Të mbajmë gjithnjë në mend ditën e Jehovait
Kapitulli njëzet
Të mbajmë gjithnjë në mend ditën e Jehovait
1. Si u ndjeve kur mësove për herë të parë se çlirimi nga vuajtjet e këtij sistemi të vjetër është afër?
NJË nga gjërat e para që ke mësuar nga Bibla ishte se qëllimi i Jehovait është që e gjithë toka të bëhet parajsë. Në atë botë të re nuk do të ketë më luftëra, krime, varfëri, sëmundje, vuajtje dhe vdekje. Madje edhe të vdekurit do të vijnë përsëri në jetë. Sa gjëra të mrekullueshme! Se sa afër është e gjithë kjo theksohet nga provat se prania e padukshme e Krishtit si Mbret që sundon filloi në vitin 1914. Që nga ajo kohë po jetojmë në ditët e fundit të kësaj bote të ligë. Në mbarim të këtyre ditëve të fundit, Jehovai do ta shkatërrojë këtë sistem të tanishëm dhe do të sjellë botën e re të premtuar.
2. Çfarë është ‘dita e Jehovait’?
2 Këtë kohë shkatërrimi që po vjen Bibla e quan ‘dita e Jehovait’. (2 Pjetrit 3:10) Ajo është ‘dita e zemërimit të Zotit’ kundër gjithë botës së Satanait. (Sofonia 2:3) E arrin kulmin e vet në «luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm . . . që në hebraisht quhet Harmagedon», në të cilën do të zhduken «mbretërit e mbarë tokës së banuar». (Zbulesa 16:14, 16) A po e tregon me mënyrën e të jetuarit bindjen tënde se kjo ‘ditë e Jehovait’ është afër?—Sofonia 1:14-18; Jeremia 25:33.
3. (a) Kur do të vijë dita e Jehovait? (b) Ç’dobi ka sjellë fakti që Jehovai nuk e ka zbuluar ‘atë ditë ose atë orë’?
3 Bibla nuk na e thotë datën e saktë se kur do të vijë Marku 13:32) Në qoftë se disa nuk e duan me të vërtetë Jehovain, do të jenë të prirur ta shtyjnë me mendjen e tyre ditën e tij dhe t’u kthehen synimeve që kishin në botë. Por ata që e duan me të vërtetë Jehovain do t’i shërbejnë me gjithë shpirt, pavarësisht se kur vjen fundi i këtij sistemi të lig.—Psalmi 37:4; 1 Gjonit 5:3.
Jezu Krishti si Ekzekutuesi i Jehovait kundër sistemit të Satanait. «Sa për atë ditë ose për atë orë, askush s’e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por Ati»,—tha Jezui. (4. Për çfarë tha Jezui se duhet të bëjmë kujdes?
4 Duke i paralajmëruar ata që e duan Jehovain të bëjnë kujdes, Jezui thotë: «Vazhdoni të shikoni, rrini zgjuar, sepse nuk e dini kur është koha e caktuar.» (Marku 13:33-37) Ai na nxit të mos lejojmë që e ngrëna, e pira ose «ankthet e jetës» të na e tërheqin aq shumë vëmendjen, sa të humbim nga sytë seriozitetin e kohëve.—Luka 21:34-36; Mateu 24:37-42.
5. Çfarë do të sjellë dita e Jehovait, siç e shpjegoi Pjetri?
5 Në mënyrë të ngjashme, Pjetri na këshillon që ta mbajmë gjithnjë në mendje «praninë e ditës së Jehovait, nëpërmjet së cilës qiejtë, duke qenë në flakë, do të shpërbëhen dhe elementët, duke qenë tejet të nxehtë, do të shkrihen». Të gjitha qeveritë njerëzore—«qiejt»—do të shkatërrohen. Po kështu do t’i ndodhë edhe shoqërisë së ligë njerëzore në përgjithësi—‘tokës’—bashkë me «elementët» e saj, domethënë idetë dhe veprimtaritë e kësaj bote të ligë, siç është qëndrimi i saj i pavarur ndaj Perëndisë dhe mënyra e saj imorale e materialiste e të jetuarit. Këto do të zëvendësohen me «qiej të rinj [Mbretëria qiellore e Perëndisë] e një tokë të re [një shoqëri e re tokësore]», në të cilët «ka për të banuar 2 Pjetrit 3:10-13) Këto ngjarje që do të tronditin botën do të fillojnë papritur dhe në një ditë e në një orë kur nuk e presim.—Mateu 24:44.
drejtësia». (Të rrimë syçelë ndaj shenjës
6. (a) Deri në ç’masë përgjigjja që i dha Jezui pyetjes së dishepujve të tij u zbatua për fundin e sistemit judaik? (b) Cilat pjesë të përgjigjes së Jezuit e përqendrojnë vëmendjen në ngjarjet dhe qëndrimet që nga viti 1914 e më tej?
6 Duke pasur parasysh kohët në të cilat jetojmë, duhet t’i njohim mirë hollësitë e shenjës së përbërë që identifikon ditët e fundit, domethënë ‘përfundimin e sistemit’. Mbaj në mend se në përgjigjen që u dha Jezui dishepujve për pyetjen e bërë te Mateu 24:3, një pjesë e asaj që përshkroi ai në vargjet 4 deri në 22 u përmbush në shkallë të vogël për sistemin judaik nga vitet 33 deri në 70 të e.s. Por profecia e ka përmbushjen kryesore në periudhën që filloi me vitin 1914, pra në kohën e ‘pranisë [së Krishtit] dhe të përfundimit të sistemit’. Mateu 24:23-28 tregon se çfarë do të ndodhte prej vitit 70 të e.s. e deri në kohën e pranisë së Krishtit. Zhvillimet që përshkruhen te Mateu 24:29–25:46 ndodhin gjatë kohës së fundit.
7. (a) Përse secili nga ne duhet të jetë syçelë për mënyrën se si kushtet e tanishme përmbushin shenjën? (b) Përgjigjju pyetjeve në fund të këtij paragrafi, të cilat tregojnë në ç’mënyrë është përmbushur shenja që nga viti 1914.
7 Secili prej nesh duhet të jetë vigjilent ndaj ngjarjeve dhe qëndrimeve që përmbushin shenjën. Duke i lidhur këto gjëra me profecitë e Biblës do të ndihmohemi të mbajmë gjithnjë në mend ditën e Jehovait. Gjithashtu, do të na bëjë që të jemi bindës kur i paralajmërojmë të tjerët se sa afër është kjo ditë. (Isaia 61:1, 2) Me këto synime në mendje, le të rishikojmë pyetjet vijuese që theksojnë pjesë të shenjës, të dokumentuara te Mateu 24:7 dhe te Luka 21:10, 11.
Në cilën mënyrë të jashtëzakonshme është përmbushur që nga viti 1914 ngritja e parashikuar e «komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie»? Çfarë ka ndodhur që nga ajo kohë, për sa u përket luftërave?
Në vitin 1918, cila epidemi mori më shumë jetë sesa Lufta I Botërore? Cilat sëmundje vazhdojnë të marrin miliona jetë njerëzish, me gjithë njohurinë e njerëzimit në mjekësi?
Deri në ç’masë e ka prekur tokën mungesa e ushqimit, me gjithë arritjet shkencore të shekullit të kaluar?
Çfarë të bind se te 2 Timoteut 3:1-5 nuk përshkruhet si ka qenë jeta gjithnjë, por si janë intensifikuar kushtet e këqija, ndërsa shkojmë me të shpejtë drejt përfundimit të ditëve të fundit?
Ndarja e njerëzve
8. (a) Çfarë tjetër, të përshkruar te Mateu 13:24-30, 36-43, lidhi Jezui me përfundimin e sistemit? (b) Çfarë kuptimi ka ilustrimi i Jezuit?
8 Ka edhe ngjarje të tjera domethënëse që Jezui i lidhi me përfundimin e sistemit. Një nga këto është ndarja e ‘bijve të mbretërisë’ nga «bijtë e të ligut». Jezui foli për këtë në shëmbëlltyrën e një are me grurë, nëpër të cilën një armik mbolli egjër. Në ilustrimin e tij, ‘gruri’ përfaqëson të krishterët e vërtetë të mirosur. ‘Egjra’ janë Mateu 13:24-30; 36-43) A ka ndodhur kjo në të vërtetë?
ata që pohojnë se janë të krishterë, por dalin se janë ‘bij të të ligut’, pasi janë shumë të lidhur pas botës, sundimtar i së cilës është Djalli. Këta ndahen nga «bijtë e mbretërisë [së Perëndisë]» dhe shënohen për shkatërrim. (9. (a) Pas Luftës I Botërore, cila ndarje e madhe u bë mes gjithë atyre që pohonin se ishin të krishterë? (b) Si dhanë prova të krishterët e mirosur se ishin shërbëtorë të vërtetë të Mbretërisë?
9 Pas Luftës I Botërore, mes gjithë atyre që pohonin se ishin të krishterë pati një ndarje në dy klasa: (1) kleri i të ashtuquajturit krishterim dhe ithtarët e tyre, të cilët mbështetën fortësisht Lidhjen e Kombeve (tani Kombet e Bashkuara), ndërkohë që ende i qëndronin besnikë nacionalizmit të tyre dhe (2) të krishterët e vërtetë të asaj periudhe të pasluftës, të cilët mbështetën plotësisht Mbretërinë mesianike të Perëndisë, jo kombet e kësaj bote. (Gjoni 17:16) Këta të fundit dhanë prova se ishin shërbëtorë të vërtetë të Mbretërisë së Perëndisë, duke ndërmarrë predikimin e ‘këtij lajmi të mirë të mbretërisë’ në mbarë tokën. (Mateu 24:14) Me çfarë rezultatesh?
10. Cili ishte rezultati i parë i veprimtarisë së predikimit të Mbretërisë?
10 Së pari, u bë mbledhja e mbetjes së individëve të mirosur nga fryma e Perëndisë, të cilët kanë shpresën që të jenë me Krishtin si pjesë e Mbretërisë qiellore. Ndonëse ishin të shpërndarë midis kombeve, ata u thirrën në një unitet organizativ. Përfundimi i vulosjes së këtyre të mirosurve po afrohet.—Zbulesa 7:3, 4.
11. (a) Cila vepër mbledhjeje vazhdon dhe në përputhje me cilën profeci? (b) Çfarë nënkupton përmbushja e kësaj profecie?
Zbulesa 7:9, 14; Gjoni 10:16) Kjo vepër e predikimit të Mbretërisë së Perëndisë para se të vijë fundi vazhdon deri sot e kësaj dite. Me besnikëri, shumica e madhe e deleve të tjera, e cila tani përbëhet nga miliona veta, ndihmon mbetjen e të mirosurve që të shpallin mesazhin jetësor të Mbretërisë. Ky mesazh po dëgjohet në të gjitha kombet.
11 Më pas, nën drejtimin e Krishtit, filloi mbledhja e ‘një shumice të madhe . . . nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët’. Këta përbëjnë ‘delet e tjera’ që do të mbijetojnë në ‘shtrëngimin e madh’ dhe do të hyjnë në botën e re të Perëndisë. (Çfarë na pret në të ardhmen?
12. Edhe për sa kohë duhet të vazhdojë vepra e predikimit para se të vijë dita e Jehovait?
12 Gjithë sa u tha më sipër tregon se jemi afër përfundimit të ditëve të fundit dhe se dita e Jehovait është shumë afër. Por, a ka ende profeci që duhet të përmbushen përpara se të fillojë ajo ditë frikësuese? Po.
Pikësëpari, ndarja e njerëzve për sa i përket çështjes së Mbretërisë nuk ka mbaruar ende. Në disa zona, ku për vite me radhë kishte pasur kundërshtim të ashpër, tani ka një rritje të numrit të dishepujve të rinj. Edhe atje ku njerëzit nuk e pranojnë lajmin e mirë, mëshira e Jehovait bëhet e qartë ngaqë ne vazhdojmë të japim dëshmi. Pra, le ta vazhdojmë veprën! Jezui na siguron se kur kjo vepër të jetë kryer, do të vijë fundi.13. Siç është dokumentuar te 1 Selanikasve 5:2, 3, cila ngjarje domethënëse duhet ende të ndodhë dhe çfarë do të nënkuptojë kjo për ne?
13 Një tjetër profeci biblike shumë domethënëse parathotë: «Kur të thonë: ‘Paqe dhe siguri!’, atëherë një shkatërrim i beftë do të bjerë në çast mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes mbi një grua shtatzënë; dhe kurrsesi nuk do të shpëtojnë.» (1 Selanikasve 5:2, 3) Se çfarë forme do të marrë shpallja «paqe dhe siguri», kjo mbetet ende për t’u parë. Por, sigurisht që nuk do të thotë se udhëheqësit e botës i kanë zgjidhur vërtet problemet e njerëzimit. Ata që e mbajnë gjithnjë në mend ditën e Jehovait nuk do të mashtrohen prej kësaj shpalljeje. E dinë se menjëherë pas saj do të vijë një shkatërrim i papritur.
14. Cilat ngjarje do të ndodhin gjatë shtrëngimit të madh dhe sipas cilës radhë?
14 Në fillim të shtrëngimit të madh, sundimtarët do të kthehen kundër Babilonisë së Madhe, perandorisë botërore të fesë së rreme dhe do ta asgjësojnë. (Mateu 24:21; Zbulesa 17:15, 16) Pas kësaj, kombet do të kthehen kundër atyre që mbështetin sovranitetin e Jehovait, duke provokuar zemërimin e furishëm të Jehovait kundër qeverive politike dhe kundër atyre që i mbështetin. Kjo do të sjellë si pasojë shkatërrimin e plotë për ta. Ky do të jetë Harmagedoni, kulmi i shtrëngimit të madh. Më pas, Satanai dhe demonët e tij do të mbyllen në humnerë, duke mos qenë më në gjendje të ndikojnë te njerëzimi. Kjo do të shënojë përfundimin e ditës së Jehovait, kur emri i tij do të jetë lartësuar.—Ezekieli 38:18, 22, 23; Zbulesa 19:11–20:3.
15. Përse nuk do të ishte e mençur të arsyetonim se dita e Jehovait është ende larg?
15 Fundi i këtij sistemi do të vijë pikërisht në kohë, sipas programit të Perëndisë. Nuk do të vonojë. (Habakuku 2:3) Mos harro se shkatërrimi i Jerusalemit në vitin 70 të e.s. erdhi shpejt, atëherë kur judenjtë nuk e pritnin, kur mendonin se rreziku kishte kaluar. Ç’të themi për Babiloninë e lashtë? Ajo ishte e fuqishme, e sigurt dhe e fortifikuar me mure masive. Por ra brenda një nate. Po kështu, shkatërrimi do të vijë papritur mbi sistemin e tanishëm të lig. Kur të ndodhë kjo, le të na gjejë të bashkuar në adhurimin e vërtetë, pasi kemi mbajtur gjithnjë në mend ditën e Jehovait!
Pyetje për rishikim
• Përse është jetësore ta mbajmë gjithnjë në mendje ditën e Jehovait? Si mund ta bëjmë këtë?
• Si ndikon te secili prej nesh ndarja e njerëzve që po ndodh?
• Çfarë duhet të ndodhë ende, përpara se të fillojë dita e Jehovait? Çfarë duhet të bëjë secili prej nesh?
[Pyetjet]
[Figurat në faqet 180, 181]
Së shpejti, ditët e fundit do të mbarojnë me shkatërrimin e sistemit të Satanait