Letër nga Trupi Udhëheqës
Letër nga Trupi Udhëheqës
JEMI në prag të sistemit të ri që do të vijë, ndaj është urgjente që të rrimë në pritje të Jehovait. (Sof. 3:8) Profeti Daniel tha se ‘ka një Perëndi që zbulon sekretet dhe ai ka bërë të njohur atë që do të ndodhë ditët e fundit’. (Dan. 2:28) Ç’privilegj është të jetojmë në fund të kësaj periudhe të parashikuar dhe të kuptojmë sekretet që po na zbulon tani Jehovai!
Nëpërmjet ‘skllavit të besueshëm e të matur’, Jehovai ka zbuluar hap pas hapi qëllimin e vet për të mbledhur një ‘shumicë të madhe’ me adhurues nga të gjitha kombet, gjatë këtyre «ditëve të fundit» të trazuara. (Mat. 24:45; Zbul. 7:9; 2 Tim. 3:1) Isaia 2:2, 3 tregon që kjo lëvizje mbarëbotërore ndodh «në ditët e fundit». Çdo vit, kjo mbledhje vazhdon, pavarësisht nga trazirat e nga dhuna e përhapur kudo në këtë botë.
Gjatë vitit kalendarik 2004, jemi bërë më të vetëdijshëm për nevojën që t’u bindemi fjalëve të Jezuit: «Qëndroni vigjilentë . . . Tregohuni gati.» (Mat. 24:42, 44) Vërtet, ajo që po ndodh në skenën e botës, ka një domethënie të madhe për të krishterët, të cilët e dallojnë «shenjën e kohëve» dhe veprojnë duke e pasur parasysh atë. (Mat. 16:1-3) Duke përmbushur Fjalën e tij, Jehovai do të jetë gjithmonë me popullin e vet, të organizuar në mënyrë teokratike, pavarësisht nga kundërshtimet që mund të kenë ata.
Me gjithë përpjekjet e disave për të penguar ose ndalur shpalljen e Mbretërisë, vëllezërit tanë vazhdojnë të flasin Vep. 5:19, 20; Hebr. 10:24, 25) Në Rusi, gjatë qershorit të 2004-s, një gjykatë apeli në Moskë mbështeti vendimin e gjykatës së shkallës së parë, vendim ky që ndalonte veprimtarinë e Dëshmitarëve të Jehovait dhe mbyllte entin e tyre ligjor në këtë qytet. Megjithatë vëllezërit nuk janë sprapsur; ata e dinë se çfarë kërkon Perëndia prej tyre, dhe i binden atij si Sundimtar në vend të njerëzve. (Vep. 5:29) Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë t’i udhëheqë shërbëtorët e vet, pavarësisht nga veprimet ligjore të kundërshtarëve.
për të vërtetën dhe të mblidhen së bashku. (Në Republikën e Gjeorgjisë, gjatë disa viteve të kaluara, vëllezërit kanë përjetuar humbje të pronave, sulme të dhunshme të turmave, dhe ua kanë djegur literaturën para syve. Por asnjë armë e sajuar kundër tyre nuk ka pasur sukses. (Isa. 54:17) Gjatë vitit të shërbimit 2004, Dëshmitarët e Jehovait morën prapë njohjen ligjore në Gjeorgji. U mbajtën kongrese pa pasur ndonjë ndërhyrje nga kundërshtarët dhe tani literatura po hyn lirshëm në vend. U raportua një maksimum i ri në numrin e lajmëtarëve dhe në numrin e të pranishmëve në Përkujtim.
Në Armeni, Eritre, në Republikën e Koresë, në Ruandë dhe në Turkmenistan, vëllezërit i kanë burgosur për shkak të besimit të tyre. Ndonëse i kanë keqtrajtuar, ata e dinë arsyen biblike për sprovat që kanë, e kjo i ndihmon të mbajnë integritetin teksa shpresojnë te Jehovai për çlirim.—1 Pjet. 1:6; 2 Pjet. 2:9.
Ndërsa lexoni pjesën «Ngjarjet kryesore të vitit të kaluar» dhe shqyrtoni «Raportin botëror për 2004-n», do të ngazëlleni kur të shihni provat e mirësisë së Jehovait. Psal. 31:19; 65:11) Shpresojmë që ky Libër vjetor t’ju nxitë të vazhdoni të ecni në një mënyrë që i pëlqen Perëndisë!—1 Sel. 4:1.
(Ende po bëhen përpjekje të mëdha që çdo lloj njeriu të dëgjojë për të vërtetën. Për shembull, janë përgatitur videokaseta, DVD dhe materiale të tjera në gjuhën e shenjave, si dhe botime të tjera në Braile, për të ndihmuar frymësisht njerëzit që nuk dëgjojnë dhe ata që nuk shikojnë. Shumë lajmëtarë të Mbretërisë kanë mësuar gjuhët që flasin emigrantët që banojnë në territorin e kongregacionit të tyre.
Përveç këtyre, janë formuar qindra grupe të izoluara, në territoret ku mezi shkohet. Një degë ka më shumë se 300 grupe të izoluara, që përbëhen nga më tepër se 7.000 lajmëtarë. Kjo tregon se sa shumë mundësi ka që të formohen kongregacione të reja! Për më tepër, nga 16.760.607 të pranishmit në Përkujtim këtë vit shërbimi, mbi 10 milionë nuk ishin Dëshmitarë. Kjo është një provë e fortë që tregon se korrja është ende në kulmin e saj.
Falënderojmë Jehovain që na bekon gjithmonë dhe që kujdeset për ne me dashuri, ditë pas dite. (Prov. 10:22; Mal. 3:10; 1 Pjet. 5:7) Teksa ecim përpara të bashkuar, gjatë këtyre «ditëve të fundit», sigurinë dhe besimin e kemi te Jehovai. Çfarëdo problemesh të hasim, le të marrim për zemër shkrimin e vitit për 2005-n: «Ndihma më vjen nga Jehovai.» (Psal. 121:2, BR) Të jini të sigurt që ju duam dhe lutemi për ju!
Vëllezërit tuaj,
Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait