Ja një model—Rutha
Ja një model—Rutha
Vejusha Ruthë është një shembull i mirë besnikërie. Ka zgjedhur t’i qëndrojë pranë vjehrrës së moshuar, Naomit, dhe të mos kthehet në vendlindjen e saj për një jetë më të rehatshme. Edhe pse kështu ka më pak mundësi të gjejë një bashkëshort, Rutha nuk mendon vetëm për veten. Dashuria për Naomin dhe dëshira për të qëndruar me popullin e Jehovait është më e rëndësishme për të, sesa thjesht plotësimi sa më i shpejtë i dëshirës për t’u martuar.—Rutha 1:8-17.
A po mendon për t’u martuar? Atëherë imito Ruthën. Shih përtej emocioneve dhe pyet veten se çfarë cilësish pozitive do t’i ofroje bashkëshortit tënd të ardhshëm. Për shembull, a je besnik dhe vetëmohues? Ai i bindesh parimeve të Perëndisë, edhe kur mishi i papërsosur kërkon me dëshirim të bëjë të kundërtën? Rutha nuk kërkonte me çdo kusht një bashkëshort. Megjithatë, me kalimin e kohës, ajo mori si bashkëshort një burrë të pjekur që kishte cilësi të ngjashme me të—mbi të gjitha, kishte dashuri për Perëndinë. E njëjta gjë mund të bëhet realitet edhe për ty.