Syno që t’i shërbesh Perëndisë përgjithmonë
Kapitulli 18
Syno që t’i shërbesh Perëndisë përgjithmonë
1, 2. Çfarë kërkohet përveç zotërimit të njohurisë së Perëndisë?
PËRFYTYRO sikur po qëndron përpara një dere të mbyllur që të çon në një dhomë me shumë thesare. Ta zëmë se një person i autorizuar të ka dhënë çelësin e të ka thënë që të marrësh çfarë të duash nga këto gjëra të vlefshme. Ai çelës nuk do të të vlejë për asgjë nëse nuk e përdor. Në mënyrë të ngjashme, ti duhet ta përdorësh njohurinë për të nxjerrë dobi prej saj.
2 Kjo është veçanërisht e vërtetë në lidhje me njohurinë e Perëndisë. Në fakt, njohuria e saktë e Perëndisë Jehova dhe e Jezu Krishtit do të thotë jetë e përhershme. (Gjoni 17:3) Megjithatë, kjo perspektivë nuk mund të realizohet vetëm duke pasur njohuri. Ashtu si do të përdorje një çelës të vlefshëm, po ashtu duhet ta zbatosh njohurinë e Perëndisë në jetën tënde. Jezui tha se ata që kryejnë vullnetin e Perëndisë do të ‘hyjnë në mbretëri’. Individë të tillë do të kenë privilegjin për t’i shërbyer Perëndisë përgjithmonë!—Mateu 7:21; 1. Gjonit 2:17.
3. Cili është për ne vullneti i Perëndisë?
3 Pasi mësojmë se ç’është vullneti i Perëndisë, është jetësore që ta kryejmë atë. Si mendon, cili është vullneti i Perëndisë për ty? Ai mund të përmblidhet mjaft mirë me këto fjalë: të imitosh Jezuin. Letra e parë e Pjetrit 2:21 na tregon: «Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij.» Pra, për të kryer vullnetin e Perëndisë, duhet të ndjekësh shembullin e Jezuit sa më afër që të jetë e mundur. Kjo tregon se ke vendosur të zbatosh njohurinë e Perëndisë.
SI E PËRDORI JEZUI NJOHURINË E PERËNDISË
4. Pse Jezui dinte kaq shumë mbi Jehovain dhe si e përdori ai këtë njohuri?
4 Jezui ka një njohuri më të thellë për Perëndinë se të tjerët. Ai jetoi dhe punoi me Perëndinë Jehova për shekuj të tërë në qiej përpara se të vinte në tokë. (Kolosianëve 1:15, 16) Dhe çfarë bëri Jezui me gjithë këtë njohuri? Ai nuk ishte i kënaqur thjeshtë me zotërimin e saj. Jezui jetoi në përputhje me atë njohuri. Ja, përse ishte kaq i butë, i durueshëm dhe i dashur në marrëdhëniet e tij me njerëzit e tjerë. Jezui imitoi kështu Atin e tij qiellor dhe veproi në harmoni me njohurinë që kishte mbi rrugët dhe personalitetin e Jehovait.—Gjoni 8:23, 28, 29, 38; 1. Gjonit 4:8.
5. Pse u pagëzua Jezui dhe si jetoi ai në përputhje me kuptimin e pagëzimit të tij?
5 Njohuria që kishte, e nxiti Jezuin të ndërmerrte një hap vendimtar. Ai erdhi nga Galileja në lumin Jordan, ku u pagëzua nga Gjoni. (Mateu 3:13-15) Çfarë simbolizonte pagëzimi i Jezuit? Si hebre, ai lindi në një komb të dedikuar ndaj Perëndisë. Pra, Jezui ishte i dedikuar që nga lindja. (Të Dalët 19:5, 6) Duke iu nënshtruar pagëzimit, ai paraqiti veten para Jehovait, për të bërë vullnetin hyjnor, ndërsa ishte në tokë. (Hebrenjve 10:5, 7) Dhe Jezui e përmbushi domethënien e pagëzimit të tij. Ai i harxhoi energjitë e veta në shërbimin e Jehovait, duke e ndarë në çdo rast njohurinë e Perëndisë me njerëzit. Jezui gjente kënaqësi në kryerjen e vullnetit të Perëndisë, madje duke thënë se ishte si ushqim për të.—Gjoni 4:34.
6. Në ç’mënyrë e mohoi Jezui vetveten?
6 Jezui e kuptoi plotësisht se kryerja e vullnetit të Jehovait do t’i kushtonte shumë, madje edhe jetën. Megjithatë, Jezui e mohoi veten, duke i vënë interesat e tij personale në vend të dytë. Kryerja e vullnetit të Perëndisë zinte
gjithmonë vendin e parë. Në lidhje me këtë, si mund ta ndjekim edhe ne shembullin e përsosur të Jezuit?HAPA QË TË ÇOJNË DREJT JETËS SË PËRHERSHME
7. Cilat janë disa hapa që duhet të marrë një person për t’u kualifikuar për pagëzim?
7 Ndryshe nga Jezui ne jemi të papërsosur dhe mund të arrijmë në momentin e rëndësishëm të pagëzimit vetëm pasi të kemi marrë disa hapa të tjerë me rëndësi jetësore. Kjo fillon me marrjen në zemër të njohurisë së saktë të Perëndisë Jehova dhe të Jezu Krishtit. Një gjë e tillë, bën që të ushtrojmë besim dhe të kemi një dashuri të thellë për Perëndinë. (Mateu 22:37-40; Romakëve 10:17; Hebrenjve 11:6) Pajtimi me ligjet, parimet dhe standardet e Perëndisë, do të na nxisë të pendohemi dhe të shprehim pikëllim të vërtetë për mëkatet tona të së kaluarës. Kjo na çon drejt ndryshimit, që është kthim dhe braktisje e një rruge të gabuar që ndiqnim kur nuk kishim njohurinë e Perëndisë. (Veprat 3:19) Natyrisht, nëse akoma praktikojmë fshehurazi disa mëkate, në vend se të bëjmë atë që është e drejtë, në të vërtetë nuk kemi ndryshuar dhe as e kemi mashtruar dot Perëndinë. Jehovai zbulon çdo hipokrizi.—Luka 12:2, 3.
8. Çfarë veprimi duhet të ndërmarrësh nëse dëshiron të angazhohesh në aktivitetin e predikimit të Mbretërisë?
8 Tani që je duke marrë njohurinë e Perëndisë, a nuk do të ishte e përshtatshme që t’i shqyrtoje çështjet frymore në një mënyrë mjaft personale? Ndoshta mezi pret t’u tregosh të afërmve, shokëve dhe të tjerëve atë që po mëson. Në fakt, tashmë mund ta kesh bërë këtë, ashtu si edhe Jezui, i cili e ndau lajmin e mirë me të tjerët në raste joformale. (Luka 10:38, 39; Gjoni 4:6-15) Tani mund të duash të bësh edhe më shumë. Pleqtë e krishterë, me kënaqësi do të flisnin me ty, për të vendosur nëse je i kualifikuar dhe i aftë për të marrë pjesë në aktivitetin e rregullt të predikimit të Mbretërisë me Dëshmitarët e Jehovait. Nëse je i aftë, pleqtë do të bëjnë rregullime që të shoqërosh një Dëshmitar në shërbim. Dishepujt e Jezuit, e ndoqën mësimin që ai u dha, me qëllim që ta kryenin shërbimin e tyre në mënyrë të rregullt. (Marku 6:7, 30; Luka 10:1) Ti do të përfitosh nga një ndihmë e tillë, ndërsa merr pjesë në përhapjen e mesazhit të Mbretërisë nga shtëpia në shtëpi apo në forma të tjera predikimi.—Veprat 20:20, 21.
9. Në ç’mënyrë një person i dedikohet Perëndisë dhe si ndikon ky dedikim në jetën e tij?
9 Predikimi i lajmit të mirë personave të çdo lloji që gjenden në territorin e kongregacionit, është një mënyrë për të gjetur ata që janë me të vërtetë të gatshëm dhe një nga veprat e shkëlqyera që dëshmojnë besimin tënd. (Veprat 10:34, 35; Jakovit 2:17, 18, 26) Pjesëmarrja e rregullt në mbledhjet e krishtere dhe aktivizimi kuptimplotë në veprën e predikimit janë, gjithashtu, mënyra për të treguar se je penduar, ke ndryshuar dhe se tani je i vendosur që të jetosh në përputhje me njohurinë e Perëndisë. Cili është hapi tjetër logjik? T’i dedikohesh Perëndisë Jehova. Kjo do të thotë që në një lutje të përzemërt t’i tregosh Perëndisë se në mënyrë të vullnetshme dhe me gjithë zemër po i jep jetën për të bërë vullnetin e tij. Kjo është mënyra që t’i dedikohesh Jehovait dhe të pranosh zgjedhën e butë të Jezu Krishtit.—Mateu 11:29, 30.
ÇDO TË THOTË PAGËZIMI PËR TY?
10. Përse duhet të pagëzohesh pasi i je dedikuar Jehovait?
10 Sipas Jezuit, të gjithë ata që bëhen dishepuj të tij duhet të pagëzohen. (Mateu 28:19, 20) Përse kjo është e nevojshme pas dedikimit që i ke bërë Perëndisë? Pasi i je dedikuar Jehovait, ai e di që ti e do atë. Por pa dyshim, do të doje të ndërmerrje veprime të mëtejshme që edhe të tjerët të mësonin mbi dashurinë tënde për Perëndinë. Atëherë, pagëzimi të jep një mundësi për të bërë të njohur publikisht dedikimin tënd ndaj Perëndisë Jehova.—Romakëve 10:9, 10.
11. Cili është kuptimi i pagëzimit?
11 Pagëzimi është i pasur në kuptim simbolik. Duke u 1. Pjetrit 3:21.
zhytur apo «varrosur» nën ujë, është si të kesh vdekur për sa i përket mënyrës sate të mëparshme të jetesës. Kur del nga uji, është sikur po fillon një jetë të re që nuk drejtohet më sipas vullnetit tënd personal, por sipas vullnetit të Perëndisë. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se nuk do të mëkatosh më, sepse të gjithë jemi të papërsosur dhe si rrjedhim mëkatojmë çdo ditë. Megjithatë, si një shërbëtor i dedikuar dhe i pagëzuar i Jehovait, do të kesh hyrë në një marrëdhënie të veçantë me të. Për shkak të pendimit dhe të nënshtrimit tënd të përulur për t’u pagëzuar, Jehovai është i gatshëm të të falë mëkatet, në bazë të sakrificës shpërblerëse të Jezuit. Pra, pagëzimi të çon në një ndërgjegje të pastër para Perëndisë.—12. Çfarë do të thotë të pagëzohesh (a) «në emër të Atit»? (b) «në emër të Birit»? (c) «në emër të frymës së shenjtë»?
12 Jezui i urdhëroi ithtarët e tij që t’i pagëzonin dishepujt e rinj «në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë». (Mateu 28:19) Çfarë donte të thoshte Jezui? Pagëzimi «në emër të Atit» tregon se një person i pagëzuar me gjithë zemër, e pranon Perëndinë Jehova si Krijuesin dhe Sovranin e ligjshëm të universit. (Psalmi 36:9; 83:18; Eklisiastiu 12:1) Pagëzimi «në emër të Birit» do të thotë se personi e njeh Jezu Krishtin dhe veçanërisht sakrificën e Tij shpërblerëse, si mjetin e vetëm të shpëtimit të siguruar nga Perëndia. (Veprat 4:12) Pagëzimi «në emër të Frymës së Shenjtë» do të thotë se kandidati për pagëzim e pranon frymën e shenjtë të Jehovait apo forcën aktive, si mjetin për plotësimin e qëllimeve të Perëndisë dhe për forcimin e shërbëtorëve të tij, që të kryejnë vullnetin e drejtë të Perëndisë, bashkë me organizatën e Tij të drejtuar nga fryma.—Zanafilla 1:2; Psalmi 104:30; Gjoni 14:26; 2. Pjetrit 1:21.
A JE GATI PËR PAGËZIM?
13, 14. Përse nuk duhet të kemi frikë që të zgjedhim shërbimin ndaj Perëndisë Jehova?
13 Pasi pagëzimi është kaq domethënës dhe ngjarja më e rëndësishme në jetën e një personi, a është ai një hap
për t’u pasur frikë? Aspak! Ndërsa vendimi për t’u pagëzuar nuk duhet parë si diçka me pak rëndësi, në mënyrë të pakundërshtueshme ai është vendimi më i rëndësishëm që ndoshta mund të marrësh.14 Pagëzimi është dëshmi e zgjedhjes sate për t’i shërbyer Perëndisë Jehova. Mendo mbi njerëzit me të cilët njihesh. Në një mënyrë apo në tjetrën, a nuk i shërben secili prej tyre një zotërie? Disa janë skllevër të pasurisë. (Mateu 6:24) Të tjerë ndjekin me zell karrierën e tyre apo janë egoistë për të plotësuar dëshirat e tyre më të larta të jetës. Të tjerë akoma u shërbejnë perëndive të rreme. Por ti ke zgjedhur t’i shërbesh Perëndisë së vërtetë, Jehova. Asnjë tjetër nuk tregon kaq dashamirësi, dhembshuri e dashuri. Perëndia u jep dinjitet njerëzve, duke i angazhuar me punë të qëllimshme që i çon ata drejt shpëtimit. Ai i shpërblen shërbëtorët e tij me jetë të përjetshme. Sigurisht, të ndjekësh shembullin e Jezuit dhe t’i dorëzosh jetën Jehovait, nuk është diçka për t’u pasur frikë. Në fakt, kjo është e vetmja gjë që i pëlqen Perëndisë dhe është plotësisht e arsyeshme.—1. Mbretërve 18:21.
15. Cilat janë disa pengesa të zakonshme për t’u pagëzuar?
15 Megjithatë, pagëzimi nuk është një hap që duhet ndërmarrë për shkak të presioneve të të tjerëve. Kjo është një çështje personale midis teje dhe Jehovait. (Galatasve 6:4) Ndërsa ke përparuar frymësisht, mund të kesh pyetur: «Çfarë më pengon të pagëzohem?» (Veprat 8:35, 36) Mund të pyesësh veten: «A është kundërshtimi familjar ai që më pengon? A jam akoma i përfshirë në disa situata jobiblike apo praktika mëkatare? A kam frikë se mos humbas favorin e banorëve të zonës ku banoj?» Këta janë disa nga faktorët që duhen shqyrtuar dhe vlerësuar në mënyrë realiste.
16. Çfarë dobish do të kesh, duke i shërbyer Jehovait?
16 Nuk është realiste të llogaritësh faktorët negativë, pa shqyrtuar dobitë e shërbimit ndaj Jehovait. Për shembull, shqyrto çështjen e kundërshtimit familjar. Jezui premtoi se edhe po të humbasin të afërmit e tyre, ngaqë ndjekin Marku 10:29, 30) Këta bashkëbesimtarë do të të tregojnë dashuri vëllazërore, do të të ndihmojnë që të durosh persekutimet dhe do të të mbështesin në rrugën e jetës. (1. Pjetrit 5:9) Veçanërisht, pleqtë e krishterë mund të të ndihmojnë që të përballosh problemet dhe të kalosh me sukses situata të tjera të vështira. (Jakovit 5:14-16) Në lidhje me humbjen e favorit në këtë botë, mund të pyesësh veten: «Me çfarë mund të krahasohet fitimi i aprovimit të Krijuesit të universit dhe fakti që mund ta gëzoj atë me drejtimin që zgjedh në jetë?»—Proverbat 27:11.
atë, dishepujt e tij do të gjejnë një familje më të madhe frymore. (JETO NË PËRPUTHJE ME DEDIKIMIN DHE PAGËZIMIN TËND
17. Përse duhet ta shohësh pagëzimin si një fillim e jo si një fund?
17 Është e rëndësishme të kujtojmë se pagëzimi nuk është fundi i përparimit tënd frymor. Ai shënon fillimin e shërbimit të përjetshëm ndaj Perëndisë, si një shërbëtor i kushtuar dhe një prej Dëshmitarëve të Jehovait. Megjithëse pagëzimi ka një rëndësi jetësore, nuk është një garanci për shpëtim. Jezui nuk tha: «Kushdo që pagëzohet do të shpëtojë.» Në vend të kësaj ai tha: «Por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.» (Mateu 24:13) Prandaj është kryesore që të kërkosh së pari Mbretërinë e Perëndisë, duke e bërë atë çështjen më kryesore në jetën tënde.—Mateu 6:25-34.
18. Cilat janë disa synime për t’u ndjekur pas pagëzimit?
18 Për të rezistuar në shërbimin tënd ndaj Jehovait, duhet t’i vësh vetes synime frymore. Një synim i vlefshëm është që të shtosh edhe më shumë njohurinë e Perëndisë, përmes një studimi të rregullt personal të Fjalës së tij. Bëj një program për të lexuar Biblën çdo ditë. (Psalmi 1:1, 2) Ndiq rregullisht mbledhjet e krishtere, sepse shoqëria që gjen atje do të të forcojë frymësisht. Personalisht, përse nuk vë si synim që të komentosh në mbledhjet e kongregacionit, duke kërkuar kështu që të lavdërosh Jehovain e të ndërtosh të tjerët? (Romakëve 1:11, 12) Një tjetër synim mund të jetë që të përmirësosh cilësinë e lutjeve të tua.—Luka 11:2-4.
19. Cilat cilësi mund të pasqyrosh me ndihmën e frymës së shenjtë?
19 Nëse po jeton sipas domethënies së pagëzimit tënd, duhet t’i kushtosh vëmendje të vazhdueshme asaj që bën, duke lejuar që fryma e shenjtë e Perëndisë të prodhojë tek ti cilësi të tilla si dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. (Galatasve 5:22, 23; 2. Pjetrit 3:11) Mbaj mend, Jehovai u jep frymën e tij të shenjtë të gjithë atyre që ia kërkojnë në lutje dhe që i binden si shërbëtorë besnik të tij. (Luka 11:13; Veprat 5:32) Pra, lutju Perëndisë për frymën e tij dhe kërkoji të të ndihmojë që të shfaqësh cilësitë që i pëlqejnë atij. Këto cilësi do të bëhen më të dukshme në të folurin dhe në sjelljen tënde, ndërsa i përgjigjesh ndikimit të frymës së Perëndisë. Natyrisht, çdo individ në kongregacionin e krishterë po përpiqet të zhvillojë «personalitetin e ri» për t’u bërë kështu më ngjashëm Krishtit. (Kolosianëve 3:9-14) Secili prej nesh ndesh sfida të ndryshme duke e bërë këtë, sepse ndodhemi në faza të ndryshme të përparimit frymor. Pasi je i papërsosur, duhet të punosh shumë që të kesh një personalitet ngjashëm Krishtit. Por kurrë mos u dëshpëro, sepse kjo gjë bëhet e mundur me ndihmën e Perëndisë.
20. Në cilat mënyra mund ta imitosh Jezuin në shërbim?
20 Imitimi i shembullit të gëzueshëm të Jezuit duhet të jetë një nga synimet e tua frymore. (Hebrenjve 12:1-3) Ai e donte shërbimin. Kështu, nëse ke privilegjin për të marrë pjesë në aktivitetin e predikimit të Mbretërisë, mos lejo që kjo gjë të bëhet një rutinë e zakonshme. Kërko të gjesh kënaqësi kur mëson të tjerët rreth Mbretërisë së Perëndisë. Përdor udhëzimet që siguron kongregacioni e që të ndihmojnë për t’u përmirësuar si mësues. Dhe ji i sigurt se Jehovai mund të të japë forcë për të kryer shërbimin tënd.—1. Korintasve 9:19-23.
21. (a) Si e dimë se Jehovai i çmon personat besnikë të pagëzuar? (b) Si e dimë se pagëzimi është i rëndësishëm për të mbijetuar në ditën e zbatimit të gjykimit të Perëndisë mbi këtë sistem të lig gjërash?
Hageu 2:7, BR) Profecitë biblike tregojnë se Perëndia i sheh këta persona si të shënuar për të mbijetuar ditën e gjykimit të tij, që do të vijë së shpejti mbi këtë sistem të lig gjërash. (Ezekieli 9:1-6; Malakia 3:16, 18) A je «me të drejtë i caktuar për jetën e përhershme»? (Veprat 13:48, BR) A ke dëshirë të zjarrtë për t’u shënuar si një ndër ata që i shërbejnë Perëndisë? Dedikimi dhe pagëzimi janë pjesë e këtij shënimi dhe janë thelbësorë për të mbijetuar.
21 Një person i dedikuar dhe i pagëzuar, që përpiqet ta ndjekë Jezuin me besnikëri, është i çmuar për Perëndinë. Jehovai shqyrton zemrat e miliarda njerëzve dhe e di se sa të rrallë janë persona të tillë. Ai i konsideron ata si thesare apo «gjërat e dëshirueshme». (22. Cilën të ardhme mund të shohë përpara «shumica e madhe»?
22 Pas Përmbytjes së përgjithshme, Noeja dhe familja e tij dolën jashtë arkës në një tokë të pastruar. Në mënyrë të ngjashme, sot, një ‘shumicë e madhe’ njerëzish që zbatojnë njohurinë e Perëndisë në jetën e tyre dhe fitojnë aprovimin e Jehovait, kanë perspektivën për të mbijetuar në fundin e këtij sistemi të lig gjërash dhe të gëzojnë kështu jetën e përhershme në një tokë të pastruar njëherë e përgjithmonë. (Zbulesa 7:9, 14) Si do të jetë ajo jetë?
PROVO NJOHURINË
Si dëshiron Jehovai që ta përdorësh njohurinë që ke për të?
Cilat janë disa hapa që të çojnë në pagëzim?
Përse pagëzimi nuk është fundi, por fillimi?
Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 172]
A ke bërë një dedikim ndaj Perëndisë në lutje?
[Figurat në faqen 174]
Çfarë të pengon për t’u pagëzuar?