë gruaja e tij duhej të kishte fenë e vërtetë. Ai refuzoi që të blinte teserën atë ditë. I rrahën burrë e grua. Por që pas kësaj, filloi të studionte Biblën. Vitin pasues, ky burrë ia dedikoi jetën Jehovait, duke iu bashkuar së shoqes si një shërbëtor i Perëndisë.
Si brenda Malavisë, ashtu edhe jashtë saj, njerëzit shprehën shqetësimin e tyre mbi atë që po u ndodhte të krishterëve të pafajshëm. Disa u dëgjuan tek thonin: «Tani e dimë se kur njerëzit e Perëndisë të ndalohen në vendin tonë, po shkojmë drejt fundit të botës!» Artikujt e numrave të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! të shkurtit të vitit 1968, bënë që të dëgjohej një thirrje publike nga e gjithë bota. Vërshuan mijëra letra që
shprehnin indinjatë dhe që e nxitnin qeverinë të merrte masa për t’u dhënë fund mizorive. Në disa zyra postare nevojitej ndihmë shtesë për të përballuar këtë vërshim të papritur të postës. Kaq i fortë dhe mbështetës ishte reagimi ndërkombëtar ndaj kësaj situate, saqë më në fund, presidenti nxori një dekret ku pohohej se persekutimi duhej të ndalonte. Më vonë, dr. Banda tha madje se asnjeri nuk duhej detyruar për të blerë një teserë partie. «Unë dua që njerëzit të jenë të lirë t’i rinovojnë teserat nga zemra, jo të detyruar»,—tha ai. Kështu, gradualisht, edhe kjo valë persekutimi filloi të bjerë. Kjo u dha mundësi disa prej vëllezërve tanë që të riktheheshin në shtëpitë e tyre dhe të fillonin veprën e rëndësishme të predikimit të Mbretërisë, por megjithatë, duke përdorur metoda që binin më pak në sy, pasi ndalimi akoma nuk ishte hequr.Punohet në fshehtësi
Gjatë kësaj kohe, vëllai Mafambana u kujdes me besnikëri për veprën në shkallë lokale. Ai mbajti lidhje me degën e Rodezisë dhe nëpërmjet asaj zyre mori drejtim në kohën e duhur. Por policia ishte vazhdimisht në kërkim të tij, prandaj duhej të ishte shumë i kujdesshëm. Në shumë raste ai i shpëtoi arrestimit për një qime. Mjerisht, në vitin 1969 ai vdiq, me sa u kuptua, nga kanceri. Pas kësaj, aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në Malavi e mbikëqyri Kenet Çimbaza deri kur pësoi një hemorragji cerebrale dhe vdiq në vitin 1971. Sigurisht, veprat e shumta të mira të këtyre dy mbajtësve të integritetit do të kujtohen me dashuri nga Jehovai në «ringjalljen e të drejtëve» që po vjen.—Luka 14:14; Hebr. 6:10.
Ndërsa kushtet u përmirësuan, vëllezërit e Malavisë iu përshtatën situatës së re. Dëshmia joformale shpejt filloi të japë fryte. Pavarësisht nga ndalimi, aktiviteti i pionierëve lulëzoi. Në vitin 1971, 925 pionierë po përhapnin me zell lajmin e mirë së bashku me mijëra lajmëtarë të kongregacioneve. Në listë kishte mbetur
madje edhe një pionier special, Greshëm Kuazizira, i cili, i shkuar në moshë, shërbente akoma me besnikëri, pavarësisht nga kundërshtimet dhe sprovat e shumta personale. Ai vazhdoi t’i shërbente me besnikëri Jehovait deri para se të vdiste në vitin 1978.Me vëllezërit që tregoheshin «të kujdesshëm si gjarpërinjtë», raportet e kongregacioneve dhe korrespondenca tjetër vazhduan të mbërrinin në zyrën e degës në Rodezi. (Mat. 10:16) Këto treguan se aktiviteti i zellshëm i predikimit në fshehtësi ishte shumë i suksesshëm. Pak para vendosjes së ndalimit në vitin 1967, ishte arritur një maksimum prej 18.519 lajmëtarësh. Në vitin 1972, ndonëse ndalimi ishte akoma në fuqi dhe shumë kishin ikur në Mozambik, u raportua një maksimum i ri prej 23.398 lajmëtarësh me një mesatare prej më shumë se 16 orësh në shërbim çdo muaj.
«Territore të reja» marrin dëshmi
Megjithëse Dëshmitarët ishin shumë të kujdesshëm ndërsa predikonin, prapëseprapë disa u arrestuan e u burgosën. Megjithatë, as atëherë nuk u shkurajuan. Ata e vazhduan predikimin, duke e përdorur burgun si territorin e tyre të ri.
Bastën Mojsi Njirenda kaloi shtatë muaj në burg në vitin 1969. Disa të burgosur të tjerë e pyetën se përse nuk hynte me ta në Kishën e Bashkuar. Çfarë rasti i shkëlqyer për të dhënë dëshmi! Duke përdorur një Bibël të vjetër, gjysmë të shkatërruar, e cila përdorej nga të gjithë të burgosurit e që i mungonin shumë faqe, ai u tregoi atyre të vërtetat biblike. Kjo çoi në një studim biblik. Madje edhe udhëheqësi i asaj kishe studioi. Para se të lirohej nga burgu, vëlla Njirenda ishte i gëzuar që kishte qenë në gjendje të ndihmonte katër persona për të arritur një kuptueshmëri bazë të Fjalës së Perëndisë.
Aktiviteti në kongregacionet angleze
Pas dëbimit të të gjithë misionarëve të huaj për shkak të vendosjes së ndalimit, Bill Meklaki, i cili ishte martuar me
Denisën nga Afrika e Jugut, jetonte akoma në Blantair. Atje ai ngriti një biznes të vogël për t’u kujdesur për përgjegjësitë e tij familjare. Shtëpia Meklaki u bë vendi i ri i mbledhjeve për kongregacionin anglez Blantair. Natyrisht, këto mbledhje duhej të mbaheshin në një mënyrë më joformale që të mos tërhiqnin vëmendjen. Prandaj nuk kishte këngë ose duartrokitje.Ishte kjo koha kur Guido Ato që shërbente në degën e Rodezisë, filloi të sillte fshehtas literaturë në Malavi. I ati i Guidos kishte një hotel të vogël në bregun e liqenit Malavi, kështu që vizitat e Guidos nuk u dukeshin zyrtarëve dhe aq të pazakonta. Ata as që e kishin idenë se sa shumë literaturë biblike sillte Guidoja çdo herë. Literatura grumbullohej në një qilar sekret të nëndheshëm në shtëpinë Meklaki. Në kohën kur po gërmohej, kalimtarët pyesnin ndonjëherë se për çfarë shërbente. «Është vetëm një banjë»,—u thuhej atyre.
Një natë, në mes të mbledhjes, përpara shtëpisë ndaloi një automjet. Kush mund të ishte? Policia? Vëllezërit nuk dinin ç’të bënin me librat e tyre të studimit. Dera u hap dhe brenda hyri me gëzim Guido Ato. Çfarë lehtësimi!
Pas kësaj, siç shpjegon Denisa, «Billi u tha vëllezërve se gjëja e parë që duhet të bënin nëse dikush përpiqej të hynte brenda, ishte të vendosnin literaturën në një kosh që kishim pranë. Pastaj unë duhej ta hidhja koshin në një vrimë që gjendej në dhomën tonë të gjumit. Kjo të çonte në qilar. Gjithashtu, çdo herë vendosej një tavolinë me rrota, ku mbanim çajin. Nëse hynte dikush, do të dukej sikur ishim thjesht për vizitë dhe po pinim çaj».
Por, ndërsa kushtet bëheshin gjithnjë e më të vështira, mbledhjet nuk mund të mbaheshin më vetëm në një vend. U përdorën disa shtëpi. Disa herë grupi u mblodh në pyll, të veshur sikur ishin në piknik.
Pavarësisht nga këto vështirësi, prapëseprapë vëllezërit arritën t’i gjenin kërkuesit e sinqertë të së vërtetës, duke u dëshmuar joformalisht njerëzve që flisnin anglisht. Disa hynë në të vërtetën. Midis këtyre ishin Viktor Lulker, Daniel Marn dhe Maik Sharmë, të cilët shërbejnë në kongregacionin Blantair edhe sot e kësaj dite.
Çështje gjyqësore në Blantair
Kur policia bastisi shtëpinë Meklaki në vitin 1971, gjetën disa nga botimet e Shoqatës. Vëllanë Meklaki e akuzuan dhe i kërkuan të paraqitej para gjykatësit në Limbë, Blantair. Dëshmitarët lokalë e morën vesh dhe, duke rrezikuar lirinë e tyre, erdhën në një numër të madh për të mbështetur Meklakin. Kur u shpall vendimi i gjykatësit, «i pafajshëm», vëllezërit shpërthyen në brohoritje të forta! Por pala akuzuese e apeloi vendimin. Çështja shkoi në Gjykatën e Lartë. Kësaj radhe Bill Meklaki doli fajtor dhe u dënua me shtatë vjet burg. Megjithatë, ata nuk donin ta futnin me të vërtetë në burg, prandaj, në vend të kësaj, e urdhëruan të largohej nga vendi.
Kështu, në tetor të vitit 1972, 37 viteve të shërbimit besnik të Bill Meklakit në Malavi u erdhi fundi. Përpara se të nisej, ai
i organizoi vëllezërit që të vinin dhe të merrnin në fshehtësi të gjithë literaturën që ishte në qilarin e tij sekret. Vëllezërit morën një sasi librash sa ngarkesa e një kamioni. Më pas, disa u ndaluan nëpër postblloqe, por policia nuk vuri re asnjë prej kutive të kartonit. Para se familja Meklaki të largohej nga vendi, hyrja e fshehtë e qilarit u mbyll me beton. Shërbimi besnik e vetësakrifikues i Bill Meklakit do të kujtohet për shumë kohë në historinë e Dëshmitarëve të Jehovait në Malavi!Shpërthen vala e tretë e dhunës
Pikërisht, ndërsa vëllezërit po mësoheshin me një rutinë të re, problemet shpërthyen papritur edhe një herë. Në vitin 1972 gjatë kongresit të përvitshëm të partisë Kongresi i Malavisë, u adoptuan disa rezoluta shumë shqetësuese. Një nga këto rezoluta kërkonte që të gjithë Dëshmitarët e Jehovait të pushoheshin nga puna. Në mënyrë të pamëshirshme, kjo u zbatua pa asnjë përjashtim. Firmave që donin t’i mbanin punëtorët e besueshëm Dëshmitarë nuk iu lejua një gjë e tillë. Bizneset që drejtoheshin nga Dëshmitarët u bllokuan dhe pronat e tyre u konfiskuan. Por më e keqja s’kishte ardhur ende.
Një rezolutë tjetër e adoptuar në kongres pohonte se «të gjithë [Dëshmitarët e Jehovait] që jetojnë në fshat duhet të dëbohen prej andej». Në realitet kjo kërkonte që Dëshmitarët e Jehovait të nxirreshin jashtë shoqërisë njerëzore! Me mijëra shtëpi të tyre u dogjën dhe u shembën. Prodhimet dhe kafshët e tyre u shkatërruan. Iu ndalua të nxirrnin ujë nga puset e fshatit. Ata humbën në kuptimin e vërtetë të fjalës gjithçka që zotëronin për shkak të plaçkitjeve të shfrenuara në të gjithë vendin.
Anëtarët e lëvizjeve rinore morën përsëri drejtimin në këtë valë persekutimi, më e madhja dhe më e egra deri tani. Të organizuar në banda, që varionin nga një duzinë a diçka e tillë deri në njëqind persona, ata shkonin fshat më fshat dhe kërkonin Dëshmitarët e Jehovait.
Vëllezërit tanë gjuheshin në të gjithë vendin. Në Blantair, mblodhën një grup vëllezërish dhe i çuan në selinë lokale të partisë, e cila kishte qenë zyra e degës së Shoqatës para se të konfiskohej në vitin 1967. Midis tyre ishte Greisën Kapininga që kishte shërbyer në degë si përkthyes përpara vendosjes së ndalimit. Pasi vëllezërit refuzuan me vendosmëri të blenin teserën e partisë, persekutuesit u fërkuan në sy një përzierje kripe dhe piperi djegës. Pastaj i rrahën vëllezërit me dërrasa me gozhdë të mëdha. Sa herë që vëllezërit bërtitnin nga dhimbja, banditët i qëllonin akoma më fort, duke thënë: «Le të vijë Perëndia juaj e t’ju shpëtojë.»
Sulmet e egra morën shumë jetë. Në Keip Meklir, në bregun jugor të liqenit Malavi, Zelfat Mbaikos i lidhën dëngje bari rreth trupit. Barit i hodhën benzinë dhe i vunë zjarrin. Ai u dogj i gjallë në kuptimin e vërtetë të fjalës!
Edhe motrat vuajtën tmerrësisht. Pas refuzimit të tyre për të blerë teserat e partisë, shumë u përdhunuan në mënyrë të përsëritur nga zyrtarët e partisë. Në Lilongvë, motër Magola, bashkë me shumë të tjerë u përpoqën t’u shpëtonin problemeve. Por ajo ishte shtatzënë e nuk mund të vraponte shumë shpejt. Një turmë, që vepronte si një tufë qensh të egër, e kapi dhe e rrahu derisa vdiq.
Në oborrin e Kolegjit të Bujqësisë Bunda, në të dalë të qytetit Lilongvë, gjashtë vëllezër dhe një motër u vranë dhe trupat e tyre u gjymtuan në mënyrë të tmerrshme. Drejtori, Teodor Pini, protestoi për këto mizori personalisht përpara Dr. Bandës. Rezultati? U dëbua nga vendi.
Mijëra ikin
Ndërsa gjenocidi dukej në horizont, në tetor të vitit 1972 filloi një eksod në masë i Dëshmitarëve të Jehovait. Mijëra ikën drejt perëndimit në Zambia. Në kufi, një vëzhgues i Kombeve të Bashkuara konfirmoi se «shumë prej refugjatëve kishin të
prera dhe të çara, me sa duket, të shkaktuara nga pangat, thikat e mëdha që janë të zakonshme në [Afrikë]».Dëshmitarët u vendosën nëpër kampe refugjatësh në Sinda Misale, që gjendet në një zonë në formë trekëndëshi atje ku takohen kufijtë e Malavisë, Mozambikut dhe Zambias. Por, sëmundjet u përhapën shpejt për shkak të kushteve johigjenike. Brenda një kohe të shkurtër vdiqën mbi 350 persona, shumica prej të cilëve fëmijë. Lajmet mbi gjendjen e vështirë të refugjatëve mbërritën shpejt te vëllezërit e tyre të krishterë në vendet e tjera. Furnizime me ndihma vërshuan me bollëk! Dëshmitarët e Jehovait në Afrikën e Jugut dhuruan tonelata të tëra me tenda, rroba dhe me gjëra të tjera që nevojiteshin urgjentisht. Me Karël de Jahër dhe Denis Mekdonald në krye, një autokolonë e vogël me kamionë mbërriti në kampe nga dega e Afrikës së Jugut. Nevojat frymore nuk u harruan. Një kamion solli 21 kuti kartoni me Bibla dhe me libra ndihmës për studimin e Biblës. Sa të lumtur ishin vëllezërit nga Malavia, ndërsa shihnin dëshminë e dashurisë së vërtetë të krishterë të përshkruar nga Jezui!—Gjoni 13:34, 35.
Por, shpejt, Dëshmitarët e kuptuan se ishin mysafirë të padëshiruar në Zambia. Në dhjetor, autoritetet e Zambias i detyruan refugjatët të ktheheshin në Malavi. Çfarë zhgënjimi! A do të dorëzoheshin më në fund vëllezërit, tani që dukej se s’kishin ku të shkonin? Maikëll Jadanga e përmblodhi kështu: «Humba dhëmbët sepse nuk bleva një teserë. Humba punën sepse nuk bleva një teserë. U rraha egërsisht, m’u shkatërruan pronat dhe u detyrova të ikja në Zambia; e gjithë kjo sepse nuk bleva një teserë. Nuk kam ndër mend ta blej tani.» Integriteti i tyre ishte akoma i paprekur. Është e vërtetë ajo që thotë psalmisti: «Të shumta janë gjëmat e të drejtit, por Jehovai do ta çlirojë nga të gjitha ato.»—Psal. 34:19, BR.
Këta Dëshmitarë nga Malavia, si burrat, ashtu edhe gratë, po dëshmonin se kishin një besim si ai i shërbëtorëve të Perëndisë të përshkruar në Bibël, në Hebrenjve kapitulli 11. Si ata adhurues të lashtë të Jehovait, Dëshmitarët e Malavisë «u torturuan sepse nuk e pranuan çlirimin me anë të ndonjë shpërblimi», domethënë, duke bërë kompromis ose duke hequr dorë nga besimi i tyre te Perëndia Jehova. Ngjashëm tyre, ata «e morën sprovën e tyre përmes përqeshjeve dhe fshikullimeve, në fakt, akoma më shumë, përmes prangave e burgjeve». Si në rastin e tyre «bota nuk ishte e denjë për ta».—Hebr. 11:35, 36, 38, BR.
Refugjatë në Mozambik
Kur u kthyen nga Zambia, ata hasën edhe një herë persekutimin e egër në Malavi. Qëndrimi në Malavi ishte i pamundur. Kështu ikën përsëri, këtë herë në Mozambik. Në atë kohë, Mozambiku ishte ende nën kontrollin e Portugalisë. Atje autoritetet i trajtuan me dashamirësi vëllezërit. Ata që jetonin në jug të vendit ikën përmes kufirit pranë malit Mëlanië në kampet e Korikos, ku shumë prej tyre qëndruan deri në vitin 1986.
Gjithashtu, në Mozambik mund të hyje fare lehtë nga kufiri perëndimor i Malavisë, midis qyteteve Dedza dhe Nçeu. Për të kërkuar strehim atje, vëllezërve u duhej vetëm të kalonin rrugën kryesore, e cila shërbente si kufi. Kampet në këtë pjesë të Mozambikut ishin ngritur afër Mlangenit dhe shumica shkuan atje.
Këto kampe në Koriko dhe afër Mlangenit u bënë shtëpia e pothuaj 34.000 burrave, grave dhe fëmijëve. Kongregacione të tëra të popullit të Perëndisë, të drejtuar nga pleqtë e tyre shkuan në kampe duke u çapitur. Ndërsa vepronin kështu, autoritetet në Malavi urdhëruan që asnjë të mos i ndihmonte për transportin.
Pas vendosjes në kampe, për këta shërbëtorë të Jehovait filloi një mënyrë e re jetese. Në aspektin material, në fillim e kishin të vështirë. Po e fillonin gjithçka nga e para. Por, s’kaloi shumë dhe u ngritën shtëpi në vija të drejta. Kampet u mbajtën të rregullta e të pastra. Në mënyrë që të shtonin racionet e shpërndara nga Shoqata dhe nga agjensitë ndihmuese të botës, shumë vëllezër filluan t’i mbillnin vetë kulturat bujqësore. Të tjerë u përpoqën të shitnin punimet që bënin me dorë ose të gjenin një punë gjysmëkohore në fshatrat përreth. Ndonëse nuk ishin rehat në kuptimin material, vëllezërit tanë ishin të kënaqur me gjërat e nevojshme për jetën dhe në kuptimin frymor ishin të pasur. (1. Tim. 6:8)
Organizim në kampe
Pleq të tillë si Kenedi Alik Dik, Moris Mabvumbe, Willërd Matengo dhe më vonë të tjerë, shërbyen si Komitet i Vendit. Ata 1. Pjet. 5:2, BR) Ata organizuan shumë aktivitete frymore në kampe. Përveç rutinës së zakonshme për shumicën e shtëpive të popullit të Jehovait, ata morën masa për fillimin frymor të çdo dite, me një diskutim të shkrimit të ditës. Studimet e Biblës me ndihmën e revistës Kulla e Rojës, fjalimet publike dhe madje edhe asambletë u mbajtën rregullisht. Refugjatët e kuptuan se këto sigurime frymore ishin jetësore.
gëzonin respektin dhe dashurinë e të tjerëve për shkak të përpjekjeve të palodhshme, ndërsa kujdeseshin për nevojat frymore të vëllezërve. Këta pleq besnikë e morën për zemër këshillën e Biblës: «Kulloteni kopenë e Perëndisë që është lënë në kujdesin tuaj.» (Në fillim, të gjitha mbledhjet mbaheshin në një vend qendror, në platformën qendrore. Këtu mblidheshin mijëra veta për të marrë arsimim biblik si dhe udhëzime në lidhje me detyrat e ndryshme në kampe. Më vonë, kongregacionet u inkurajuan të ndërtonin Sallat e tyre të Mbretërisë dhe t’i mbanin mbledhjet atje. Më në fund, në të gjithë kampet u organizuan pesë qarqe.
Si vëllezërit që shërbenin në Komitetin e Vendit, ashtu edhe të tjerët kishin nxjerrë shumë dobi nga stërvitja e dhënë prej misionarëve para vendosjes së ndalimit. Kjo i ndihmoi të organizonin kampet. Në tërësi, kampet e refugjatëve funksionuan
pothuajse njësoj si një kongres i madh krahinor. U ngritën reparte për t’u kujdesur për nevoja të ndryshme, përfshirë pastrimin, shpërndarjen e ushqimit dhe, natyrisht, sigurinë.Megjithëse pothuajse të gjithë Dëshmitarët e Jehovait jetonin tani në mërgim jashtë Malavisë, disa persekutues ishin ende të pakënaqur. Ndonjëherë armiqtë kalonin kufirin dhe sulmonin vëllezërit që jetonin në kampet aty afër, prandaj duheshin marrë masa paraprake të veçanta për të mbrojtur popullin e Jehovait.
Komiteti i Vendit caktoi një grup vëllezërish si përcjellës dhe roja, të cilët ruanin të gjitha hyrjet e kampeve. Bastën Longue u caktua mbikëqyrës i këtyre përcjellësve në kampin e Mlangenit. Caktimi i tij përfshinte lëvizje të shpeshta brenda kampit, duke kontrolluar të gjithë vëllezërit kudo në vendet e tyre. Shpejt atij i vunë nofkën «shtatë deri në shtatë». Në fakt, nga mëngjesi
deri në darkë (shtatë deri në shtatë), çdo ditë, vëllai besnik Longue shihej në të gjitha pjesët e kampit, duke bërë pjesën e tij në mbrojtjen e vëllezërve dhe motrave të krishterë. Edhe sot e kësaj dite, shumica e vëllezërve përdorin emrin «shtatë deri në shtatë» kur i referohen vëllait Bastën Longue. Edhe pse disa mund ta kenë harruar emrin e tij të vërtetë, të gjithë ata që kaluan kohë në kampin e Mlangenit e kujtojnë me përzemërsi shërbimin e tij besnik në favor të tyre.Mërgimi i përkohshëm në Mozambik, jo vetëm që siguroi çlirim nga persekutimi, por edhe i ndihmoi vëllezërit të përgatiteshin për përballimin e sprovave dhe sfidave që i pritnin ende. Ata u afruan më tepër me vëllezërit dhe motrat dhe mësuan të mbështeteshin më plotësisht te Jehovai. Lemën Kabuazi, i cili më vonë shërbeu si mbikëqyrës udhëtues, thotë: «Kishte avantazhe dhe disavantazhe. Në aspektin material, ishim të varfër, por në atë frymor, na kushtohej një kujdes shumë i mirë. Për faktin që jetonim afër së bashku, arritëm me të vërtetë t’i njihnim vëllezërit e t’i donim ata. Kjo na ndihmoi pas kthimit në Malavi.»
Të gjuajtur përsëri!
Mjerisht, ky çlirim nga dhuna e duarve të persekutuesve qe i shkurtër. Kur Mozambiku fitoi pavarësinë në vitin 1975, një frymë nacionalizmi mbërtheu edhe këtë vend. Asnjanësia e popullit të Jehovait nuk u kuptua nga udhëheqësit e rinj të vendit. Meqë refuzuan të bënin kompromis, vëllezërit tanë i detyruan të kthehen përmes kufirit nga zona e Mlangenit në duart e persekutuesve të tyre.
Në kufi, refugjatët e kthyer i priti ministri për rajonin qendror, Z. Xherëmi Timoti Kumbueza Banda. Ai u tha: «Ju u larguat nga vendi vullnetarisht dhe tani jeni kthyer po vullnetarisht. Kthehuni në fshatrat tuaja dhe bashkëpunoni me kryetarët e partisë.» Duke iu referuar Pionierëve të Rinj të Malavisë
dhe anëtarëve të Lidhjes Rinore, ai shtoi: «Djemtë e mi janë këtu për t’u siguruar se po bashkëpunoni me Partinë.» Kjo jepte pak shpresë për përmirësimin e kushteve.Disa nga ata që u detyruan të ktheheshin në Malavi në këtë rast qenë në gjendje të udhëtonin mespërmes vendit dhe të dilnin përsëri përmes kufirit të tij juglindor, për t’u bashkuar me vëllezërit që ishin në kampet afër Milangës, në Mozambik. Por me këtë nuk zgjidhën gjithçka. Për shembull, Fidesi Ndalama, i cili shërbeu si mbikëqyrës qarkor në atë zonë deri kur kampet e Milangës u hoqën në fund të viteve ‘80, humbi gruan kur kampi u sulmua nga ushtarët guerrilas. Por ky vëlla me një karakter të butë vazhdon t’i shërbejë Jehovait me zell.
Të tjerëve, që u detyruan të kthehen në Malavi në vitin 1975, iu desh të qëndronin atje. Mijëra prej tyre mbushën rrugët, ndërsa ktheheshin të raskapitur në fshatrat e tyre. Për shumë prej tyre ishte sikur të kalonin midis dy rreshtave me njerëz që i qëllonin vazhdimisht me çfarë të kishin në dorë.
Fillimisht, shumica prej tyre u lejuan të vendoseshin në fshatrat prej të cilave kishin ikur. Por s’kaloi shumë dhe «djemtë» erdhën për t’i detyruar Dëshmitarët e Jehovait që të «bashkëpunonin me Partinë». Banda të Lidhjes Rinore rrethonin shtëpitë e vëllezërve tanë, duke u kërkuar blerjen e teserës së partisë. Përgjigjja ishte e njëjtë në të gjitha shtëpitë: «Jo!» Refuzimi solli çdo lloj trajtimi çnjerëzor. Madje edhe gratë e fëmijët morën pjesë në rrahjen e këtyre të krishterëve të pafajshëm. U raportuan abuzime të zvetënuara seksuale, si kundër burrave, ashtu edhe kundër grave. Pati raportime të neveritshme në lidhje me burra të krishterë dhe gra të krishtere që i lidhnin bashkë në përpjekje për t’i detyruar që të kryenin imoralitet.
Madje edhe në rutinën normale të jetës, Dëshmitarët e Jehovait hasën një sfidë të vazhdueshme për integritetin e tyre. Në spitale, dyqane, shkolla dhe në mjetet e transportit publik, anëtarët e Lidhjes Rinore ishin gjithnjë në kërkim të atyre që nuk Zbulesës 13:16, 17, askush nuk kishte mundësi të «blinte ose të shiste», ose thjesht të bënte një jetë normale, në qoftë se nuk e kishte ‘shenjën e bishës së egër’, dëshmi kjo se ai ishte mbështetësi i sistemit politik botëror.
e kishin teserën e partisë. Në vërtetim të fjalëve tëPërmes gjithë këtyre kundërshtimeve, Dëshmitarët e Jehovait qëndruan të paepur, duke mos bërë asnjëherë kompromis. Por as persekutuesit nuk u dorëzuan. Të tjera gjëra priteshin ende në të ardhmen.
Të burgosur në masë
Kongregacione të tëra të Dëshmitarëve të Jehovait u mblodhën e u grumbulluan në qendra ndalimi, të cilat funksiononin në një mënyrë që të kujton kampet naziste të përqendrimit. Mjerisht, në disa raste fëmijët më të vegjël dhe foshnjat i ndanë prej prindërve të tyre të merakosur. Disa prej këtyre të vegjëlve u lanë nën kujdesin e të afërmve jo Dëshmitarë. Të tjerë u lanë pa asnjë person që të kujdesej për ta. Në janar të vitit 1976, mbi 5.000 burra e gra ishin në burgje dhe kampe në të gjithë vendin.
Në fillim kushtet ishin të tmerrshme. Numri i madh i njerëzve shkaktoi sëmundje vdekjeprurëse. Rojat mizore e rëndonin edhe më shumë gjendjen e mjeruar. Njëri prej tyre i tallte vëllezërit, duke thënë: «Do t’ju bëjmë traktorët tanë, siç ka urdhëruar qeveria.» Bastën Mojsi Njirenda kujton se shpesh e detyronin të punonte që pa gdhirë deri pas perëndimit të diellit, pa as edhe një pauzë për të pushuar ose për të ngrënë.
Në kampin famëkeq të ndalimit në Dzaleka, një vëlla u përpoq të dërgonte fshehtas jashtë burgut këtë shënim të shkruar në një copë letre higjenike: «Ndonëse dikush mund të jetë shumë i sëmurë, e detyrojnë të shkojë në punë. Fëmijët e sëmurë i dërgojnë në spitalin e Douas . . . Ata nuk kujdesen për pacientët që janë nga populli i Jehovait. Ne e quajmë spitalin e Dowas një thertore për popullin e Jehovait.»
Dukej se rojat e burgut po bënin gjithçka që kishin mundësi për të shkurajuar vëllezërit dhe motrat tona e për të thyer integritetin e tyre. Ata nuk ia dolën mbanë! Populli i Jehovait kishte mësuar t’i përballonte kundërshtimet. Një shënim i shkruar mbi një copë thesi çimentoje përmbante këto fjalë që të forcojnë besimin: «Lajme të këndshme. Vëllezërit dhe motrat janë të gjithë me fytyra shumë të lumtura, edhe pse janë të persekutuar dhe mbartin gurë.»
Shumë letra proteste nga vende të tjera, nga Dëshmitarët e Jehovait dhe nga shumë njerëz të tjerë, u dërguan në zyrën e presidentit, Dr. Banda. Por këto apele ranë në vesh të shurdhër dhe vëllezërit tanë mbetën të ndaluar.
«Fjala e Perëndisë nuk është e lidhur»
Pavarësisht nga kushtet, vëllezërit arritën të organizonin mbajtjen e mbledhjeve të krishtere në këto burgje. Literatura u fut brenda fshehtas dhe iu shpërnda vëllezërve. Si u arrit kjo? Në lidhje me një Libër vjetor që arriti në duart e tyre në burgun e Dzalekës, Bastën Mojsi Njirenda thotë:
«Ishte një vëlla që nuk ishte i burgosur, por që punonte në kopshtet e burgut. Meqë rojat ishin mësuar me hyrje-daljet e tij gjatë gjithë kohës, nuk e kontrollonin kurrë. Ai e fshehu librin nën këmishë ndërsa po u shpërndante perime rojave. Më pas, para se të ikte, arriti t’ia jepte librin njërit prej vëllezërve. Ishim shumë të kënaqur që kishim Librin vjetor pasi në atë kohë ai përmbante të gjitha shkrimet dhe komentet e ditës. Menjëherë i hymë punës për t’i kopjuar të gjitha shkrimet dhe komentet në copa letre higjenike. U përdorën mjaft rrotulla! Pas dy javësh libri u zbulua nga një rojë. Por deri në atë moment kishim shpërndarë kopje në të gjithë kampin. Madje arritëm t’u jepnim kopje edhe motrave në godinën ku mbaheshin ato.»
Përkujtimi i vdekjes së Krishtit u kremtua në grupe të vogla në Dzaleka. Në Shoqatë mbërriti një letër ku thuhej se «1601
veta ishin të pranishëm në grumbullimin e ditës sonë të dashur, 14 prill». Në Dzaleka ishin 13 vëllezër që morën emblemat. Gjithashtu, raporti thoshte: «Pothuajse në çdo qeli u kënduan këngë përpara fjalimit dhe e bënë këtë edhe pas grumbullimit.»Me kalimin e kohës, kushtet në burgje filluan të përmirësoheshin disi. Më në fund, disa nga rojat u bënë në njëfarë mase miqësorë me vëllezërit. Një rojë madje përqafoi të vërtetën pas largimit nga shërbimi në burg. Tani ai është vëlla Makumba. Edhe djali i tij ia ka dedikuar jetën Jehovait. Ndodhi tamam siç pohoi apostulli Pavël: «Fjala e Perëndisë nuk është e lidhur.»—2. Tim. 2:9, BR.
I shërbejnë Jehovait nën ndalim
Intensiteti i persekutimit edhe një herë ra gradualisht. Në vitin 1979, shumica e Dëshmitarëve të Jehovait ishin liruar nga burgu. Fqinjët e tyre zienin nga kurioziteti. «Përse ju futën në burg?» «Përse të gjithë i persekutojnë Dëshmitarët e Jehovait?» Pyetje të tilla u hapën rrugë bisedave biblike dhe shumë u bënë vetë shërbëtorë të Jehovait. Ata mund ta shihnin qartë se, nëse do të bëheshin Dëshmitarë të Jehovait do të ishin objekt urrejtjeje, siç kishte parathënë Jezui, por ata e kuptuan se në fakt Dëshmitarët e Jehovait praktikojnë fenë e vërtetë. (Luka 21:17; Jak. 1:27) Është interesant fakti që kishte më shumë të sapopagëzuar të ardhur nga njerëzit që takonin duke predikuar, sesa nga fëmijët e atyre që ishin tashmë Dëshmitarë të Jehovait.
Si hynte në vend literatura biblike, për t’u përdorur në mbledhje dhe në shërbimin në fushë, në atë kohë? Gjatë fundit të viteve 70 kujdesi për territorin e Malavisë iu la degës së Zambias, sepse Zambia ka një kufi të përbashkët me Malavinë, kurse Zimbabveja jo. Një numër deposh literature në Zambia ishin vendosur në mënyrë strategjike afër kufirit të Malavisë. Ata pak vëllezër që kishin automjete shkonin në Zambia për të mbledhur pako të mëdha me literaturë, të cilat më
pas futeshin fshehtas në Malavi. Meqenëse postblloqet ishin të pakët në vitet e para të ndalimit, kjo metodë doli shumë e suksesshme.Tani që vëllezërit kishin librat dhe revistat e nevojshme në duar, mund të organizoheshin mbledhjet. Natyrisht, mbledhjet nuk mund të mbaheshin hapur në një Sallë Mbretërie. Në vend të kësaj, vëllezërit mblidheshin në fshehtësi, shpesh natën dhe jashtë rrezes së dëgjimit të fqinjëve ose të fshatarëve të tjerë. Disa vëllezër nëpër fshatra, zakonisht, i kishin ngastrat e tokës së trashëguar në të dalë të fshatit. Këto ishin vende praktike për t’u mbledhur. Natyrisht, një turmë e madhe që shkonte në mbledhje në të njëjtën kohë do të tërhiqte padyshim vëmendjen, prandaj vëllezërit udhëtonin në grupe të vogla. Kur mbërrinin të gjithë mbledhja mund të fillonte. Nuk kishte këndim kumbues të këngëve të Mbretërisë, vetëm zëra të ulët. Nuk kishte as duartrokitje entuziaste pas një fjalimi të shkëlqyer, vetëm një fërkim të lehtë të pëllëmbëve të duarve.
Megjithatë, të gjithë të pranishmit në mbledhje e vlerësonin ushqimin frymor në kohën e duhur dhe ndiheshin të bashkuar me vëllezërit e motrat e tyre në mbarë botën që po gëzonin të njëjtin program arsimimi. Gjithashtu, këto mbledhje i pajisën vëllezërit për veprën shumë të rëndësishme të predikimit. Këtë duhej ta bënin me shumë maturi.
Korrierë të guximshëm
Ndonëse për njëfarë kohe literatura u soll në Malavi pa shumë vështirësi, gjatë mesit të viteve 80 situata ndryshoi.
Postblloqet filluan të shfaqen në çdo pjesë të vendit. Policia u bë më vigjilente në kontrollimin e automjeteve. Vëllezërit nuk mund të përdornin më automjete për transportimin e literaturës nga depot e Zambias. Ç’mund të bëhej?U përdorën më gjerësisht biçikletat. Duke ecur me biçikletë përmes pyllit, vëllezërit u shpëtonin postblloqeve dhe pikave të ndalimit në kufi. Duhej një guxim i madh dhe një besim i fortë për të shërbyer si korrier. Por shërbimi i tyre besnik u bekua dukshëm nga Perëndia Jehova. Shqyrto këto përvoja:
Letsën Mlongoti po udhëtonte me biçikletë përmes Lilongvësë me një thes me revista pas biçikletës. Kur pa se turma të mëdha që përfshinin policë dhe Pionierët e Rinj të Malavisë po mbushnin rrugët në pritje të një vizite të presidentit, ai u nervozua shumë. Pastaj, për tmerrin e tij thesi ra e u hap ndërsa po merrte një kthesë. Revistat u shpërndanë në shesh përpara të gjithëve. Njerëzit u mblodhën menjëherë pranë tij. Vëllai priste të ndodhte më e keqja. Por shpejt e kuptoi se ata vetëm sa
po e ndihmonin për t’i futur përsëri revistat në thes. I lehtësuar, ndonëse pak i tronditur, ai vazhdoi rrugën dhe falënderonte Jehovain që u verboi sytë policëve dhe Pionierëve të Rinj të Malavisë.Fred Lamek Guiriza po transportonte një ngarkesë të rëndësishme të postës së kongregacionit. Ai po zbriste shpejt me biçikletë një kodër afër Kasungut kur pa përpara tij një postbllok me anëtarë të Lidhjes Rinore. Përpara se t’i afrohej, ai ndaloi, u kthye mbrapsht dhe menjëherë i dha biçikletës në drejtimin e kundërt. Anëtarët e Lidhjes Rinore i thirrën që të ndalonte. «Ku shkon?»—thirrën ata. Korrieri u përgjigj: «Po e zbrisja kaq shpejt kodrën, sa nuk arrita të merrja kthesën!» Për çudinë e tij, ata e pranuan shpjegimin e tij. Ai falënderoi Jehovain që e mbrojti.
Por disa nga këta vëllezër të guximshëm u kapën dhe u futën në burg. Shumica prej tyre ishin burra me familje.
Një «turist» i rregullt
Duke filluar nga viti 1987, Eduard Finç, anëtar i Komitetit të Degës në Zambia, bënte vizita të rregullta në Malavi. Malavia ishte një qendër e njohur turistike dhe vëllai Finç kishte një të afërm në Blantair, prandaj, e kishte të lehtë të hynte në vend për «pushime». Kur ishte vetëm 19 vjeç dhe shërbente si pionier në Rodezi, në vendlindjen e tij, Ed Finç kishte shoqëruar Guido Aton në disa prej udhëtimeve të tij në Malavi, për të furnizuar qilarin e fshehtë të Meklakit. Tani, pas diplomimit në Shkollën e Galaadit, vëllait Finç iu caktua një rol tjetër lidhur me Malavinë.
Vizitat e tij u nxitën nga shqetësimet në degën e Zambias se në Malavi nuk po futej mjaft literaturë. Kur vëllai Finç u takua me Komitetin e Vendit, ata u emocionuan nga fakti që mes tyre ndodhej një mysafir i huaj për t’i inkurajuar dhe për t’u dhënë udhëzime të mëtejshme. U mbajtën një
sërë mbledhjesh të fshehta me Komitetin e Vendit, mbikëqyrësit qarkorë dhe krahinorë, si edhe me korrierët. Gjithsecili ishte entuziast për pjesën që bënte për t’u kujdesur për nevojat e kongregacionit. Literatura që kishte mbetur stok në magazinat e Zambias pranë kufirit të Malavisë, vërshoi përsëri në Malavi në mënyrë të rregullt.Vëllai Finç, shpesh me gruan e tij Linda, bëri shumë udhëtime «turistike» inkurajuese në Malavi. Ai i ra vendit kryq e tërthor, jo për ta vizituar, por për të inkurajuar dhe stërvitur sa më shumë vëllezër që të ishte e mundur. Vizitat e tij ishin veçanërisht të çmuara për ata vëllezër që po merrnin drejtimin gjatë periudhës së ndalimit. Ata ishin mirënjohës për dashurinë dhe durimin që ai tregoi ndërsa punonte me ta.
Dhënia e ndihmës korrierëve
Natyrisht, ishte e pamundur që korrierët me biçikletat e tyre të arrinin të gjitha kongregacionet në Malavi. Prandaj, në vitin 1988 u ble një kamionçinë e vogël, e cila u përdor gjerësisht
brenda vendit për të shpërndarë literaturë. Kamionistët i mësuan zonat ku ishin ngritur postblloqet dhe i shmangnin ato me maturi. Edhe vëllezër të tjerë të guximshëm ofruan ndihmën e tyre. Një ndër ta ishte Viktor Lulker, i cili shërbente në kongregacionin anglez në Blantair. Duke përdorur makinën e tij private dhe duke rrezikuar shumë, ai transportonte shpeshherë literaturë gjatë natës në depot e fshehta që ndodheshin në vend. Para vitit 1972, Sirël Long, që tani shërben në Afrikën e Jugut, dha një ndihmë të ngjashme. Ai arrinte të siguronte edhe furnizime mjekësore me çmime të ulura, shumë të nevojshme për vëllezërit, nga një farmaci që ishte e gatshme për të bërë favore të tilla.Një faktor i rëndësishëm në sigurimin e ushqimit frymor ishte aprovimi i dhënë nga selia e Shoqatës në Bruklin, për të shtypur revista mbi fletë Bible, libra me kapakë të butë dhe artikuj studimi të Kullës së Rojës në një format të veçantë, që u bënë të njohura si mini-revista. Kur në prill të vitit 1989, Ed Finç u takua fshehurazi me korrierët dhe u tregoi atyre rreth këtyre botimeve të reja të veçanta të literaturës sonë, ata filluan të qanin. Sa i çmonin sigurimet e dashura të Jehovait! Tani do të mund të transportonin dy herë më shumë literaturë se përpara.
Kjo literaturë ishte më e lehtë për t’u palosur dhe fshehur. Mini-revistat mund të lexoheshin madje hapur nëpër mjetet e transportit publik. Askush nuk e dinte se çfarë ishin! «Skllavi i besueshëm dhe i matur» veproi me të vërtetë në përputhje me detyrën e tij për të siguruar «ushqim në kohën e duhur». (Mat. 24:45-47, BR) Këto furnizime të çmuara me «ushqim», i ndihmuan shërbëtorët e Jehovait që të ruajnë integritein e tyre nën vështirësi.
Një kongregacion unik
Mjerisht, në vitin 1990, kamioni i vogël që përdorej nga Shoqata, pësoi një aksident me një makinë policie. Kur policët
zbuluan se çfarë kishte në kamion, i arrestuan menjëherë të dy vëllezërit dhe i çuan në burg. Njëri prej tyre ishte Lemën Kabuazi.Kur mbërriti në burgun Kikiri, vëllai Kabuazi vuri re se të dhjetë vëllezërit që ndodheshin aty të arrestuar, ishin në një gjendje të mjerë. Të burgosurit «eprorë» i kishin vjedhur të gjitha batanijet dhe nuk po i linin vëllezërit që t’i mbanin mbledhjet e tyre. Vëllai Kabuazi e dinte se ishte e nevojshme të veprohej. Kur e vizitoi gruaja e tij Krisi, ai i kërkoi që të sillte në burg disa prej veshjeve të tij personale. Këto ua shpërndau vëllezërve të tij, në mënyrë që ata të visheshin siç duhej. Të burgosurve të tjerë u bëri përshtypje kjo gjë. Atëherë, vëllai Kabuazi u përpoq që të miqësohej me të burgosurit «eprorë» që kishin përvetësuar të gjitha batanijet. Si e bëri këtë? «E rregullova që një vëlla të më blinte dhjetë kilogram sheqer»,—tha ai. «Një kilogram sheqer për një batanije.» Gjithashtu, ai «bleu» edhe miqësinë me të burgosurit «eprorë», të cilët tani lejonin që mbledhjet të mbaheshin pa pengesë.
Falë mbledhjeve të rregullta që u mbajtën në oborrin e burgut, shpejt u formua një kongregacion. Si u quajt? Kongregacioni Cepi, sepse mbledhjet mbaheshin në një cep të oborrit të burgut. Me kalimin e kohës, në kongregacionin Cepi filluan të vinin rregullisht më shumë se 60 persona. Me tre pleq dhe një shërbëtor ndihmës, për këtë kongregacion të ri tregohej një kujdes shumë i mirë. Edhe territori i tij ishte mjaft i frytshëm. Do të gjendej gjithmonë dikush «në shtëpi» për të biseduar! Nga të pesë studimet biblike që drejtoi në burg vëllai Kabuazi, dy u pagëzuan që në atë kohë!
Ushqim i «shëndetshëm»
Por një problem që hasi kongregacioni Cepi ishte se si të fuste në burg literaturën që duhej përdorur për në mbledhje. Edhe për këtë vëllai Kabuazi mendoi një plan. Ai e rregulloi që
një vëlla që sapo ishte liruar nga burgu të rikthehej me një pako ushqimi. Kur rojet e burgut kontrolluan pakon, ajo që mundën të shihnin ishin vetëm rrënjët e kasavës, një ushqim bazë i përhapur në Malavi. Por nuk e dinin tamam se sa «ushqyese» dhe e «shëndetshme» ishte kjo kasava! Rripa të hollë ishin prerë nga pjesa e brendshme e secilës rrënjë. Brenda rrënjëve ishin vendosur të bëra rrotull mini-revistat, pjesë të vogla të librit Të arsyetojmë dhe Të shqyrtojmë shkrimet. Pas dy dërgimesh të tilla të këtij ushqimi «të shëndetshëm», vëllezërit kishin gjithçka që u nevojitej për ta përdorur gjatë mbledhjeve dhe studimeve të tyre biblike. Vëllai Kabuazi kujton se ata kishin kaq shumë numra të mini-revistave, saqë asnjëherë gjatë tetë muajve që kaloi në burg nuk iu desh të përsërisnin të njëjtin artikull në studimin e Kullës së Rojës.Lumturisht, kongregacioni Cepi nuk funksionon më sot. Populli i Jehovait në Malavi nuk është më i detyruar që t’i mbajë mbledhjet prapa hekurave!
Vëllezërit tanë fitojnë respekt
Gradualisht, sulmet kundër Dëshmitarëve të Jehovait u bënë më të rralla. Megjithatë, akoma raportoheshin incidente herë pas here. Por, si gjithmonë, vëllezërit tanë qëndronin të patundur. Si rezultat, shumë veta filluan të tregojnë respekt për popullin e Jehovait.
Në zonën Mçinji, kryetari i vendit, Mzama, i dërgoi një letër «popullit të dashur të Perëndisë që jeton nën juridiksionin tim». Në të ai thoshte: «Të gjithë Dëshmitarët që janë në krahinën time janë njerëz shumë të mirë. Krahina ime përfshin 13 fshatra.» Pasi i lavdëroi Dëshmitarët për faktin se janë pagues të rregullt të taksave, se u përmbahen standardeve të larta morale dhe se janë të pastër, të respektueshëm dhe punëtorë, ai përfundoi: «Unë ju inkurajoj të gjithë ju Dëshmitarë të Jehovait që të vazhdoni t’u përmbaheni ligjeve tuaja.»
Në fillim të vitit 1990, Ostën Çigodi ishte midis 22 personave që u arrestuan në asamblenë qarkore të mbajtur në Natenjë, afër Blantair, nga anëtarët e Lidhjes së Rinisë. U lirua pasi kaloi një vit e gjysmë në burg, kur ishte në fund të të shtatëdhjetave. Kur disa nga anëtarët e Lidhjes së Rinisë panë se ky plak ishte akoma gjallë dhe besnik ndaj Perëndisë së tij, u bëri shumë përshtypje. Madje kërkuan të studionin Biblën. Por, vëllai Çigodi ishte shumë i kujdesshëm, nuk donte që t’i rrezikonte vëllezërit e tij. Të rinjtë ngulmuan. Më në fund, me ta u filluan studime. Lumturisht, disa përparuan deri në pagëzim dhe sot disa prej tyre shërbejnë madje si pleq dhe shërbëtorë ndihmës.
Një tjetër vëlla besnik, Samuel Dzaononga, duroi katër vjet burgimi në Dzaleka, për shkak të qëndrimit të tij asnjanës. Më pas, në vitin 1989, pasi refuzoi përsëri me vendosmëri që të blinte një teserë partie, ai u arrestua për herë të pestë. Anëtarët e Lidhjes së Rinisë e çuan atë në rajonin e policisë të qytetit Salima. Sa u habitën kur shefi i rajonit u tha: «Nëse doni që ky burrë të burgoset përsëri, më mirë të bëheshit gati për të shkuar me të. Do t’ju bënte mirë të kuptonit se çfarë ka hequr ky burrë, pa bërë kurrë kompromis me besimin e tij. A jeni të gatshëm ta bëni këtë gjë?» «Jo»,—u përgjigjën ata. Atëherë oficeri shtoi: «Prandaj, do të bënit mirë ta kthenit këtë burrë në fshatin e tij dhe të mos i binit më në qafë. Ai nuk ka për të bërë kurrë kompromis me besimin e tij.» Kështu, vëllain Dzaononga e kthyen përsëri në fshatin e tij. Kur mbërritën atje, shkuan te kryetari i fshatit dhe e paralajmëruan që të mos lejonte t’i binin përsëri në qafë vëllait tonë. Nga ai moment, vëllain Dzaononga mund ta shihje duke lexuar revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! dhe duke u dëshmuar fqinjëve të tij, hapur dhe pa pasur frikë nga ndonjë ngacmim.
Duke dëshmuar në mënyrë joformale
Gjatë gjithë ndalimit, jepej dëshmi joformale. Por kur kundërshtimi nuk ishte dhe aq i fortë, dëshmohej më me guxim. Në fillim të vitit 1990, në qytetin Nçeu, një gruaje të re që tregoi interes për të vërtetën iu la libri Të dëgjojmë Mësuesin e Madh. Pasi ajo vetë nuk mund të lexonte mirë, vëllzërit e inkurajuan që të ftonte dikë për t’i lexuar librin. «Por duhet të gjesh dikë tek i cili mund të besosh»,—e paralajmëruan vëllezërit. Herë pas here, vëllai i saj Simoni qëndronte me të. Ja një person tek i cili mund të kishte besim. Ndërsa lexonte për motrën e tij, Simoni dalloi shpejt tingullin e së vërtetës. Me kalimin e kohës me Simonin u fillua një studim biblik. «Munda ta kuptoja vetë nga Bibla se të krishterët e vërtetë do të persekutoheshin,—tha Simoni,—prandaj e dija se Dëshmitarët e Jehovait janë feja e vërtetë.» (2. Tim. 3:12) Duke bërë përparim të shpejtë, Simon Mangani u pagëzua po atë vit dhe sot shërben në Bethel në Lilongvë.
Një stuhi e papritur në Blantair solli rezultate të papritura për Beston Madea, një pionier i rregullt. Ai gjeti strehë në verandën e një kishe të vogël. Ndërsa priste që të pushonte shiu, i zuri veshi disa njerëz që pyesnin pastorin e tyre: «A shkojnë të gjithë njerëzit e mirë në qiell?» Pastori nuk dinte ç’të thoshte. I etur për t’i ndihmuar, vëllai Madea hyri brenda kishës dhe u ofrua për t’iu përgjigjur pyetjes. Për habinë e tij, ata e pranuan. Shumë pyetje të tjera pasuan dhe s’kaloi shumë e me ta u filluan shtatë studime biblike.
Edhe të rinjtë në shkollë shfrytëzonin mundësitë për të dhënë dëshmi. Kur iu kërkua që të paraqiste një temë të lirë, Dorëthi Nakula vendosi që të shkruante rreth origjinës së Krishtlindjeve. Mësuesit të saj i bëri kaq shumë përshtypje ajo që lexoi, saqë ua tregoi edhe mësuesve të tjerë. «Ku e gjete informacionin?»—e pyetën ata. Si rezultat, Dorëthi u shpërndau 17 revista mësuesve të saj.
«I dashur xhaxha»
Megjithëse shërbëtorëve të Jehovait iu desh të duronin shumë vuajtje, nuk u ndien kurrë vetëm. Ata e dinin se Jehovai i përkrahte dhe ishin të sigurt për dashurinë dhe mbështetjen e vëllazërisë mbarëbotërore.
Përveç asaj që ishte bërë nga degët në Rodezi (tani Zimbabve) dhe Zambia, vëllezërit e pjekur vendas punonin pa u lodhur për të parë nëse tufës në Malavi i kushtohej kujdes i dashur dhe nëse merrte ushqim frymor. Komiteti i vendit ose siç quhej ndryshe Zyra e Personelit, luajti një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Çfarë përfshinte puna e tyre? Lemën Kabuazi, i cili shërbeu në Komitetin e vendit për shumë vjet, shpjegon: «Së pari, kishim përgjegjësi të siguroheshim që vëllezërve tanë po u dërgohej literatura. Prandaj, kalonim shumë kohë duke organizuar e inkurajuar korrierët dhe mbikëqyrësit qarkorë. Gjithashtu, vizitonim edhe vëllezërit që kishin qenë viktima të persekutimit, për të përcaktuar se si mund t’i ndihmonim dhe forconim ata.»
Kongregacioneve të ndryshme u dërgoheshin letra dhe përforcime inkurajuese. Ishte e rrezikshme të përdorej shërbimi postar, prandaj vëllezërit krijuan kode të veçanta dhe pseudonime që të mos zbulonin njëri tjetrin. Letrat nga Komiteti i Vendit mbanin firmën «S.O.» Në këtë mënyrë, edhe nëse një letër binte në dorë të autoriteteve, ata nuk mund të kuptonin se për çfarë bëhej fjalë. Mbikëqyrësit qarkorë njiheshin nga numri i qarkut ku shërbenin dhe vizitave të qarkut u referohej si «javët speciale». Edhe sot disa dëgjohen akoma të thonë: «Së shpejti do të kemi vizitën M-11 për javën tonë speciale.» Ç’mund të thuhet për vetë Komitetin e Vendit? Letra nga i gjithë vendi çoheshin në adresën «I dashur xhaxha» dhe përgjigjet u dërgoheshin «nipërve» dhe «mbesave» të ndryshme. Kjo mënyrë e kujdesshme bëri që të ruhej komunikimi gjatë viteve të shumta të ndalimit.
Pleqtë që shërbyen në Komitetin e Vendit treguan me të vërtetë se çdo të thotë të kërkosh në radhë të parë interesat e Mbretërisë. (Mat. 6:33) Disa, si Elison Njunga, Haveri Kvija, Adson Mbendera dhe Lemën Kabuazi, janë akoma duke i shërbyer Jehovait si shërbëtorë në kohë të plotë. Shembujt e tyre të besnikërisë i kanë inkurajuar shumë të tjerë që ta vënë Mbretërinë të parën në jetën e tyre dhe të ruajnë integritetin pavarësisht nga vështirësitë.
Ndryshimet politike
Kur një valë e re entuziazmi «demokratik» filloi të përfshinte të gjithë Afrikën jugore, edhe në Malavi u ndie një gjë e tillë. Gjatë vitit 1992, u shtua presioni ndërkombëtar kundër qeverisë, që të përmirësonte statutin e saj të të drejtave të njeriut. Në përgjigje të kësaj, presidenti dr. Banda njoftoi: «Kushdo që i detyron njerëzit të blejnë teserat e partisë . . . është duke vepruar kundër rregullave të Partisë, së Kongresit të Malavisë.» Ai shtoi: «Është diçka e ulët, shumë e ulët . . . kurrë nuk
kam urdhëruar ndonjë që të bëjë diçka të tillë.» Në këtë mënyrë, dr. Banda ndaloi diçka që për 25 vjet u kishte shkaktuar shumë vuajtje vëllezërve tanë besnikë në Malavi.Pas kësaj, Dëshmitarët e Jehovait vërejtën se shumica e mbledhjeve dhe asambleve të tyre mund të mbahej hapur dhe lirshëm. Nuk njoftohej më ndonjë ngacmim ose persekutim. Më në fund kishte njëfarë lirie dhe vëllezërit përfituan plotësisht prej saj. Por ata nuk ishin të përgatitur për atë që ndodhi më pas.
«Jehovai është një Perëndi i mrekullueshëm!»
12 gusht, 1993. Ç’ditë e paharrueshme për popullin e Jehovait në Malavi! Ndalimi që kishte zgjatur gati 26 vjet, më në fund ishte hequr. Në fillim vëllezërit as e kuptuan këtë. Në vitin 1967, kur ishte vendosur ndalimi, gazetat në të gjithë vendin mbanin tituj me shkronja të zeza që tregonin për veprimin e ndërmarrë kundër «sektit ‘rrezik’», Dëshmitarëve të Jehovait. Tani që ndalimi u hoq, nuk dëgjohej as dhe një pëshpërimë. Në të vërtetë, një vëlla zbuloi krejt rastësisht një njoftim të vogël në Gazetën Qeveria. Kur lajmi gradualisht mbërriti te vëllezërit, ata u mbushën me gëzim, por prapëseprapë kishin njëfarë ndjenje mosbesimi. Përse? Vëllai Kabuazi tha: «Ne luteshim që ndalimi të hiqej një ditë. Por kurrë nuk mendonim se kjo gjë do të ndodhte ndërsa dr. Banda ishte akoma gjallë.» Ai shtoi: «Jehovai është një Perëndi i mrekullueshëm!»
Në vitin 1967, përpara se të vendosej ndalimi, nëpër kongregacione kishte 18.000 lajmëtarë aktiv. Sa ishin tani, pas 26 vjetësh ndalimi shpesh brutal? Një maksimum i ri prej 30.408 lajmëtarësh! Integriteti i vëllezërve dhe motrave tona ka triumfuar mbi çdo vështirësi, në nder të emrit të lavdishëm të Jehovait!
Dëshmitarët e Jehovait ishin tepër të gëzuar për këtë liri të sapogjetur. Por, gjithashtu, e kuptonin se i priste një punë më e madhe se kurrë më parë.
Një fushatë speciale
Sapo lajmi mbërriti në zyrën e degës në Zambia, Ed Finç u dërgua në Malavi, jo si turist, por për të ndihmuar që vepra e Dëshmitarëve të Jehovait të rivendosej ligjërisht në këtë vend. Gjatë vizitës së tij, ai dhe Linda, patën mundësi të punonin bashkë me kongregacionin anglez në Blantair. Shumica e lajmëtarëve këtu, nuk kishin dëshmuar kurrë shtëpi më shtëpi. Kuptohet që nuk ishin të qetë. Por, me një punë bindëse nga çifti Finç, të gjithë lajmëtarët dolën në shërbim. Sa emocionuese ishte kur pas dy orësh u kthyen për të treguar përvojat e tyre. Në shumë shtëpi i kishin dëgjuar me etje. Të tjerë i kishin uruar për lirinë që gëzonin tani Dëshmitarët e Jehovait. Pas kësaj, vëllezërit e kishin shumë më të lehtë të dilnin në shërbim.
Në fillim, puna për të regjistruar përsëri veprën e Dëshmitarëve të Jehovait në Malavi qe mjaft e vështirë. Nuk mund të gjendej asnjë provë në zyrat e qeverisë se Shoqata kishte qenë ndonjëherë e regjistruar në Malavi. Një ditë, Ed Finç vuri re një seri volumesh të vjetra në zyrën e regjistrimit në Blantair. Ai mori volumin e shënuar «D». Po, aty ishte regjistrimi i parë! Tani, ana ligjore përparoi me shpejtësi. Shoqata Watch Tower Bible and Tract of Pennsylvania, një agjensi ligjore e përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait, u regjistrua më 15 nëntor 1993 dhe ata u njohën edhe njëherë ligjërisht si një fe në Malavi.
Nga fundi i atij viti, në të gjithë vendin u bë një fushatë speciale me fletushka. Diçka me vend ishte ofrimi i fletushkës Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait? në tri gjuhët kryesore të vendit. Ajo i shërbeu një qëllimi të dyfishtë. Së pari, i ndihmoi vëllezërit dhe motrat që të angazhoheshin edhe më shumë në shërbimin publik dhe së dyti e ndihmoi publikun që të mësonte drejtpërdrejtë fakte mbi Dëshmitarëve të Jehovait. U shpërndanë më shumë se një milion kopje dhe në zyrën
e degës në Zambia vërshuan shumë letra që shprehnin interes. Edhe një herë, shpallja publike e lavdisë për Jehovain filloi të dëgjohej nga shtëpia në shtëpi, si dhe në rrugët e Malavisë!Riorganizimi i veprës
Në Zambia po mbahej klasa e parë e Shkollës së Stërvitjes për Shërbëtorë për Afrikën jugore, kur mbërriti lajmi mbi heqjen e ndalimit. Kjo gjë shkaktoi një entuziazëm të madh si midis bethelitëve, ashtu edhe mes studentëve të Shkollës. Sa të emocionuar ishin dy prej studentëve kur morën caktimin për në Malavi! Ata ishin shërbëtorët e parë të huaj në kohë të plotë që caktoheshin në këtë vend që nga viti 1967. Këta dy vëllezër, Andrju Bërd dhe Karl Ofërmën, tani shërbejnë në Bethel në Lilongvë. Bernard Mazunda, malaviani i parë që mori një stërvitje të tillë, në po këtë klasë, tani shërben si mbikëqyrës qarkor bashkë me të diplomuarit e tjerë të klasave të tjera të shkollës.
Ndërkohë, vëllezërit nga dega e Zambias vazhdonin të merreshin me problemet që përfshinte riorganizimi veprës në Malavi. Shpejt vunë re se megjithëse Dëshmitarët e Jehovait nuk ishin më të ndaluar, literatura e tyre ndalohej. Për të qartësuar çështjen u mbajt një mbledhje shumë e dobishme me ministrin e drejtësisë. Ai mori menjëherë masa për të hequr ndalimin mbi literaturën e Shoqatës. Jo vetëm kaq, por ai ofroi ndihmën e tij për të gjetur një vend të përshtatshëm për zyrën e re të degës. Si rezultat, u bë e mundur të blihej një tokë e mirë prej 12 hektarësh në Lilongvë. Puna për ndërtimin e ndërtesës së re të degës që ndodhej në qendër të zonës, tashmë është në zhvillim e sipër.
Ndërsa kongregacionet filluan të mblidheshin përsëri hapur, ç’kënaqësi ishte për shumë veta të takonin miqtë që nuk i kishin parë që para ndalimit! Mbledhjet zgjatnin përtej orarit, por asnjë nuk dukej se bëhej merak për këtë. Auditori nuk kufizohej
më vetëm me fërkimin e duarve për të shprehur çmueshmërinë për fjalimet e vëllezërve. Në vend të kësaj, tani kishte duartrokitje entuziaste për këdo që shfaqej në platformë. Nuk ishte më e nevojshme që këngët e Mbretërisë të këndoheshin me zë të ulët. Tani vëllezërit mund të këndonin pa frikë dhe me zë të lartë. Kënga «Të falënderojmë, Jehova» u bë shpejt e preferuar për të gjithë.Megjithatë, vëllezërit e kuptuan se kishin nevojë për ndihmë që të azhurnoheshin në çështjet organizative. Pleqtë pranuan me përulësi dhe padurim udhëzimin nga zyra e Shoqatës dhe nga vëllezërit e tjerë që kishin marrë një stërvitje të veçantë. Nuk kaloi shumë dhe nëpër kongregacione u vunë re përmirësime të shpejta në procedurat organizative. Edhe numri i lajmëtarë vazhdoi të rritej. Vitin e shërbimit pas heqjes së ndalimit, u pagëzuan 4.247 dishpuj të rinj dhe 88.903 vetë morën pjesë në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit.
Mbërrin më shumë ndihmë
Kur u përhap lajmi se dy çiftet misionare që kishin shërbyer në Malavi para ndalimit do të ktheheshin përsëri, vëllezërit
në të gjithë vendin i pushtoi një entuziazëm i madh. Kit dhe Ana Itën, që ndërkohë kishin shërbyer në Zimbabve, mbërritën më 1 shkurt 1995, për të ndihmuar në punën e zyrës në Lilongvë. Më vonë, Xhek dhe Linda Johansën, që ishin në Zaire (tani Republika Demokratike e Kongos), u caktuan në shtëpinë misionare në Blantair. Të dyja çifteve iu dha përsëri leja për të qenë banues të përhershëm në vend. Çfarë ribashkimi të lumtur përjetuan këto çifte që ishin misionarë prej shumë kohësh, me vëllezërit e motrat e Malavisë që kishin shërbyer me ta para ndalimit!Në shkurt të vitit 1995, Malkëm Vaigo, që tani është në degën e Nigerisë, por që shërbente në degën e Malavisë kur u vendos ndalimi, pati privilegjin që të vizitonte Malavinë si mbikëqyrësi i parë i zonës në këtë vend pas shumë e shumë vitesh. Gruaja e tij, Linda Luis ishte me të. Cili ishte reagimi i tij? «Ishte një privilegj dhe një përvojë shumë emocionuese! Na dukej sikur u kthyem në shtëpi.»
Ndërkohë, në Malavi u caktuan misionarë të tjerë dhe vëllezër të kualifikuar nga degët fqinjë. Nga fusha vërshuan shumë letra. Sigurisht, kishte «shumë për të bërë në veprën e Zotërisë».—1. Kor. 15:58.
«Lavdërues të gëzuar»
Imagjino se si ndiheshin Dëshmitarët malavianë, kur gjatë korrikut dhe gushtit të vitit 1995, u bë e mundur të mbaheshin për herë të parë pas 28 vjetësh kongreset krahinore. Siç ndodh në shumicën e kongreseve në Afrikë, familjet sollën me vete të gjitha katundutë (bagazhet) e tyre, që përfshinin batanije, kusi e tenxhere, madje dhe dru zjarri për të gatuar ushqimin.
Shumica e të pranishmëve mund të mos i mbanin mend kongreset e fundit të mbajtura pikërisht para ndalimit. Ose sepse kishin qenë të vegjël, ose sepse kishin lindur pas asaj date apo nuk e kishin mësuar akoma të vërtetën. Prandaj, për shumicën ky ishte kongresi i parë krahinor. Sa me vend që ishte ajo temë «Lavdërues të gëzuar». Sapo mbërrinin në vendin e kongresit, disa fërkonin sytë me mosbesim dhe thonin: «Nuk jam në ëndërr, apo jo?» Ishin të emocionuar për faktin se ishin bashkë me adhuruesit e tjerë nga mbarë bota për të asistuar në programin e këtij kongresi. Gjithsej u mbajtën nëntë kongrese në pjesë të ndryshme të vendit dhe numri i përgjithshëm i të pranishmëve arriti në mbi 77.000 vetë! Mjeti i ri për t’u përdorur në shërbim, libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme, u prit me entuziazëm. Edhe pse në kongres ai u prezantua vetëm në gjuhën angleze, vëllezërit u kënaqën kur morën vesh se ai tashmë po përkthehej në gjuhën çiçeva.
U mbajt edhe një kongres në gjuhën angleze. Edhe pse i vogël, ai ishte vërtet një ngjarje ndërkombëtare. Erdhën vizitorë
nga Mozambiku, Afrika e Jugut, Zaireja, Zambia dhe Zimbabve. Ishte interesante që ky kongres u mbajt në Qendrën e Konferencave Kuaka, në Blantair, e cila ishte ndërtuar nga dr. Banda veçanërisht për të bërë aty disa grumbullime të partisë së tij politike. Vizitorët dëgjuan me etje ndërsa dy vëllezërit vendas, Uidës Madona dhe Laksën Kunje u intervistuan në lidhje me përvojat e tyre gjatë viteve të ndalimit. Edhe Ed Finç ishte atje dhe në lidhje me atë rast të lumtur ai thotë: «Sa shumë ishim lutur të gjithë për këtë ditë! Tani shikoje lot të shumtë gëzimi mbi fytyrat e të pranishmëve. Sytë i kishim me lot dhe na ishte bërë një kokël e madhe në fyt, ndërsa vështronim Viktor Lulker që pagëzonte vajzën e tij Anxhelinën, tani jo fshehurazi në një vaskë banje, por publikisht.» Kur kongresi iu afrua fundit me këngën prekëse «Të falënderojmë, Jehova», zemrat gufuan edhe njëherë dhe lotët u derdhën rrëke. Këta nëntë kongrese do të kujtohen për një kohë të gjatë nga lavdëruesit e gëzuar që i ndoqën ato.Rifillojnë aktivitetet e degës
Më 1 shtator 1995, zyra në Malavi u bë edhe njëherë një degë që vepronte nën drejtimin e Trupit Udhëheqës. Këtë herë zyra ishte në Lilongvë. Kishte 542 kongregacione dhe më shumë se 30.000 lajmëtarë, prandaj kishte shumë për të bërë.
Tani gjërat me të vërtetë po lëviznin! Në fillim, të dhjetë bethelitëve u duhej të punonin shumë për të përballuar volumin e punës. Që nga ajo kohë, për të ndihmuar, janë dërguar më shumë bethelitë dhe vëllezër të tjerë, të cilët kanë ofruar vullnetarisht mbështetjen e tyre. Edhe skuadrat e përkthimit në gjuhët çiçeva dhe tumbuka, u transferuan përsëri nga Zamba në «shtëpinë» e këtyre gjuhëve.
Dega ishte e zënë me dhënien e ndihmës vëllezërve për të përballuar situatat e reja që vinin në provë besnikërinë e tyre. Këto përfshinin nderimin e flamurit, imoralitetin,
abuzimin me drogën dhe shoqëritë e këqija. U formua reparti i Shërbimit të Informacioneve Shëndetësore, për të ndihmuar ata që ndesheshin me çështje që përfshinin transfuzionin e gjakut.Një ndihmë e madhe ishin edhe dy vëllezërit, bashkë me gratë e tyre, që u ricaktuan në Malavi pas veprës udhëtuese në Afrikën e Jugut. Ata po bëjnë një punë të shkëlqyer si mbikëqyrës krahinorë.
Kohët e fundit, më 20 mars, 1997, ndodhi një tjetër ngjarje emocionuese. Gjatë lajmeve të drekës që jepte radioja, Dëshmitarët në të gjithë Malavinë u gëzuan kur dëgjuan se qeveria po i kthente Shoqatës pronën e dikurshme të degës. Ajo ishte konfiskuar në vitin 1967 nga qeveria e mëparshme dhe ishte përdorur si Qendra e Rajonit Jugor të Partisë së Kongresit të Malavisë. Por tani, ishte përsëri në duart e pronarëve të saj të ligjshëm, pas një ndërprerjeje prej gati 30 vjetësh. Çfarë dëshmie ishte kjo për të gjithë vendin, ndërsa ky lajm përsëritej në të gjitha gjuhët kryesore në çdo emision lajmesh, gjatë gjithë ditës! Tani kjo ndërtesë po përdoret
përsëri si një vend për mbledhjet e rregullta të krishtere të Dëshmitarëve të Jehovait.Jehovai bën të rritet
Jehovai e ka bekuar me të vërtetë veprën e shërbëtorëve të tij në Malavi pas heqjes së ndalimit. Shumë familje i kanë ftuar me mjaft dëshirë në shtëpitë e tyre Dëshmitarët e Jehovait, kanë pranuar literaturën e tyre si dhe ofrimin e një studimi biblik pa pagesë në shtëpi. Në rastin e një prej kongreseve të fundit krahinorë «Besim në Fjalën e Perëndisë», një grua u habit kur pa turmën e madhe të Dëshmitarëve të Jehovait, të mbledhur së bashku afër një qyteti që quhej Namitete. «Nga vijnë këta mijëra njerëz?—pyeti ajo.—E çuditshme! Ju ishit për një kohë kaq të gjatë nën ndalim.» E prekur nga ajo që pa, gruaja iu bashkua turmës së lumtur të adhuruesve dhe dëgjoi programin. Pas kësaj, edhe ajo pranoi që të studionte Biblën.
Edhe disa nga armiqtë e dikurshëm i janë përgjigjur së vërtetës dhe disa janë nxitur që të kërkojnë falje për veprimet e tyre gjatë ndalimit. «Nuk ishim ne»,—thonë ata.—Qeveria na nxiste që t’ju bënim ato gjëra të këqija.» Vëllezëri janë, tepër të lumtur t’i mirëpresin këta persona në mbledhje. Edhe ish-ministri i qeverisë dr. Banda, i cili «i mirëpriti», në thonjëza, vëllezërit tanë pas rikthimit të detyruar nga Mozambiku në vitin 1975 dhe u tha që të riktheheshin në fshatrat e tyre e të bashkëpunonin me partinë politike që ishte në fuqi, po studionte Biblën me një pionier në Lilongvë.
Asnjë prej Dëshmitarëve nuk tregoi një frymë të ashpër. Asnjë nuk kërkoi shpagim. (Rom. 12:17-19) Ata duan vetëm që të lavdërojnë Perëndinë Jehova tani që e kanë lirinë për ta bërë këtë gjë. Janë të etur të mësojnë se si të përdorin çdo mjet që do t’i ndihmonte të bëheshin mësues të efektshëm në shërbim. Duke përdorur instrumente të tilla si Të arsyetojmë me anë të Shkrimeve, Njohuria që të çon në jetën e përhershme si edhe videot e Shoqatës, ata po ndihmojnë mijëra njerëz të interesuar që të fillojnë të studiojnë Biblën.
Se sa kohë do të na lërë Jehovai që të vazhdojmë të kërkojmë njerëzit «të prirur siç duhet për jetën e përhershme», nuk e dimë. (Veprat 13:48) Por, diçka është e dukshme: në këtë vend ka një potencial të mrekullueshëm për një grumbullim frymor. Në qershor të vitit 1998, u vu re një maksimum i ri emocionues në lajmëtarë, që arrinte shifrën 42.770! Për kongresin krahinor «Udha hyjnore e jetës» që u mbajt po atë vit, ishin të pranishëm gjithsej 152.746 vetë dhe në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit, që u kremtua në fillim të vitit, morën pjesë 120.412 vetë!
Po, Dëshmitarët e Jehovait në Malavi shohin një të ardhme me të vërtetë të shkëlqyer. Përpara ardhjes së ditës së Jehovait, ata mezi presin që të mund të ndihmojnë edhe mijëra të tjerë që të arrijnë një njohuri të saktë të Fjalës së Perëndisë. Gjithashtu, ata mezi presin ditën kur do të mirëpresin anëtarët e familjes dhe miqtë e dashur të ringjallur, vëllezërit dhe motrat e krishtere, që qenë të gatshëm të vdisnin, në vend se të bënin kompromis me besimin e tyre të çmuar. Ata presin me padurim, ditën kur Malavia do të jetë pjesë e parajsës globale, ku secili do të banojnë në siguri dhe të gjithë ata që e duan dhe i shërbejnë Jehovait do të mund të gëzojnë përgjithmonë jetën e përsosur.
Dëshmitarët e Jehovait në Malavi kanë përballuar sfida serioze të besimit të tyre. Integriteti i tyre nën vështirësi ka qenë një burim inkurajimi për të gjithë vëllazërinë mbarëbotërore ku ata bëjnë pjesë. Dhe dëshira e madhe e tyre për të predikuar lajmin e mirë ‘në kohë të favorshme dhe në kohë trazirash’ ka qenë një shembull i denjë për t’u imituar. (2. Tim. 4:2) Kush i ka njohur, nuk mund të mos e ndjejë se në ta ka gjetur «zemrën e ngrohtë të Afrikës».
[Harta në faqen 191]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
ZAMBIA
Kampet në Sinda Misale
MALAVI
Liqeni Malavi
Blantair
Lilongvë
Zomba
M. Mëlanië
MOZAMBIK
Kampet e Milangës
Kampet e Milangës
MOZAMBIK
[Figura që zë gjithë faqen 148]
[Figura në faqen 153]
Greshëm Kuazizira, pagëzuar në vitin 1925
[Figura në faqen 157]
Bill Meklaki në Zyrën e Shoqatës, në Zomba
[Figura në faqen 162]
Një fshat tipik malavian
[Figura në faqen 165]
Aleks Mafambana
[Figurat në faqen 170]
Dëshmitarët vijnë në kongres afër malit Mëlanië në vitin 1966
[Figurat në faqen 177]
Dëshmitarët në ndalim; kyçet porta e pronave të degës
[Figura në faqen 178]
Megjithëse shtëpia e Finli Muniere u shkatërrua, shqetësimi i tij qe që të forconte vëllezërit
[Figura në faqen 186]
Bill Meklaki me gruan e tij, Denisën
[Figura në faqen 192]
Platforma qendrore, prej nga u dha mësimi biblik dhe u caktuan detyrat brenda kampit
[Figura në faqen 193]
Bastën Longue, i njohur si “shtatë deri në shtatë”
[Figura në faqen 194]
Nazipoli, kamp refugjatësh afër Mlangenit, me shtëpi të ndërtuara nga Dëshmitarët e Jehovait për familjet e tyre
[Figurat në faqet 200, 201]
Ndonëse, më parë ishin të burgosur për besimin e tyre, Dëshmitarët vazhduan të shërbenin me gëzim
[Figura në faqen 202]
Korierë që rrezikuan lirinë për t’u çuar ushqim frymor vëllezërve të tyre
[Figura në faqen 204]
Gjatë ndalimit, Ed dhe Linda Finç ishin vizitorë të rregullt në Malavi
[Figura në faqen 210]
Pleq të mbledhur për të mësuar në një klasë në natyrë
[Figura në faqen 215]
Kit dhe Ana Itën, Linda dhe Xhek Xhohansën, të lumtur që janë kthyer në Malavi
[Figurat në faqen 216]
Komiteti i Degës (nga lart poshtë): Lemën Kabuazi, Kit Itën, Kolin Karsën
[Figurat në faqen 217]
Lart: Me entuziazëm, Dëshmitarët dolën vullnetarë për të pastruar ish-pronën e degës, kur ajo iu kthye atyre
Djathtas: Vëllezër që po marrin nga dega furnizime me literaturë për kongregacionet
[Figura në faqen 218]
Malkëm Vaigo takohet sërish me Uidës Madona, me të cilin kishte shërbyer në degë para ndalimit
[Figura në faqen 220]
Sallë Mbretërie me çati kashte. Nevojiten Salla Mbretërie për 600 kongregacione të tjera!
[Figurat në faqen 223]
Dëshmitarë të gëzuar vazhdojnë të shpallin lajmin e mirë të Mbretërisë në Malavi