Letër nga Trupi Udhëheqës
Letër nga Trupi Udhëheqës
«PERËNDIA është dashuri.» (1. Gjonit 4:16) Po, Jehovai është personifikimi i dashurisë. Sa drithëruese është të jetosh në këtë kohë, kur shohim mënyrat e shumta në të cilat po bëhet e dukshme dashuria e Perëndisë dhe dëshmitë se qëllimi i dashur i Jehovait po shkon në mënyrë të pandalshme drejt përmbushjes!
Si popull i Perëndisë, kemi privilegjin të jemi dëshmitarë të Më të Lartit. (Isa. 43:10-12) Popullit të lashtë për emrin e tij, Jehovai i tha: «Sepse ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar, dhe unë të dua.» (Isa. 43:4) Këto fjalë zbatohen edhe sot për Izraelin frymor. Veç kësaj, Jehovai i do të gjithë ata, që i përkasin shumicës së madhe dhe që kanë shpresën për të jetuar përgjithmonë në një tokë parajsore. Vetëm të mendosh për këtë! Jehovai thotë: «Unë të dua.» Në mendjen tënde, a mund ta dëgjosh Jehovain që e thotë këtë në lidhje me ty?
Edhe pse në botë jemi të rrethuar nga shumë njerëz, të cilëve ‘u është ftohur dashuria’, dhe kjo mund të ketë një ndikim shkurajues mbi ne, sa inkurajim i jashtëzakonshëm vjen kur sjellim vazhdimisht ndërmend faktin se jemi objekt i dashurisë së Jehovait! (Mat. 24:12) Si Dëshmitarë të Jehovait, jemi edhe dëshmitarë të dashurisë së tij të madhe, pasi personalisht përjetojmë dashurinë e tij në jetën tonë të përditshme. Meqenëse na do, Jehovai e bekon aktivitetin tonë individual dhe kolektiv në predikimin e lajmit të mirë. Kohët e fundit, Trupi Udhëheqës e ka ulur kërkesën mujore të orëve për pionierët e rregullt në 70 dhe për pionierët ndihmës në 50. Kjo ka çuar në një rritje të shpejtë të numrit të pionierëve. Gjatë vitit të shkuar të shërbimit, mesatarisht, 738.343 Dëshmitarë kanë qenë aktivë si pionierë specialë, të rregullt ose ndihmës. Numri i përgjithshëm përbënte një rritje prej 5,7 për qind mbi mesataren e vitit të kaluar. Si rezultat i një predikimi të zellshëm dhe i bekimit të Jehovait, çdo javë u formuan mesatarisht 45 kongregacione të reja. Çdo fundjavë, anembanë botës janë bërë pagëzime. Gjatë vitit të shkuar, çdo javë u pagëzuan mesatarisht 6.220 veta, në simbol të dedikimit të tyre dhe si shprehje të dashurisë së tyre për Jehovain. Në mbarë botën, numri i predikuesve të lajmit të mirë ka arritur tani një maksimum prej 5.912.492 vetash.—Mat. 24:14.
Meditimi rreth dashurisë së Perëndisë bën që të rritet dashuria jonë për Jehovain. Dashurinë tonë për të mund ta tregojmë, duke lexuar Biblën ose duke dëgjuar çdo ditë një pjesë të incizuar nga Bibla. Zakonisht, ne gjejmë kohë për atë që duam. Nëse e duam Jehovain, do të bëjmë përpjekje të sinqerta për ta rregulluar programin tonë ditor, që të përfshijë leximin e një pjese nga Bibla. Në të njëjtën kohë, meditimi rreth asaj që lexojmë do të bëjë që të rritet dashuria jonë për Jehovain. Dashuria dhe njohuria e saktë duhet të ecin krah për krah. Është mirë t’i kemi të dyja me bollëk e të mos lëmë pas dore asnjërën. Filipianëve 1:9 (BR) thotë: «Kjo është ajo për të cilën vazhdoj të lutem, që dashuria juaj të teprojë gjithnjë e më shumë në njohurinë e saktë dhe në aftësinë e plotë shquese.»—Shiko Psalmin 119:97.
Dashuria jonë nuk drejtohet vetëm ndaj Jehovait, por edhe ndaj gjithë vëllezërve tanë në botë. Ne kemi «dashuri për të gjithë shoqërinë e vëllezërve». (1. Pjet. 2:17, BR) Në fillim të vitit të shërbimit, shumë prej jush gëzuan shoqërinë e dashur me delegatët, që ndoqën kongreset ndërkombëtare. Të tjerë u ndërtuan nga shoqëria në kongreset krahinore.
Gjatë gjithë vitit të shkuar, dhjetëra mijë vëllezër kanë kaluar vështirësi si rrjedhojë e luftërave civile dhe shkatërrimeve natyrore. Mat. 22:39) Megjithatë, duhet të mbajmë në mendje se përgjegjësia jonë kryesore është të marrim pjesë me zell në veprën jetëshpëtuese të predikimit dhe të mësimit, një vepër shumë më e rëndësishme se çdo aktivitet humanitar.—Mat. 28:19, 20.
Për të ndihmuar ata që kishin nevojë, u organizuan fushata ndihmash. Në shumë raste, kjo ndihmë iu dha edhe fqinjve, që nuk janë Dëshmitarë. Kjo është pjesë e shfaqjes së dashurisë sonë për njerëzit në botë. Si të krishterë, ne ‘e duam të afërmin tonë’. (Duke jetuar në një botë, ku zbavitjet e dhunshme dhe imorale bëhen gjithnjë e më të përhapura dhe kërkimi i pasurive ngrihet në qiell, kemi nevojë të thellojmë dashurinë tonë për Jehovain, në mënyrë që të jemi në gjendje për t’i rezistuar joshjes nga bota. (1. Gjonit 2:15) Ndjekja e rregullt e mbledhjeve do të na ndihmojë në këtë synim. Psalmisti David ‘e donte strehën e shtëpisë së Perëndisë’ dhe dëshironte ta bekonte Jehovain «mes turmave të mbledhura».—Psal. 26, 8, 12, BR.
Thellimi i dashurisë sonë për Jehovain, na forcon për të qëndruar të palëkundur përballë persekutimit. Në mënyrë të ngjashme, na forcon edhe bindja se asnjë krijesë «nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë».—Rom. 8:39.
Ne jemi të lumtur t’ju njoftojmë se duke hyrë në fuqi nga tetori 1999, katër vëllezër të mirosur u emëruan për të shërbyer me ne në Trupin Udhëheqës. Kjo u njoftua në mbledhjen vjetore. Mosha mesatare e vëllezërve të rinj të emëruar është 57, ndërsa mesatarja e tyre e viteve në shërbim të plotkohor është 31. Emrat e tyre janë Samuel F. Hërd, M. Stivën Let, Gai H. Piërs dhe Devid H. Splein.
Kushdo qofsh, i moshuar ose në lulen e jetës, i ri a fëmijë, ji i sigurt se Trupi Udhëheqës të do shumë.—1. Gjonit 3:23; 2. Gjonit 1.
«Mëshira, paqja dhe dashuria u shumofshin në ju», ndërsa «ruani veten në dashurinë e Perëndisë»!—Judës 2, 21.
Vëllezërit tuaj
Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait