Si mund t’i afrohesh Perëndisë
Kapitulli 16
Si mund t’i afrohesh Perëndisë
1. Çfarë ngjashmërish janë të dukshme në shumë fe?
NJË TURISTE, që vizitonte një vend të Lindjes, u habit nga ritet fetare që vuri re në një tempull budist. Edhe pse shëmbëlltyrat nuk ishin ato të Marisë apo të Krishtit, shumë nga ritet ngjanin me ato të kishës në vendin e saj. Për shembull, ajo vuri re përdorimin e rruzareve dhe këndimin e lutjeve. Edhe të tjerë kanë bërë krahasime të tilla. Në Lindje apo Perëndim, mënyrat me të cilat besimtarët përpiqen t’i afrohen Perëndisë apo qëllimit të adhurimit të tyre, janë jashtëzakonisht të ngjashme.
2. Si është përshkruar lutja dhe përse luten shumë njerëz?
2 Shumë veta përpiqen t’i afrohen Perëndisë veçanërisht duke u lutur. Lutja është përshkruar si «një akt i komunikimit të njeriut me Perëndinë e shenjtë apo hyjnor, me perënditë, mbretërinë e përtejme, apo fuqitë e mbinatyrshme». (The New Encyclopædia Britannica) Megjithatë, kur i afrohen Perëndisë në lutje, disa mendojnë vetëm për dobitë personale. Për shembull, njëherë një burrë pyeti një Dëshmitar të Jehovait: «Nëse lutesh për mua, a do të më zgjidhen problemet që kam në familje, në punë dhe me shëndetin?» Me sa duket ky burrë mendonte se po, por shumë që luten shohin se problemet e tyre vazhdojnë. Pra, mund të pyesim: «Përse duhet t’i afrohemi Perëndisë?»
PËRSE DUHET T’I AFROHEMI PERËNDISË?
3. Kujt i duhen drejtuar lutjet tona dhe pse?
3 Lutja nuk është një rit i pakuptimtë dhe as thjeshtë një Psalmi 145:18) Jehovai na fton të kemi një marrëdhënie paqësore me të. (Isaia 1:18) Ata që i përgjigjen kësaj ftese, pajtohen me psalmistin i cili tha: «Por sa për mua, e mira është t’i afrohem Perëndisë.» Përse? Sepse ata që i afrohen Atij do të gëzojnë lumturi të vërtetë dhe një paqe mendore.—Psalmi 73:28.
mënyrë me anë të së cilës mund të fitojmë diçka. Një arsye e rëndësishme për t’iu afruar Perëndisë, është që të kemi një marrëdhënie të ngushtë me të. Prandaj, lutjet tona duhet t’i drejtohen Perëndisë Jehova. «Zoti është pranë gjithë atyre që e kërkojnë»,—tha psalmisti David. (4, 5. (a) Përse është e rëndësishme t’i lutemi Perëndisë? (b) Çfarë marrëdhënie mund të ndërtojmë me Perëndinë me anë të lutjes?
4 Përse duhet t’i lutemi Perëndisë për ndihmë kur ai ‘i di gjërat për të cilat kemi nevojë, para se t’ia kërkojmë’? (Mateu 6:8; Psalmi 139:4) Lutja tregon se kemi besim në Perëndinë dhe e shohim atë si Burimin e ‘çdo gjëje të mirë që na jepet dhe të çdo dhurate të përsosur’. (Jakovit 1:17; Hebrenjve 11:6) Jehovai gjen kënaqësi në lutjet tona. (Proverbat 15:8) Ai kënaqet ndërsa dëgjon shprehjet tona kuptimplote të çmueshmërisë dhe të lavdërimit, ashtu si një baba gëzohet kur dëgjon fëmijën e tij që i shpreh fjalë të sinqerta mirënjohjeje. (Psalmi 119:108) Ku ekziston një marrëdhënie e mirë atë dhe bir, ka një komunikim të ngrohtë. Fëmija që e ndien dashurinë, dëshiron të bisedojë me atin e tij. E njëjta gjë është e vërtetë kur bëhet fjalë për marrëdhënien tonë me Perëndinë. Nëse me të vërtetë e çmojmë atë që po mësojmë mbi Jehovain dhe dashurinë që ai ka treguar për ne, do të kemi një dëshirë të fortë për t’iu shprehur atij në lutje.—1. Gjonit 4:16-18.
5 Kur i afrohemi Perëndisë Më Të Lartë, duhet ta bëjmë me respekt, megjithëse nuk është e nevojshme të shqetësohemi së tepërmi rreth saktësisë së fjalëve që përdorim. (Hebrenjve 4:16) Ne gjithmonë kemi mundësi t’i drejtohemi Jehovait. Dhe çfarë privilegji është që mund t’i ‘hapim zemrën’ Perëndisë në lutje! (Psalmi 62:8) Çmueshmëria për Jehovain çon në një marrëdhënie të ngrohtë me të, si ajo që gëzoi Abrahami, miku i Perëndisë. (Jakovit 2:23) Por kur i lutemi Zotit Sovran të universit, për t’iu afruar atij duhet të pajtohemi me kërkesat e tij.
KËRKESA PËR T’IU AFRUAR PERËNDISË
6, 7. Edhe pse Perëndia nuk kërkon para për të dëgjuar lutjet tona, çfarë kërkon nga ne kur i lutemi?
6 A nevojiten para për t’iu afruar Perëndisë? Shumë njerëz i paguajnë klerikët, me qëllim që të luten për ta. Disa madje besojnë se lutjet e tyre do të dëgjohen sipas sasisë së dhuratave që bëjnë. Por, Fjala e Perëndisë nuk thotë se nga ne kërkohet një ofrim në të holla për t’iu afruar në lutje Jehovait. Furnizimet e tij frymore dhe bekimet e një marrëdhënieje me të në lutje, janë në dispozicion pa asnjë çmim.—Isaia 55:1, 2.
7 Çfarë kërkohet atëherë? Një qëndrim i drejtë në zemër është kërkesa themelore. (2. Kronikave 6:29, 30; Proverbat 15:11) Duhet të ushtrojmë besim në zemër se Perëndia është «Dëgjuesi i lutjes» dhe «Shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë». (Psalmi 65:2, BR; Hebrenjve 11:6) Gjithashtu, duhet të kemi një zemër të përulur. (2. Mbretërve 22:19; Psalmi 51:17) Në një nga ilustrimet e tij, Jezui tregoi se kur iu afrua Perëndisë një tagrambledhës i përulur dhe me një zemër besnike, u konsiderua më i drejtë se një farise arrogant. (Luka 18:10-14) Ndërsa i afrohemi Perëndisë në lutje, le të mos harrojmë se «ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin».—Proverbat 16:5.
8. Nëse duam të kemi përgjigjen e Perëndisë për lutjet tona, nga çfarë duhet të pastrohemi?
8 Nëse dëshirojmë që Perëndia t’u përgjigjet lutjeve tona, duhet të pastrohemi nga sjelljet mëkatare. Kur dishepulli Jakov i nxiti të tjerët që t’i afrohen Perëndisë, shtoi: «Pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje.» (Jakovit 4:8) Edhe keqbërësit mund të kenë një marrëdhënie paqësore me Jehovain, nëse pendohen dhe e lënë mënyrën e tyre të mëparshme të jetesës. (Proverbat 28:13) Jehovai nuk do të na dëgjojë nëse thjesht pretendojmë se jemi pastruar frymësisht. Bibla thotë: «Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë në lutjen e tyre; por fytyra e Zotit është kundër atyre që bëjnë të keqen.»—1. Pjetrit 3:12.
9. Përmes kujt duhet t’i afrohemi Jehovait dhe pse?
9 Bibla deklaron: «Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë.» (Eklisiastiu 7:20) Prandaj, mund të pyesësh: «Si mund t’i afrohemi, pra, Perëndisë?» Bibla përgjigjet: «Në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin.» (1. Gjonit 2:1) Edhe pse jemi mëkatarë, ne mund t’i afrohemi Perëndisë me një liri fjale përmes Jezu Krishtit, i cili vdiq si një shpërblerje për ne. (Mateu 20:28) Ai është i vetmi kanal përmes të cilit mund t’i afrohemi Perëndisë Jehova. (Gjoni 14:6) Ne nuk duhet të mendojmë se vlera e sakrificës shpërblerëse të Jezuit do të mbulojë automatikisht të gjitha mëkatet tona, madje edhe kur praktikojmë me qëllim mëkatin. (Hebrenjve 10:26) Nëse po bëjmë ç’është e mundur për t’u përmbajtur nga ajo që është e keqe, edhe pse nganjëherë gabojmë, mund të pendohemi dhe t’i kërkojmë falje Perëndisë. Ai na dëgjon kur i afrohemi me një zemër të përulur.—Luka 11:4.
MUNDËSITË PËR T’IU LUTUR PERËNDISË
10. Si mund ta imitojmë Jezuin në lutje dhe në cilat raste mund të bëjmë lutje private?
10 Jezu Krishti e çmonte shumë marrëdhënien e tij me Jehovain. Prandaj, ai merrte kohë për të biseduar me Perëndinë duke u lutur në mënyrë private. (Marku 1:35; Luka 22:40-46) Ne bëjmë mirë të imitojmë shembullin e Jezuit dhe t’i lutemi Perëndisë në mënyrë të rregullt. (Romakëve 12:12) Është e përshtatshme ta fillojmë ditën me një lutje dhe përpara se të shkojmë në shtrat, të falënderojmë Jehovain për aktivitetin e ditës. Gjatë ditës, vër si synim që t’i afrohesh Perëndisë «në çdo kohë». (Efesianëve 6:18) Madje mund të lutemi në heshtje në zemrën tonë, duke ditur se Jehovai mund të na dëgjojë. E folura në mënyrë private me Perëndinë, na ndihmon të mbajmë një marrëdhënie të qëndrueshme me të dhe na bën të vetëdijshëm se çdo ditë jemi edhe më afër tij.
11. (a) Përse familjet duhet të luten së bashku? (b) Çfarë kuptimi ka kur thua «Amin» në fund të lutjes?
11 Jehovai dëgjon edhe lutjet e bëra për grupe njerëzish. (1. Mbretërve 8:22-53) Ne mund t’i afrohemi Perëndisë si një familje, ndërsa kreu i familjes drejton lutjen. Kjo gjë forcon lidhjen familjare dhe Jehovai bëhet real për të rinjtë, ndërsa dëgjojnë prindërit e tyre që me përulësi i luten Jehovait. Ç’mund të thuhet për rastin kur dikush përfaqëson një grup në lutje, ndoshta në një mbledhje të Dëshmitarëve të Jehovait? Nëse jemi të pranishëm, le të dëgjojmë me vëmendje që në fund të lutjes të mund të themi me gjithë zemër «Amin», që do të thotë «ashtu qoftë».—1. Korintasve 14:16.
LUTJET QË DËGJON JEHOVAI
12. (a) Përse Perëndia nuk u përgjigjet disa lutjeve? (b) Përse nuk duhet të përqendrohemi vetëm në nevojat personale kur lutemi?
12 Disa mund të mendojnë se lutjet e tyre nuk dëgjohen, edhe pse i luten Perëndisë përmes Krishtit. Megjithatë, apostulli Gjon tha: «Nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij [Perëndisë], ai na e plotëson.» (1. Gjonit 5:14) Pra, duhet të kërkojmë në përputhje me vullnetin e Perëndisë. Pasi ai interesohet për mirëqenien tonë frymore, çdo gjë që cënon gjendjen tonë frymore, është një temë e përshtatshme për lutje. Duhet t’i rezistojmë tundimit për t’u përqendruar tërësisht mbi nevojat fizike. Për shembull, ndërsa është e përshtatshme të lutemi për mendjemprehtësi dhe qëndrueshmëri për të përballuar sëmundjen, nuk duhet të lëmë pas dore interesat frymore, duke u shqetësuar së tepërmi për shëndetin. (Psalmi 41:1-3) Një grua e krishterë, duke qenë e vetëdijshme se po shqetësohej së tepërmi për shëndetin e saj, iu lut Jehovait që ta ndihmonte të kishte një pikëpamje të ekuilibruar për sëmundjen. Si rezultat, problemet e shëndetit për të u bënë një çështje shumë e vogël dhe ajo e ndiente se i qe dhënë «fuqi përtej normales». (2. Korintasve 4:7, BR) Dëshira e saj për të ndihmuar të tjerët frymësisht u rrit dhe u bë një lajmëtare e Mbretërisë në shërbim të plotë kohor.
13. Siç tregohet në Mateun 6:9-13, cilat janë disa nga çështjet e përshtatshme që mund të përfshijmë në lutjet tona?
13 Çfarë mund të përfshijmë në lutjet tona, në mënyrë që Jehovai të kënaqet duke i dëgjuar ato? Jezui i mësoi ithtarët e tij se si të luteshin. Në lutjen model të shënuar në Mateun 6:9-13, ai bëri të njohura çështjet mbi të cilat mund të lutemi. Për çfarë duhet të interesohemi kryesisht në lutjet tona? Emri i Perëndisë dhe qëllimet e Mbretërisë duhen vlerësuar si më të rëndësishmet. Kërkesa për nevojat tona materiale është e përshtatshme. Gjithashtu, është e rëndësishme të lutemi për faljen e mëkateve tona, për lirimin nga tundimet dhe nga i ligu, Satana Djalli. Jezui nuk donte që ne ta këndonim lutjen apo ta përsëritnim atë vazhdimisht pa menduar mbi kuptimin e saj. (Mateu 6:7) Ç’marrëdhënie do të ekzistonte nëse një fëmijë do të përdorte të njëjtat fjalë, sa herë që t’i fliste atit të tij?
14. Përveç kërkesave, çfarë lutjesh duhet të ofrojmë?
14 Përveç kërkesave dhe lutjeve të përzemërta, ne duhet të ofrojmë lutje lavdërimi dhe falenderimi. (Psalmi 34:1; 92:1; 1. Selanikasve 5:18) Gjithashtu, mund të lutemi edhe për të tjerët. Lutjet për motrat dhe vëllezërit tanë frymorë që përjetojnë vuajtje apo persekutime, tregojnë interesin tonë për ta dhe Jehovai ndihet i kënaqur kur dëgjon që ia shprehim atij këtë shqetësim. (Luka 22:32; Gjoni 17:20; 1. Selanikasve 5:25) Në fakt, apostulli Pavël shkroi: «Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendimet tuaja në Krishtin Jezus.»—Filipianëve 4:6, 7.
NGULMO NË LUTJE
15. Çfarë duhet të kujtojmë kur duket se lutjet tona mbeten pa përgjigje?
15 Edhe pse po fiton njohuri në lidhje me Perëndinë, mund të ndjesh se disa herë lutjeve të tua nuk u është dhënë përgjigje. Ndodh kështu, sepse për Perëndinë mund të mos jetë koha e duhur për t’iu përgjigjur një lutjeje të veçantë. (Eklisiastiu 3:1-9) Jehovai mund të lejojë që situata të vazhdojë për pak kohë, por ai mund t’u përgjigjet lutjeve dhe e di se kur është koha më e mirë për ta bërë këtë.—2. Korintasve 12:7-9.
16. Përse duhet të ngulmojmë në lutje dhe si mund të ndikojë kjo në marrëdhënien tonë me Perëndinë?
16 Ngulmimi ynë në lutje, zbulon interesin tonë të përzemërt mbi atë që po i themi Perëndisë. (Luka 18:1-8) Për shembull, ne mund t’i kërkojmë Jehovait që të na ndihmojë për të mposhtur ndonjë lloj dobësie. Duke ngulmuar në lutje dhe duke vepruar në përputhje me kërkesat tona, ne tregojmë sinqeritetin tonë. Ne duhet të lutemi veçanërisht në mënyrë intensive, kur jemi duke përjetuar një tundim. (Mateu 6:13) Ndërsa vazhdojmë të lutemi, duke u përpjekur të kontrollojmë nxitjet tona mëkatare, do të shohim se si na ndihmon Jehovai. Kjo do ta ndërtojë besimin tonë dhe do të forcojë marrëdhënien tonë me të.—1. Korintasve 10:13; Filipianëve 4:13.
17. Çfarë dobie do të kemi nëse e bëjmë lutjen një zakon në kryerjen e shërbimit ndaj Perëndisë?
1. Korintasve 4:7) Kjo njohuri do të na ndihmojë që të jemi të përulur dhe do të pasurojë marrëdhënien tonë me të. (1. Pjetrit 5:5, 6) Po, ne kemi arsye të forta për të ngulmuar në lutje. Lutjet tona të sinqerta dhe njohuria e çmuar mbi mënyrën se si mund t’i afrohemi Atit tonë qiellor, do ta bëjë me të vërtetë të lumtur jetën tonë.
17 Duke e bërë lutjen një zakon në kryerjen e shërbimit të shenjtë ndaj Perëndisë, do të kuptojmë se me fuqinë tonë nuk mund t’i shërbejmë Perëndisë. Është Jehovai që na jep fuqi për të kryer këtë shërbim. (KOMUNIKIMI ME JEHOVAIN NUK DUHET TË JETË I NJËANSHËM
18. Si mund ta dëgjojmë Perëndinë?
18 Nëse duam që Perëndia të dëgjojë lutjet tona, duhet të dëgjojmë atë që thotë. (Zaharia 7:13) Ai nuk i dërgon më mesazhet e tij përmes profetëve të frymëzuar dhe sigurisht, nuk përdor mënyra spiritiste. Por, ne mund të mësojmë mbi Perëndinë duke studiuar fjalën e tij, Biblën. (Ligji i përtërirë 18:10-12; Romakëve 15:4; 2. Timoteut 3:16, 17) Ashtu si mund të kultivojmë një dëshirë për ushqimin fizik që na bën mirë, po ashtu nxitemi të ‘dëshirojmë fort qumështin e pastër të fjalës’. Kultivo dëshirën për ushqimin frymor, duke lexuar çdo ditë Fjalën e Perëndisë.—1. Pjetrit 2:2, 3; Veprat 17:11.
19. Cilat janë dobitë e meditimit mbi atë që lexon në Bibël?
19 Medito mbi atë që lexon në Bibël. (Psalmi 1:1-3; 77:11, 12) Kjo do të thotë ta bluash mirë në mendje materialin. Këtë mund ta krahasosh me tretjen e ushqimit. Mund ta tresësh ushqimin frymor, duke e lidhur atë që lexon me gjërat që tashmë i di. Shqyrto se si ndikon informacioni në jetën tënde ose mendo thellë mbi atë që ai zbulon rreth cilësive të Jehovait dhe mënyrës së tij të të vepruarit. Në studimin personal përfshi, gjithashtu, edhe ushqimin frymor që siguron Jehovai. Kjo do të të afrojë edhe më shumë me Perëndinë dhe do të të ndihmojë që të përballosh problemet e përditshme.
20. Si na ndihmon pjesëmarrja në mbledhjet e krishtere, për t’iu afruar Perëndisë?
20 Gjithashtu, mund t’i afrohesh Perëndisë duke dëgjuar diskutimet mbi Fjalën e tij në mbledhjet e krishtere, sikurse edhe izraelitët dëgjonin me vëmendje, kur mblidheshin për të dëgjuar leximin publik të Ligjit të Perëndisë. Mësuesit e asaj kohe, fusnin kuptimin apo diskutonin gjatë leximit të Ligjit, duke i ndihmuar kështu dëgjuesit e tyre që të kuptonin dhe të nxiteshin për ta zbatuar atë që dëgjonin. Kjo gjë shkaktonte gëzim të madh. (Nehemia 8:8, 12) Prandaj, bëje zakon pjesëmarrjen në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait. (Hebrenjve 10:24, 25) Kjo do të të ndihmojë që të zbatosh njohurinë e Perëndisë në jetën tënde dhe do të të sjellë lumturi. Duke qenë pjesë e vëllazërisë botërore të krishterë, do të kesh mundësi të qëndrosh afër Jehovait. Dhe siç do ta shohim, ti mund të gjesh siguri të vërtetë midis popullit të Perëndisë.
PROVO NJOHURINË
Përse duhet t’i afrohesh Perëndisë?
Cilat janë disa kërkesa për t’iu afruar Perëndisë?
Çfarë mund të përfshish në lutjet e tua?
Përse duhet të ngulmosh në lutje?
Si mund ta dëgjosh sot Jehovain?
[Pyetjet]
[Figura që zë gjithë faqen 157]